Home Portali Art & Kulturë Zaha Hadid

Zaha Hadid

3319
0

Autor: Fahredin Shehu
Libri: Makadami i smagradtë

Zaha Hadid

Kreativiteti nuk njeh kufi të Lindjes dhe Perendimit. Zatën një përpjekje e afrimit të të dy poleve krijon stimul për temën time
Zaha Hadid emër i njohur në botën e Arkitekturës botërore disenjit dhe të modës.
Në raport me gjenialitetin e sajë janë ca përparësi, ajo është grua, një grua e Lindjes më saktë nga Bagdadi është hiperkreative.
Nëse Oum Kalthoum është mbretëreshë e Orientit për muzikë, Laleh Bakhtiar mendimtare briliante, Zaha Hadid është individ, gjeniu i së cilës i tejkalon epokat.
Sa gra arkitekte njeh historia?
Unë e njoh historinë e gruas avangarde, por unë njoh vetëm një grua, e vetmja grua orientale, e cila u shpërblye me çmimin më prestigjioz që ipet në SHBA për arkitekturë Pritzker Prize 2004 .
Zaha Hadid e ndryshon reliefin e planetit, forma, koncepti, funkcionaliteti filozofia, që të gjithat mbajnë vulën e pashlyeshme Zaha Hadid. Metropolet botërore sikur po bëjnë garë se cili më shpejtë do të ketë një nga kreacionet arkitektonike të Zaha Hadid.
Nuk kam kurrëfarë prirje për kultivimin e stereotipeve, por konsideroj që po që se Zaha Hadid nuk do të kishte lëvizur nga Bagdadi në Londër, ajo do të mbetej një arkitekte, latent,e sepse askush nuk do t’i mundësonte që të evoloj kreativitetin dhe frymëzimin e t’i materializoj në këtë trajtë.
Një talent i tillë prêt çastin e duhur që të orientohet. Fati i Zaha Hadid është se kaloi nëpër duar mjeshtëror të prof. Rem Koolhaas dhe sëbashku me Alvar Aalto, paraqesin një trekëndësh kreativ, i cili arkitekturën e transcendon në skulpturë masive, funkcionale, dhe mbi të gjitha estetike.
Vetëm po të vështrohet transformiim i kuartit Kartal në Stamboll lë të kuptohet kush është Zaha Hadid, pastaj Salla e Operës në Abu Dabi, kuzhinat fantastike, trajta organike të objekteve etj.
Atë që dikush vetëm e imagjinon tjetri e vë në pikturë Zaha HAdid e materializon në katër dimensione.

Biografia:
Zaha Hadid lindi më 31 tetor, 1950 në Bagdad, Irak. Pasi që u diplomua në Matematikë në American University of Beirut vazhdoi studimet në Arkitekturë në Architectural Association School of Architecture në Londër. Pas diplomimit ajo punoi më profesorët e sajë, Rem Koolhaas dhe Elia Zenghelis në zyrën OMA ose Office for Metropolitan Architecture, duke u bërë partner në vitin 1977.
Nëpërmjet Koolhaas ajo takoi inxhinerin Peter Rice, i cili i dha shumë përkrahje dhe inkurajim. Më 1980 ajo e themeloi studin e vet në Londër. Gjatë 80-tave ajo ligjëroi në Architectural Association.
Filloi fillimisht të ligjëroj në AA me bashkëpuntorët e OMA Rem Koolhaas dhe
Elia Zenghelis, pastaj edhe vet (1978 – 1984).
Që nga kjo kohë ajo mbante katedrën e Kenzo Tange në shkollën e lartë të Disenjit në Harvard University,
Katedrën e Sullivan në University of Chicago, shkolla e arkitekturës,
Profesor visitor në Hochschule für bildende künste në Hamburg,
në The Knolton school of architecture, Ohio etj.
Video
Një ditë me Zaha Hadid 2004, 52 minuta. New York: Michael Blackwood Productions.

Shpërblimet
2001: Equerre d’argent Prize, special mention
2003: European Union Prize for Contemporary Architecture
2004: Pritzker Prize
2007: Thomas Jefferson Medal in Architecture

Ekspozitat
2007 – (29 qershor – 25 nëntor) – Design Museum, London
2006 – (1 qershor – 29 korrik) – Ma10 Mx Protetch Gallery, Chelsea, NYC
2006 – (3 June – 25 October) – Solomon R. Guggenheim Museum, New York
2003 – (4 maj – 17 gusht) – MAK – Museum für angeëandte Kunst ose Muzeu i Arteve Aplikative (Vienna)
2002 – (10 maj -11 gushtt) Centro nazionale per le arti contemporanee, Roma
2001 – Kunstmuseum, Wolfsburg
2000 – British Pavilion në Venice Biennale
1997 – San Francisco MoMA
1995 – Graduate School of Design në Harvard University
1988 – Deconstructivist Architecture ekspozita në MoMA, New York
1985 – GA Gallery, Tokyo
1983 – Retrospective në Architectural Association, London
1978 – Guggenheim Museum, Neë York

Mobilie dhe enterier në:

• Bitar, London (1985)

• Moonsoon restaurant, Sapporo (1990)

• Temporary structures, Osaka (1990)

• Music video pavilion në Groningen (1990)

• A pavilion for ‘blueprint’ magazine, interbuild, Birmingham (1995)

• Z-scape për Sawaya & Moroni (2000)

1286183_chartes-expo-zaha-hadid-2

1381767968_00_zaha-hadid_yacht_f

120725054443-lw-zaha-hadid-melissa-shoes-horizontal-large-gallery

arch2o-thyssenkrupp-headquarters-zaha-hadid-08-500x286

prefabricated-volu-dining-pavilion_zaha-hadid_design-miami-2015_dezeen_sq

soho_zaha2-528x343

torre-espiral-zaha-hadid-barcelona

yaha-fashion

yaha-utensils

zaha

zaha-hadid

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here