Lotët jargë si lëngu i vishtullit të bardhë,
atë ikje ka kush e vajton
gjatë
më gjatë se një kohë e mbarsur
me të gjelbërtën e zverdhuar
Në mallim
mbeti vetëm pamje e feksjes
së hënës
në faqen e njomë
Shikimi më topitet, nuk lë vrragë
në lëkurën e askujt
Fryma bëhet e kuqe si vera e Rahovecit
Një sy i kuq e tjetri bruz shikojnë botët
botët e tëra të klonuara
pa fjalë të lënë