Home Festivali ndërkombëtar i poezisë Ediconi 2 Knut Ødegård- Norway

Knut Ødegård- Norway

2281
0

Dr. Knut Ødegård

Poet norvegjez i përkthyer në 33 gjuhë botërore.
Themelues i Festivalit Bjornson për Letërsi ndërkomëbtare në Norvegji.
Themelues i Akademisë Bjornson për Letërsi dhe liri të shprehjes, Norvegji.
Anëtar i Akademisë Norvegjeze.
Konsull i përgjithshëm i Republikës së Maqedonisë në Norvegji.
Kapiten i radhës Islandeze të Skyfterit.
Kalorës i klasit të parë i Radhës së meritave të Mbrëtërisë Norvegjeze.
Kalorës i Radhës ekuiestriale të Varrit të shenjtë në Jerusalem.

Disa nga librat e njohur
Fryma mbi Romsdal, përkthyer nga George Johnston, 1982
Missa, përkthyer nga Brian McNeil, 2002
Juda Iskarioti dhe poezi të tjera, përkthyer nga Brian Mc Neil, 2005
Gumëzhim blete- kërcim i salmonit, përkthyer në shqip nga Fahredin Shehu, 2016

Fitues i çmimit Norvegjez, Bastian Prize 2001, çmimi Jan Smrek Prize, 2011, Slovaki, Dobloug Prize nga Akademia Suedeze, 2009, Mihai Eminescu Prize 2015, Rumani etj.

Jeton mes Reykjavik (Islandë) dhe (Molde- Norvegji).

LUFTA, VDEKJA

Sonte lufta qëndroi në dritaren time

Jo si gjak gjak çurgues, shi
Guaskash, serbatorë të tubuar
Por si Vdekje e trashë e errët e

Çmendisë, ishtë çka të vjetrit imagjinonin. Vdekja
Në dhomën e mëjgullës së errët pikuese, murret
Dhe dyshemete e gjarpinjëve të gjalla. Vdekja

Është konkrete, si në luftrat e vjetra, si në librat
E Sagave të vjetra( p.sh. Olaf Tryggvason
Lë të zvarritet gjarpëri i vogël
Në gojën e kundërshtarit
Në Fordin Molde: Gjarpëri vet udhëtoi
Poshtë deri në bark, rrëshqiti jashtë nëpër rektum
Me zemrën e njeriut në gojën e vet)

Por, lufta e cila shtynte në xhamin e dritares sime
Sonte, ishte e paftyrë. Kundër xhamit
S’ka sy të verbuar, s;ka gjak, vetëm
Asgjësia në errësirën e trashë të çmendisë

Jo gjentil si gjarpër teposhtë nëpër
Gurmazin tënd ose napalm i spërkatur
Në fustanin e bijsë sate dhe lëkurë
Ose truri i shkapërderdhur në murr
I babait tënd. Jo gjentile si vdekja.

JEZUI

Jezui shkon
nëpër tokë. Ai vjen në borë
dhe a është Jezui në çdo mal të errët
në Romsdal, shkëlqejnë erërat e buta
atje jashtë gjatë natës. Bëhet erë
në çdo kitarë e cila tingëllon nga shtëpitë Tona
takimesh të mbushura me borë: Nga Salem, Bethel
Ebenezeer ai kalon përgjatë brinjë-shpatësh
cullak, ai lirohet nga frymabore dhe fluturon
në hapësirën blu

Dhe vjen sërish nga ajëri i lartë
në kohë vere, kur Jeziu bjen
si vesa në barin jeshil në mëngjes
nën malin tonë, shkëlqejnë lotët e butë
nëpër ditë. Ai bëhet shi
rreth shtëpisë sonë takimesh verë-thatë: Nga kulmet e ulëta të Salem,
Bethel, Ebenezeer ai shpërndan vetvetën
dhe rrjedh nëpër tokën e tharë, Jeziu
po vjen!

Ne nuk kemi parë me fytyrën e Jezuit.
Por ne dimë për dritat e mëdha në errësirë.
Dhe shiu veror, i cili i lë livadhet tona të gjelbërta.
Dhe zemrat, zemrat e mbushura me mall
pas shiut dhe erës dhe dritës.

MALI DHE FËMIJA

Mali. Mali i fëmijërisë me ëndrra blu në mjegulnajën e diellit, mali
shi-errët
në vjeshtë. Malet e kornizuan fëmijërinë
e mbushur me diell erë shi kripë. I palëkundur.
Sigurisht si zemra e babait.

Një mbrëmjë fëmija dëgjoi pëshpëritjen e malit.
Një murmuritje nga ujëvarja, tinguj zogjësh të panjohur, erëmime
të egra ta bartura nga era e lehtë mbrëmjevë të verës së vonë.
duke pëshpëritur, fjalë të pavvetëdijëshme lajkatare
Në dritën e hollë të natës. Frymëmarrje e fshehtë
nëpër dritarën hape-krah, nëpër
dhomën e nënçatisë ku shtrihet fëmija
dhe nuk mund të fle. Trazirje vështirë e perceptueshme
në dritare.

Mali pëshpëritës. Një natë
fëmija ishte i vetëdijshëm për zërat e fërgëllimta
që jetojnë në gjithë atë shpejtësi të palëvizshme: mali i gurit
me lugina të mbushura me dhimbje, mallime
që kullohen nga thellësitë akull të ftohtë, brusha
përgjatë ligatinës së butë, lëvizin
në degëzime të ashpëruara

dhe fëmija qëndroi, vrapoi
jashtë që ta takoj malin pëshpëritës, kërruset
te burimi gurgullues i cili gufoi
nga një e çarë e errët: Piu nga ai ujë i pastër
që shkëlqente natës, e pa fytyrën e vet në gurën
i cili fërgëllonte drejt tij.
pa fytyrën e drithëruar të fëmijës duke kërkuar tutje
në fytyrën njerëzore në ujë.

Papritmas një zog preu përgjat ajërit
dhe fshiu fytyrën.
drita e diellit u thye në maje.

Mëngjesi bubulloi kah fytyra. U derdh
nga mali si si dritë ujë ajër, në sytë
e njeriut të sapo lindur
hapëroi kolibri i liruar nga gjumi
milenial në skërkë dhe gur: Mali mali
aq i mbushur me farën maluese të ëndrrës-diell!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here