Home Ballina Blerim Valla

Blerim Valla

1040
0

Edukimi dhe eksperienca (kualifikimet) : Profesor i letërsisë dhe gjuhës shqipe, nga viti 1991. Master (MA), në shkencat e Letërsisë, në Fakultetin e Filologjisë, të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Kam kryer edhe SHIE – Shkollën për Integrime Evropiane në Prishtinë. Nga viti 1991 punon si mësimdhënës karriere – si profesor i lëndës letërsi dhe gjuhë shqipe, në Gjakovë, Karriera : Përveç prirjes së duhur për shkrime letrare dhe publicistike kam edhe përvojë të madhe në fushën e gazetarisë (mbi 25 vjeçare). Si student kam qenë gazetar në “Bota e re”. Karriera ime si gazetar profesionist, ekskluzivisht për kulturë, fillon nga vitet e ’90- ta . Së pari kam qenë korrespondent nga Gjakova në gazetën “Koha Ditore”. Prej vitit 1998 e deri me fillimin e luftës kam qenë korrespondent në “Kosova Sot”. Pas luftës kam shkruar – kam qenë bashkëpunëtor dhe korrespondent edhe në gazetat “Zëri”, “Bota Sot”, “Zëri”, “Gazeta Express” etj.Arritjet : Kam botuar librin “Antologji e poezive të poeteshave të reja të Gjakovës” (2004) kurse së shpejti pritet të dalin nga shtypi edhe tre libra të mi autorial, një me kritika letrare, një me poezi dhe një antologji të poezive. Jam laureat i disa çmimeve letrare dhe gazetareske me karakter lokal dhe kosovar. Në vitin 1994 jam shpallur fitues i çmimit të parë për poezi, i ndarë nga Shoqata e Letrarëve të Rinj të Kosovës.Jam shpallur disa herë gazetari më i mirë për kulturë në komunën e Gjakovës, si më 2004, më 2006 etj.Shkruaj tregime të shkurtra, poezi, kritikë letrare, pastaj kritikë të arteve pamore, të dramës, filmit etj.Aktualisht jam sekretar i klubit letrar “ Gjon Nikollë Kazazi “, pastaj anëtar i kryesisë si dhe kryetar i Këshillit Artistik të Teatrit të Qytetit (”Teatri i të Rinjve dhe Fëmijëve”) në Gjakovë, si dhe anëtarë i shumë shoqatave e asociacioneve kulturore, të mediave etj. Kam qenë më se dhjetë herë anëtar jurie i manifestimit më të madh kulturor dhe letrar në tërë hapësirën shqiptare, “Mitingut të Poezisë“, disa herë edhe pjesëmarrës i orës së madhe letrare qe mbahet në kuadër të mitingut të poezisë, sikurse edhe anëtar jurie i shumë manifestimeve tjera kulturore, letrare dhe teatrore, si në Gjakovë ashtu edhe në mbarë Kosovën. Që nga viti 1990 jam pjesëmarrës, ideator, organizator dhe udhëheqës i shumë projekteve dhe manifestimeve me karakter artistik (kulturor, letrar…) të organizuara jovetëm në Gjakovë. Jam recensent, redaktor e lektor i shumë librave, gazetave e revistave për fëmijë dhe për të rritur të botuara në Gjakovë dhe në mbarë Kosovën.Kam kryer shumë trajnime dhe jam nderuar me shumë mirënjohje e çmime në fushën e artit e kulturës, pastaj të letërsisë, gazetarisë etj. Jam autor i mijëra shkrimeve publicistike, shkrimeve për kulturë, pastaj recenzioneve dhe kritikave letrare, të botuara në gazetat dhe revistat e Kosovës e të Shqipërisë. Aftësitë menagjeriale : në udhëheqje) në fushën artit e kulturës (letërsisë, teatrit … etj), deri tani janë këto: Sekretar i Klubit Letrar “Gjon Nikollë Kazazi” (1999 – 2003; dhe 2003 – 2007, 2014 – 2018); Anëtar i Këshillit Organizativ i Mitingut të Poezisë, në Gjakovë, nga viti 1996 – d tutje; Anëtar i Jurisë Kryesore i Orës së Madhe Letrare të Mitingut të Poezisë ( 1997, 2000, 2002, 2003, 2004, 2006, 2007, 2008, 2010, 2013, 2015, 2018); Themelues dhe organizator i ndarjes së Cmimit Letrar “Yllka Domi” ( për librin më të mirë poetikë të autores femër) që ndahet në kuadër të Mitingut të Poezisë (ndahet nga viti 2000 e tutje); Themelues dhe organizator i ndarjes së Cmimit Letrar “Ali Podrimja” (për poezinë më të mirë të lexuar në Orën e Madhe Letrare të Mitingut të Poezisë) që ndahet nga viti 2012; Sekretar i Aktivit të Letrarëve të Rinj të Kosovës – Dega në Gjakovë ( 1992-1998); Sekretar i Teatrit të Qytetit (”Teatri i të Rinjve dhe Fëmijëve”) nga viti 1998-2002; Kryetar i Teatrit të Qytetit (”Teatri i të Rinjve dhe Fëmijëve”) nga viti 2002-2006; Bashkëthemelues dhe organizator i dy festivaleve teatrore : “Fëmijët në skenë“, “Skena e të Rinjve”, në Gjakovë;Bashkëthemelues dhe organizator i Teatrit të Kukullave, në Gjakovë;Ideator, organizator dhe udhëheqës i shumë projekteve dhe manifestimeve me karakter kulturo-artistik, (letrar, teatror, …) të organizuara anembane Kosovës.

Pa TY

(Ali Podrimjes)

Unë ende

Po mundohem 

Si ti lexoj vargjet tuaja 

Po mësohem 

me vdekë si TI

Diku afër Lumit

skaj Erenikut!

Aty ku nuk harrohet dhimbja

Vendlindja ku ngjallet 

në çdo vargë

Diku mes shpirtit

Mes dashurisë

Aty ku poetët 

Nuk vdesin kurr!

Po mësohem 

të vrasë vetminë

Shpirtrat e këqinj

Domethënien e vdekjes

mos ta kuptojë

Si mos me u tretë vitet

Shpirti yt mos daltë

nga unë!

Gjakovë, 21 korrik 2022.

(Në 10 – vjetorin e vdekjes të ma të madhit poet modern shqiptarë – Ali Podrimja, 1942 – 2012).

RESURRECTIO

(RINGJALLJA)

DIKUSH MË PAT THËNË 

SE PËR TË NDJERË DHEMBJEN –

DUHET GUXIM!

E UNË NDJEVA JO SALL DHEMBJEN, SHPIFJET, 

ANATEMEN

NDJEVA DHE VETMINË, HESHTJEN, 

LOTIN,DURIMIN…

POR GUXOVA …!

GUXOVA TË JETOJË,TË DUROJË, 

TË LUFTOJË,TË DASHUROJË…

TË NISI PREJ FILLIT…!

HIJE E GJALLË

Ka dite që humbas besimin

Besimin se të kam para syve e s’mund të të shohë…

Ka ditë që humbas shpresën

Shpresën se dua në sytë e mi të shohë lotin…

Ka ditë që humbas shpirtin

Shpirtin tim dhe s’ndjej mëshirë as për vetën e lërë për tjetër kënd…

Ka ditë që ndjehem bosh

Po edhe kjo është më mirë

Se të mos ndjej asgjë

Për ty për veten për të tjerët…

Hije e gjallë

Jam bërë…!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here