Home Ballina Remzi Limani- Kosovo

Remzi Limani- Kosovo

2252
0

 

           

BIOGRAFIA

Remzi Limani (1955) u diplomua në Fakultetin e Arteve, Dega e Dizajnit në Universitetin e Prishtinës.
Në krijimet artistike, kryefjalë dhe kallëzues i ka artet e bukura me intensitet të ndryshëm përmes shprehjeve artistike në fushën e dizajnit, pikturës, poezisë, prozës, eseve, aforizmave, por edhe përmes kuptimeve për artet pamore dhe muzikës artistike. Në të gjitha këto krijime, Remziu ruan baraspeshën e arsyes që arti të shtrihet gjerë e gjatë në rrafshin e vlerave kombëtare në fushën e kulturës.
Për punën e tij krijuese në fushën e arteve figurative dhe aplikative, zënë vend njëmbëdhjetë shpërblime e mirënjohje vendore dhe ndërkombëtare. Në vitin 1999 nga Senati i Akademisë Internacionale “Qyteti i Romës” u nominua kryetar artistik për Kosovë. Deri më tash ka të realizuara dymbëdhjetë ekspozita personale, nga të cilat dy në
Itali dhe një me karakter humanitar në Namibi.
Nga fusha e letërsisë ka të botuara 20 vepra nga të cilat tre romane, poezi, ese kritikë, aforizma etj.
Libri me poezi “Tinguj të humbur” (SunetePierdute) i është përkthyer në gjuhën rumune, Bukuresht 2010. Po ashtu, poezia e tij është përfshi
edhe në antologjinë poetike “Pagjumësia e fjalëve” (Insomnia cuvintelor)
botuar në gjuhën rumune, Bukuresht, 2010, si dhe, Antologjia e poetëve shqiptarë në gjuhën turke! ÇAĞDAŞ KOSOVA ARNAVU ŞİİRI ANTOLOJİSİ, 2016.
Po ashtu në vitin 2016, përfshihet në Antologjinë e Poezisë Shqipe nga Kosova, botuar në Bukuersht të Rumanisë.
Me rastin e shenjtërimit të Nënës Terezë (2016) në Vatikan, poezia e tij kushtuar Nënës Terezë, e kompozuar nga kompozitori Kreshnik Aliçkaj, me këtë rast solemn, u këndua nga sopranoja, Elbenita Kajtazi, e përcjellur nga Filarmonia e Kosivës.
Në vitin 2017, me rastin e 105 – vjetorit të pavarësisë së shqipërisë, përfshihet në antologjinë mbarëkombëtare “105 VITE, SULM E LOT”
Në vitin 2018 përfshihet në Fjalorin Enciklopedik, botuar nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës.

Libri „55 LETRA NGA KARANTINA” është libri i tij i njëzetë e një me radhë.

Aktualisht, punon në Pallatin e Rinisë, Kulturës dhe Sporteve në Prishtinë, në cilësinë e Drejtorit të Kulturës, Sportit dhe Marketingut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here