Home Ballina Sehad Kadiri

Sehad Kadiri

5644
0


Sehad Kadiri është lindur më 11.05.1982 në Prizren. Është rritur në qytetin e Rahovecit, ku edhe ka përfunduar shkollën fillore dhe të mesme.

Në vitin akademik 2000/2001 është regjistruar në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore në Departamentin e Fizikës – drejtimi inxhinierik (studimet 4 vjeçare). Në vitin 2006, ka mbaruar të gjitha provimet dhe ka mbrojtur temën e diplomës. Më pas, ka vijuar dhe mbaruar studimet Master në po të njejtin fakultet, pranë Departamentit të Fizikës – drejtimi i përgjithshëm.
Në vitin 2013 regjistrohet në studime të doktoratës pranë Univeristetit Politeknik të Tiranës – Fakulteti i Inxhinerisë Matematike & Inxhinierisë Fizike. Në muajin Maj, 2017 me sukses të lartë mbronë disertacionin nga lëmi i Fizikës së aplikuar në mjekësi.

Aktvitetin profesional e ka filluar në vitin shkollor 2005/06, me punësimin në shkollën fillore “7 Shtatori” në Rahovec. Ndërsa, në vitin shkollor 2006/07 është punësuar në shkollën e mesme “Xhelal HAJDA – TONI” në Rahovec dhe paralelen e ndarë në Krushe të Madhe, si mësimdhënës i lëndëve Fizikë dhe Astronomi.

Nga Tetori, 2007, u emërua specialist i dozimetrisë së rrezatimeve në Institutin e Mjekësisë së Punës në Obiliq, ku ka zhvilluar një veprimtari të gjerë shkencore dhe teknike në fushën e mbrojtjes nga rrezatimi. Bashkëpunimi me profesionistët dhe institucionet me renome në fushën e mbrojtje nga rrezatimet, filluan prej emërimit të tij në IMP, bazuar në marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Institutit të Mjekësisë së Punës, Obiliq me institucione si: Qendrën Belge për Kërkime Bërthamore (SCK-CEN, Mol, Belgjikë), Institutin për Kërkime Medicinale dhe Mjekësi të Punës (IMI, Zagreb, Kroaci), Institutin e Fizikës Bërthamore të Zbatuar (IFBZ, Tiranë, Shqipëri), etj.

Sehadi që prej fillimit të këtij bashkëpunimi ka treguar një seriozitet dhe këmbëngulje të vazhdueshme jo vetëm për përmbushjen e detyrimeve të parashikuara në këto marrëveshje bashkëpunimi, por edhe për punën e zhvilluar në qendrat kërkimore në fusha të ndryshme që lidheshin me problemet e dozimetrisë dhe mbrojtjes nga rrezatimet. Ai shfaqi një vëmendje të posaçme ndaj problemeve të Kontrollit të Cilësisë së aparateve komplekse mjekësore që përdorin rrezatime jonizuese. Në këto rrethana Sehadi, nën udhëheqjen shkencore të Prof.Dr.Kostandin Dollani, filloi punën për fitimin e gradës “Doktor i Shkencave” pranë Fakultetit të Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinjerisë Fizike të Universitetit Politeknik të Tiranës. Ai realizoi me sukses gjatë periudhës 2013-2017 disertacionin me temë “Kontrolli i Cilësisë dhe Dozat e Pacientëve në Sistemet e Tomografisë së Kompjuterizuar në Kosovë”, si një punim me vlera shkencore dhe praktike në fushën e mbrojtjes nga rrezatimet.

Angazhimin akademik e fillon nga viti 2010/11, dhe për 5 (pesë) vite radhazi është angazhuar Asistent pranë Fakultetit të Mjekësisë, UP, Prishtinë, për lëndën Fizikë Mjekësore dhe Biofizikë. Poashtu, në katër vitet e fundit (2015-2019) është angazhuar në Fakultetin e Mjekësisë pranë Univeristetit të Gjakovës, në cilësi të ligjëruesit për lëndën e Biofizikës. Poashtu, nga tetori i vitit 2017 punon në cilësi të mësimdhënësit me gradën akademike: Profesor Asistent, në Kolegjin AAB në Prishtinë.

Nga viti 2013 e në vazhdim, është punonjës i Klinikës së Onkologjisë në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në rolin e fizikanit mjekësor.

Sehadi gjatë dekadës së fundit ka zhvilluar një veprimtari të gjerë shkencore dhe teknike, të cilën e ka shoqëruar me një numër të madh publikimesh të artikujve në revista të rëndësishme shkencore dhe me pjesëmarrje të gjerë në konferenca shkencore ndërkombëtare, në të cilat ka referuar për rezultatet kërkimore të arritura prej tij.

Ai ka kryer gjithashtu një sërë trajnimesh në Kosovë dhe jashtë saj në fushën e mbrojtjes nga rrezatimet duke përfituar dukshëm prej tyre dhe ka bërë përpjekjet e nevojshme për të zbatuar njohuritë e fituara në veprimtarinë e tij të përditshme të lidhur me mbrojtjen nga rrezatimet. Sehadi ka marrë pjesë në shumë projekte ndërkombëtare, me interes profesional dhe institucional.

Sehad Kadiri është njohës i gjuhëve të huaja: Serbo – Kroate (rrjedhshëm), Angleze (shumë mirë), Italiane (solid).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here