Home Portali Art & Kulturë Revista Flatra

Revista Flatra

2498
0

Revista Flatra

Përshkrimi

Revista Flatra, është lansuar në treg për herë të parë në muajin prill të vitit 2011. Flatra është një revistë, që kryesisht përfshinë sferën e artit dhe kulturës, duke i dedikuar një hapësirë të veçantë edhe temave sociale, psiko-sociale, shëndetësore, modës dhe stilit. Ideja për të realizuar një revistë të këtij formati, ishte rezultat i pasionit për të bukurën, gjithashtu i mungesës së një reviste të tillë, në tregun kosovar. Revista Flatra, publikohet çdo muaj ne versionin e shtypur (print), gjithashtu edhe online duke klikuar në adresën www.revistaflatra.com.

Objektivi
Megjithë mungesën e theksuar të një reviste të cilësisë së lartë, Flatra ka arritur të sjellë trendin e fundit të revistave që publikohen jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë. Me një larmi personazhesh, ekspertësh të fushave të ndryshme, artikuj interesantë, revista Flatra ka për qëllim, që gjithmonë t’i ofrojë lexuesit jo vetëm atë që është aktuale në treg, por edhe ta informojë se çfarë ndodh përtej kufijve. Ta orientojë atë drejt informacioneve të sakta, rreth ngjarjeve të rëndësishme nga arti dhe kultura, shkenca dhe biznesi dhe të krijojë marrëdhënie më të ngrohta mes qytetarit dhe informacionit.

Brunilda Merko

– Gazetare në TV Arbëria nga 07-2005 deri më 09-2005;
– Bashkëpunëtore në projektin e SOROS “Fellowship” nga 09-2005 deri më 11-2005;
– Bashkëpunëtore në projektin “Studime gjinore”, Tiranë, 09-2005 deri më 11-2005;
– Gazetare dhe redaktore kulture në gazetën e përditshme “ABC”, nga 11-2005 deri më 10-2008;
– Gazetare e politikës në gazetën e përditshme “Agon”, nga 12-2008 deri më 11-2009;
– Redaktore e kulturës në të përditshmen “Bota sot” nga 12-2009 deri më 03-2011;
– Kryeredaktore në revistën kulturore “Flatra”, Prishtinë, Kosovë, nga 03-2011 deri sot;

Shkolla e Mesme – “Myslym Keta” 1998-2001, Tiranë
Universiteti –Fakulteti Shkenca Sociale, dega “Shkenca Politike” 2001-2005, Tiranë
Master në Shkenca Politike, Universiteti “FON” Shkup

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here