Abdylkader Durguti

Abdylkader Durguti

400
0
SHARE

Biografi

ka lindur në vitin 1984 në qytetin e Rahovecit. Pas përfundimit të shkollës fillore, ai vazhdoi studimet e tij në Medresenë Alauddin në Prizren. Në vitin 2007, ka diplomuar në Fakultetin e Teologjisë në Universitetin Selçuk në Konja të Turqisë. Në të njëjtën universitet, ai vazhdoi studimet pasuniversitare me temë diplomimi me titullin ‘Ndikimi i Ngjarjeve Politike Gjatë Periudhës së Hulefâ-i Râşidînëve në Formimin e Fraksioneve Islame’.

Në vitin 2018, autori përfundoi studimet e doktoraturës në Fakultetin e Teologjisë në Universitetin Uludağ në Bursa të Turqisë, me temën e titulluar “Muhammed İbn Kerrami dhe Fraksioni Kerramijë në Kontekstin e Fraksioneve İslame”. Në vitin 2014, autori u emërua profesor në Fakultetin e Teologjisë në Universitetin e Osmangazit në Eskişehir. Që nga në vitin 2021, u emërua profesor në Fakultetin e Shkencave Islame në Universitetin Alparslan në Muş të Turqisë.

Durguti vazhdon të kontribuojë në fushën e studimeve islame në drejtim e Fraksioneve İslame në këtë universitet. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Ky studim fokusohet në periudhën e fillimit të shekullit III/IX dhe trajton procesin e shfaqjes dhe zhvillimit të fraksionit të Muhammed Ibn Kerramit dhe Kerramitëve. Pasi që Ibn Kerrami është lideri i këtij fraksioni së pari punimi fokusohet në mënyrë të detajuar duke përfshirë jetën e tij, udhëtimet shkencore, marrëdhëniet me mësuesit dhe nxënësit, si dhe veprat e tij. Megjithëse informacioni i detajuar për jetën e tij është i kufizuar. Prandaj nuk jemi bazuar vetëm në literaturën e Heresiografisë İslame që është literaturë bazë në drejtim e Fraksioneve İslame por edhe nga literatura e bibliografisë, udhërrëfyesit dhe historinë e qyteteve.  Përpjekjet janë bërë për të sjellë sa më shumë informacione ekzistuese nga jeta e Ibn Kerramit për të nxjerr mendimin e këtij fraksionit. Ngase qëllimi ynë është të transmetojmë, kontekstin historik, kornizën konceptuale, bindjet fetare, politike dhe besimet e tjera të këtij fraksionit. Duke u bazuar në çështjet doktrinore dhe pikëpamjet fetare, është vërejtur se Ibn Kerrami dhe fraksioni i tij duhet të pranohen në mesin e Ehl-i Sunnetit.

Ky fraksion në periudhën e dinastisë së Gaznevive ka jetuar një kohë të artë dhe ka luftuar me ashpërsi kundër fraksioneve Ezoterike İsmailite. Sultan Mahmûdi sunduesi i Gaznes u ka dhëne mbështete të madhe Kerramive vetëm për ti luftuar ezoterikët. Kjo na bënë të kuptojmë se Kerramitët janë konsideruar si një grup Sunnit nga Sultan Mahmudi dhe i ka mbështetur intensivisht në luftën e tij kundër fraksioneve Shite/Ezoterik. Edhe pse disa citime kanë tentuar të margjinalizojnë Ibn Kerramin dhe fraksionin e tij, por fakti qëndron që disa shkencëtarë si Beshar el-Makdisi kanë përfshirë Kerramitët në traditën Hanefite. Makdisi interpreton se Gaznelitë i kanë konsideruar Kerramitët si një fraksion Sunnit dhe kanë bashkëpunuar me ta prandaj mund të përfshihet në traditën Sunnite.

LEAVE A REPLY