Home Ballina Mos lejo

Mos lejo

1235
0

poezi nga Lena Ruth Stefanovitz

Mos lejo

Gjashtë milion shpirta
Si një
Nga gjumi më rrëmbyen
Më zgjoi britma e tyre
Rrënkimi
Mos të lejoj
Që flijimi i tyre të jetë i kot
Që nëna të cilës nga gjiu ja shkëputën evladin
Dhe e vranë para syve të saj
Që babai para të cilit ia dhunuan vajzat
Në fund të gjej prehje
Zgjihu, për Zotin, ata rrënkuan
Gjashtë milion u vranë mizorisht
Derisa ti flije
E strukur në hamendjen e sigurisë sate
Sepse ishe me shumicën
Sepse Ylli i Davidit nuk qe i ngulitur në zemrën tënde
Dhe në shoirtin tënd
Zgjohu tani njerith
Asnjëherë mos lejo të përsëritet
Kjo zgjebë njerëzore
Mos rri, Malazeze, deirsa ta marrin vëllain- Boshnjak
Ose Serb ose Kroat
Rromë, ose
Njeriun i cili lindi si grua
Mos i lejo dushamnit të ta rrëmbej tëndin
Mos i lejo të ligës të na përçaj
Sepse krejt në fund
Ne jemi një
Një shpirt
Bota e tërë
Nëse vëllain ta marrin
E ti heshtë
E marrin edhe shpirtin tënd nga ty
Ata gjashtë milion njerëz
Nuk ishin baballarët e huaj
Fëmijë të huaj të dikujt
Ajo ishte nëna jote të cilën e dogjën në furrë
Babai yt, i pushkatuar, në gropë i hedhur
Vajza jote e dhunuar dhe e sakatosur
Fëmija yt i gjallë i varrosur
Mos më jep
Mos lejo
Kurrë më

Na Albanski preveo:
Fahredin Shehu

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here