(Terziu qiellor)
Në atë ecje kujtoj se si përziheshin kristale
të moçme si rruaza të imta bojëmustarde
ndër gishtat e përgjakurtë këmbëve që bën udhët e gjata të jetësme gjemba të shtruara
ato, me halle ngarkuar se donim të tjerët t’i bëjmëtë kamur në këtë botë, e vetë të ngjitemi në sfera dhe botë blu, ku rreshin kristalet në vend të shiut dhe aromë majdanozitë pështjellë si batanije prej reve jeshile
atje në hapësira ndër zona të shtresuara
me të gjitha ngjyrat e shkëlqimit dhe qindra nuansa të së bardhës që të shndërojnë në tjetër vete, një pashë më lartë se masa e ngritur e Vetëvetisë
për ta takuar Terziun qiellor i cili t’i preu
dy masa të Shpirtit. Njërën të veshur me pambuk të bardhë e tjetrin me filur jeshil dhe të flladshëm.