Home Ballina orfeu.al

orfeu.al

828
0

Fahredin Shehu

Cikel poetik

https://orfeu.al/fahredin-shehu-cikel-poetik

logo

Fahredin Shehu – CIKËL POETIK

Moderator

Mars 1, 2023 – 09:19

Përditësuar: Mars 1, 2023 – 09:20

Fahredin Shehu - CIKËL POETIK

Fahredin Shehu

SHËNIME BIOGRAFIKE

Fahredin Shehu u lind në Rahovec në jugperëndim të Kosovë më 1972. Studimet universitare i kryen në Universitetin e Prishtinës, Studime Orientale me titullin Profesor i shkencave Orientale. Aktivisht merret me kaligrafi duke zbuluar teknika dhe mediume te reja për këtë lloj specifik të artit vizual. Shkruan vështrime estetike për artin pamor. Është ekspert i letërsisë transcendentale dhe hulumtues i trashëgimisë shpirtërore botërore. Në tre dekada të fundit ka funksionuar si Hulumtues i Pavarur Shkencor ne fushën e Trashëgimisë shpirtërore Botërore dhe Estetikës Sakrale.

LIBRAT E BOTUAR:

NUN- përmbledhje me poezi mistike, 1996 botim autori, SHUMËSI E PADUKSHME- Prozë poetike, 2000, botim autori NEKTARINA- Roman epik transcendental, 2004, sht. Botuese, Rozafa, Prishtinë projekt i Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve të Kosovës ELEMENTAL 99- Tregime të shkurta poetike, 2006, Qendra për mendim pozitiv, Prishinë KUN- Përmbledhje me poezi të lirikës transcendentale, 2007, Sht. Botuese LOGOS-A, Shkup (Çmontimi i urrejtjes) Dismantle of Hate- Libri elektronik, E-book, në gjuhën angleze, botuar nga Ronin Press, Londër, Angli (Jehona kristaline) Crystaline Echoes, Poezi, Libër dhe e-book, 2011, Corpos Editora- Porto, Portugali (Vesë e gjithëkasë) Pleroma’s dew. Poemë, Inner Child Press, 2012, New York, SHBA Makadami i Smagradtë, Iniciativa Pozitive, 2012, Rahovec, Kosovë Manat, Roman, LOGOS-A, Shkup, 2012, Maqedoni Hojet, Roman, botim autori, 2013 Penda (Nalivpero), përzgjedhje poezish, Arhipelag, Beograd, 2013. (Vorbulli- Katër pergamene të dijetarit Ilir) Malestrom, The Four Scrolls of an Illyrian Sage, Poemë, Inner Child Press, New York, 2014. (Kufizimet) BONDS, përmbledhje me poezi, Inner Child Press, New Jersey, 2017 (Eliksir) ELISIR, përmbledhje me poezi, Pelicano Libri- Roma, Italy, 2017 (Fëmija i Neonit) NEON CHILD, selected poems, Inner Child Press, New Jersey, 2018 (Këtutania) HERENOW, Përmbledhje me poezi, Inner Child Press, New Jersey, 2019 Sixhadeja e Lutjes, Armagedoni, Prishtinë, 2019 Palankin, poezi të zgjedhura, Gnosa, Tetovo, Macedonia, 2019 (Kur nata bie) WHEN THE NIGHT ARRIVES, Mesopotamia, Belgrade, Serbia, 2020 ( Ormus për shpirt) ORMUS FOR THE SOUL, Inner Child Press, New Jersey, 2021 Evokimet, përmbledhje me poezi, Pen Qendra e Kosvës, 2022 Umami, Përmbledhje me poezi, Inner Child Press, SHBA, 2022 Balkans and Islam, Cambridge Scholars Publisher’s contributor, 2012. Punime shkencore në: Institute for Balkan Studies, Tehran, Iran Punime shkencore në: Revista “Avicenna”, Prishtinë, Kosovë

AMANET

Një ditë ka me ardh,

e ju t’u shkue me bisht nër shalë,

si kudrat e dhunume p’ej hordhish qensh t’tërbuem,

të cillve ju del shkuma mes dhamball’ve,

e kamtë tuj i shkalafend,

tetshe tuj bâ

dhe asnji opnongë s’ka me ju ra taman,

o djemtë e mirë të baballarëve t’ligj-

kumorxhi e pijanec

qi dojshit me ju m’lue boshllëku i moçëm

t’huej e t’juej me qirinjë e tesbih tuj

mashtrue të devotshmit sahi

dera nuk ka me ju hap te konaku ku ishit strehue

kokën nër mushaf t’u e vnue

besën me ja u nxon si sadakanë e venerume

se babloktë na kanë m’sue me dhân,

ashtu qi mos me ditë dora e majtë sa ka dhân’

e djathta amanet evlad me za e me tapi po ta lâ

“Duje vetën e nji të katërdhetën e dashnisë

jep si zekjât as mâ shumë e as mâ pak!”

KUR TË ZGJOHESH…

…e kur të zgjohesh një ditë

e hologrami i prindit të flet,

kësaj radhe pa të qortuar

dhe dikush i panjohur ta rrah krahun

pa ta goditur një tufë laseri në shpinë,

një hibrid njeriu e shtaze të pafajshme

para syshë të kalon si një ithtar feje të re,

të cilës as emrin nuk ia di.

Ç’ke për të thënë ti o i përzgjedhur

nga mesi i milion individëve të harlisur

në garën për t’u bërë një fetus njeriu?

…edhe për ata “në-dukje-njerëz”,

të cilët të penguan të bëhesh “Njeri”,

veç nga hasmëria e kahmotshme

që u trashëgua ndër katërmbëdhjet breza

përcjellur deri në ditën kur ti dashuroje babëzisht çdo gjë,

ama çdo gjë njerëzore,

gjysmë njerëzore dhe tej-njerëzore.

Do të heshtësh me siguri,

i nemitur do të ravgosh ndër numra,

valë dhe frekuenca,

ndër vesh shumë mjegull o kokëbosh

për kohën e humbur në përpjekjen

për t’i zgjuar me apo pa goditje

të gjithë ata të këllapisurit e motit tënd.

PAVENDËSIA

Kur trupi i hirtë

më del nga ky tempull i ndërtuar ndër mote,

ravgon nëpër yjësi me dy diej

e më pas edhe në shumnajën e valëve

dhe në mëngjes më sjell kodet

që tek duhet deshifruar

zgjohem kthejllëshëm

sikur mendon se do të vdesin të tjerët

e ti ke për të zgjidhur hallet e botës

të cilës s’i takon

– Aspak!

…aspak madje as përtrollja nuk të lë gjurmë

 që gabimin ta lexosh

si një tjetër kod pa numra dhe germa-

veç shfaqje si një slajd i shkëputur

nga kujtesa e pambarimtë

që nisi nga shpërthimi

e deri në një tjetër përthithje

të po këtij trupi të hirtë

nga tufa e dritës së përtejme

që të bartë në Pavendësi.

KUSH MË MBETI…

Çka bëre kur të përqeshën

dhe të pështyen e të shtyen

ndërsa bota nuk flinte

por t’i kapte valët nga zona e 114

e tharmit të shpirtit

i cili përzihej me masën e pashterrshme të dashurisë

që përhapej në hapësirën e shenjtë

para shpërthimit të madh,

para se të fryej një puhi

që bartte në horrizont,

kokrrat e, gati-të-pa- dukshme,

të polenit të rrushit pasi pjergulla

thithi mushtin e tokës

dhe kaltërsinë e qiellit pranveror.

Deshëm të dehemi para vaktit,

ai plaku erdhi të shfajsohet,

për dashurinë e dështuar.

Charlie vdiq në Amerikë

edhe Kevini në Irlandë vdiq

edhe profesor Cena- ëmblemë e dijes dhe e lirisë…

kush më mbeti të më qortoj-

po edhe për veshi të më ngrej

se nuk bëhet nami.

Cigaren prapë e pi me atë kafe të rëndë

duke e lexu çdo çast që më ik

si Gjevalini që ma lexon çdo tingull

dhe e ndjen çdo oktave si shenjë e dukshme,

nderkaq unë e lexoj më shumë madje si një gjurmë forensike

kur vinë të ta hedhin edhe krimin e pa bërë…

pos nëse Dashuria është krim.

Zbulesa ime ma thotë bubullueshëm

duke ma dridh secilin nga 40 000 dejë të zemrës

“Ay qi u msue me desht, zahmet e ka m’u ç’mësue!”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here