Home Portali Filozofi Mbi Lindjen dhe Jetën

Mbi Lindjen dhe Jetën

2756
0

Autor: Fahredin Shehu
Profesor Namkhai Norbu Rinpoqe- Tibet

Trëndafili i hapur pos se është i bukur është edhe i këndshëm duke të dehur me aromën qiellore, qetë duke ta pëshpëritur fshehtësinë.
Fahredin Shehu

Hapja ndaj kulturave dhe traditave tjera është çast fillimisht kurreshtjeje, magjepsjeje, argëtimi dhe kompromisi. Më ra në dorë një libërth i mrekullueshëm i Profesor Namkhai Norbu Rinpoqe i cili flet për lindjen, zhvillimin e fetusit, kujdesin e nënës dhe krejt traditën Tibetane për kujdesin holistic, organic dhe shpirtëror të njeriut. Libri doli me rastin e kongresit të parë ndërkombëtar mbi Mjekësinë Tibetane të mbajtur ne Venedik më 26-30 prill 1983.

Namkhai Norbu Rinpoqe është mësues shpirtëror (Lhama) i traditës së lashtë tibetane të njohur si Dzogchen ose Atiyoga. Më 1960 Orientalisti Italian Guissepe Tucci e ftoi në Romë që bashkarisht të punojnë në Institutin për hulumtime të Lindjes së Afërme dhe të Largët (ISMEO). Vazhdon të ligjëroj në Institutin e Orientalistikës në Napoli .

Libri mbi Lindjen dhe Jetën ka dal si përgjigje e kërkesave të Perendimorëve për t’u njohur me traditën e lashtë të mjekësisë Tibetane. Në bazë të kësaj tradite profesor Norbu transmeton se periudha më e përshtatshme për fekondim është 9 ditë pas ndërprerjes së menstruacioneve dhe zgjat 12 ditë pas së cilës uterusi mbyllet dhe vështirë vjen deri të fekondimi.

Indikacionet- se ka ndodh fekondimi indikacionet janë se sapo ovumi është fekonduar gruaja ndjen se trupi i është rënduar, ndjen nevojën për gjum dhe ka një ritëm të përshpejtuar të rrahjeve të zemrës. Pastaj menstruacionet ndërpriten dhe pas 30 ose 40 ditë gruaja fillon të ndjej mundim apo të ndjej sulme të vjelljes.
Në gojë i shtohet pështyma dhe paraqitet apetiti për ushqim të thartë dhe të pazakonshëm. Fillon të ndjej neveri ndaj ushqimit të yndyrshëm, ndjehet e lodhur, i flihet, gjinët i fryhen, rriten sekretet vaginale kurse pulsi rreh më fuqishëm.

Pastaj Profesor Norbu shkruan mbi mënyrën e zhvillimit të embrionit por njëri nga kapitujt i cili më tërhoqi vëmendjen e veçantë është ai i cili spjegon pëe gjinin e femijës dhe çka e përcakton atë.
Tekstet Tibetane të mjekësisë tradicionale pohojnë se gjinia mashkullore predominon nëse faktori mashkullor është predominant dhe e kundërta nëse predominon ovumi atëherë lind fëmija femër. Që dmth. Nëse gjatë marrëdhënies mashkulli ka qenë më i vrullshëm do të lindet djali dhe nëse femra ka qenë më e vrullshme dhe më epshore gjatë marrëdhënies do të lind vjaza.
Disa tekste Tantrike rrëfejnë se gjinia e fetusit varret poashtu edhe prej faktorëve tjerë të jashtëm për shembull nëse çifti ka marrëdhënie në gjysmën e parë të muajit pra dy javë pas hënës së re është mundësi e madhe që fëmija të jetë djal, e nëse fekondimi ndodh në gjysmën e dytë të muajit, mundësia më e madhe është që të lindet vajza.
Metoda tjetër bazohet në ditët çift dhe tek të kalendarit lunar, dita e 15-të llogaritet si hëna e plotë, dita e 30-të pa hënë, fekondimi në ditët tek 1,3,5,7, etj rrit mundësinë që të lind djali, kursë në ditët çift 2,4,6,8 etj rrit mundësinë që të lindet vajza.

Tekstet Tibetane përshkruajnë në detaje edhe stilin dhe mënyrën e të ushqyerit të gruas së mbarsur.
Ata ushqimin e kategorizojnë në tre tipe; i fortë, i qulltë dhe pijet.
Nga ushqimi I fortë absolutisht duhet të shmanget mishi i pules, sepse ai forcon ashtin e legenit (Pelvikës) çka ndikon në lindje me vështirësi dhe dhimbje të madhe. Poashtu duhet shmangur frute të papjekura.
Vera, rakija dhe të gjitha pijet alkoolike ndikojnë në shëndetin e nënës dhe direct edhet në zhvillimin e embrionit.
Shujtat duhet të jenë të rregullta dhe sasia e ushqimit të jetë normale . Në mbrëmje duhet të shmanget ngrënia e djathit, jogurtit dhe çdo ushqimi që rrit thartirën në lukth.
Preferohen lëvizjet elegante jot ë shpejta, sheti buzë lumit, në pyll, në kopësht dhe sa më shumë t’i ekspozohet ajrit të pastër.
Që nga muaji ipestë të shtatëzanisë duhet shmangia nga marrëdhëniet seksuale por të fle rregullisht 8 orë. Duhet t’i shmanget fjalosjeve dhe ngritjes së zërit, sa më shumë që ëshët e mundur të jetë në shoqëri ku bisedat janë të këndshme dhe të shmangen temat dhe bisedat të cilat nxisin neuroza, urrejtje, mllef apo vuajtje.
Të shmanget nga vendet me shurmë port ë dëgjoj muzikë të lehtë dhe të qetë.
Dhoma ku rri shatëzëna duhet të jetë e ajrosur sepse ajri i ndotur mund të ndikoj më negativisht se ushqimi apo pija e keqe. Pra nëse nëna merr ajr të ndotur me tym, gjaku, eshtrat dhe organet e fëmijës mund të dëmtohen. Shtatëzënja nuk guzon të vuaj, të frikohet, të ketë ngarkesa dhe strese. Ajo duhet të përpiqet të jetë e lumtur e qetë në mendje dhe në shpirt.
Pra edhe stilin jetësor tekstet Tibetane e kategorizojnë në tre etapa;

1. sjellja e trupit
2. sjellja e zërit
3. sjellja e vetëdijes.

LLOGARITJA E KOHËS SË LINDJES

Sipas parimit të përgjithshëm shtatëzënia zgjat 9 muaje dhjetë ditë pra prej momentit të fekondimit deri tek lindja janë 40 javë ose 280 ditë. Llogaritja duhet të filloj prej momentit kur janë ndërprerë menstruacionet.

Nëse fëmija i palindur është djal ana e djathtë e barkut të nënës do të jetë më e ngritur, trupi i sajë është i lehtë, do të flas shumë dhe sheh ëndrra të qarta.Qumështi do t’i vijë së pari në gjirin e djathtë.
Nëse fëmija është vajzë, barku i nënës është i ngritur në anën e majtë, nëna dëshiron të luaj dhe këndoj, do stolitë dhe dëshiron të jetë në shoqëri me meshkujt. Qumështi fillon së pari t;I kulloj në gjirin e majtë.
Nëse shatzënja mban bineq dy anë të barkut i ka të nghritura dhe do të ketë një thellim të cekët në mes të barkut.

Kur vjen muaji i lindjes për disa cm uterusi zbret më poshtë, shtatzënja ndjen se barkun e ka më të lehtë, merr frymë më lehtë, apetiti rritet kurse pjesa e poshtme e barkut i rëndohet, fillon të ec me vështirësi, ka më shumë ngarkesë në këmbë dhe muskuj.
Lagështia e trupit i rritet si dhe sekretet vaginale dhe shpesh shkon të urinojë.

Pas lindjes foshnja duhet të jetë sa më afër trupit të nënës me çka i rritet guximi, do të jetë me e shëndoshë dhe mbajtja e foshnjës në gji ndikon në rritjen e karakterit të foshnjës.

Foshnja duhet të mëkohet 6 herë në ditë, më vonë doza mund tëq zvoglohet në 5 apo edhe 4 herë në ditë. Gjatë periudhës së gjidhënies nëna duhet të ketë kujdes në ushqim dhe stilin e jetës, ajo duhet të jetë e balancuar.

Ishin këto disa nga dijet për Lindjen dhe Jetën sipas teksteve tradicionale Tibetane të prezantuara nga Profesor Namkhai Norbu Rinpoqe, dijet të cilat shumë më vonë mjekësia konvencionale do t’i zbuloj dhe implementoj deri sot.

Përparimi i çdo civilizimi, kulture ndodh vetëm aëherë kur ajo hapet, kur prnaon, absorbon, adopton, adapton, dhe e rafinon për nevojat e veta. Kështu janë zhvilluar arabët në periudhën abaside dhe arritën kulmin e rritjes, kështu vazhdon edhe civilizimi Faustian edhe sot.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here