Fatbardh Marku

Fatbardh Marku

1544
0
SHARE

Skenograf, piktor, grafist, vitrazh artistik.
Lindi në Elbasan më 01/05/1951.
Kreu ILA dhe mbron titullin -Skenograf- në v. 1973 me skenografinë e dramës “Familja e peshkatarit”ku u ndje prirja e tij për kode të reja artistike.Në vitin 1972 fillon punën në Televizionin Shqiptar te sapo formuar,ku krijoi deri ne vitin 1980.
Vepra të kësaj periudhe janë skenografitë e shume programeve dhe emisioneve televizive si koncerte ,festivale etj,si dhe skenografitë & kostumografitë e filmave artistikë “Plumba Perandorit”,”Udha e Shkronjave”, “Gjyshi partizan”,”Një natë nentori”.Në të njëjtat vite u angazhua gjërësisht në shumë projekte teatrale në disa trupa të vendit si Teatrin Popullor,Teatrin”Bylis”, ”Skampa”, ”A.Mojsiu”etj.Në këtë periudhë tërhoqi vëmendjen trajtimi i skenografise së dramatizimit të romanit “Lumi i vdekur”-1975.Kjo vepër shënoi një koncept të ri për kohën,sidomos me zgjidhjen sa konvencionale aq dhe simbolike të karrocës-shtëpi të Pilo Shpiragut që vërtitej rrotativit të skenës, çka krijoi metaforën e vuajtjes e të mbijetesës, mundimit ekzistencial,me përftesat e një imazhi ekspresionist.
Nga viti 1980 punon mësues në shkollën pedagogjike “Luigj Gurakuqi”, e më tej skenograf në Teatrin “Skampa” ku ka realizuar mbi 70 projekte skenografike në teatër, estradë etj.
Ka marrë pjesë në të gjitha ekspozitat e Arteve figurative nga 1979 deri më 1993 në gjini të ndryshme ku eshte nderuar me çmime.Në vitet 1994-98 iu besuan afresket e Kishës Katolike Lindore të”Sh. Pietrit”në qytetin e Elbasanit për të cilën u nderua nga Selia e Shejtë e Vatikanit me titullin:- “Kavalier i Urdhërit te sh.Silvestrit”.
Nga viti 2005-2012 F.Marku një ditë të javës ja kushtonte studentëve të katedrës së skenografisë në Akademinë e Arteve si pedagog i jashtëm.
Me punët e shumta F.M. solli një gjuhë interesante në skenografi, zgjidhje funksionale dhe asociative të hapësirës skenike, kontraste ngjyrore dhe zgjidhje të thella grafike, duke dhënë mundësi për kompozime përplotësuese të vendosjes dhe lëvizjes se aktorëve në gjerësi, lartësi dhe thellësi.Veprat teatrale,te cilat mbajne emrin e tij si skenograf dhe kostumograf jane:
-Votra e huaj-N. Luca-1972…Fier
-Familja e peshkatarit-S.Pitarka-1973…Akademija e Arteve
-Tymra që pastrohen-Z.Cikuli-1974…Teatri Kombetar
-Lumi i Vdekur-J.Xoxe-1975…Teatri Kombetar
-Gjemimi i atij dimri-T.Laço-1976…Fier…fituese e çmimit të dytë në Festivlin Kombëtar të teatrit-1976
-Hakmarrja e madhe-A.Çerma-1976…Elbasan
-Shpagimi-I.Bezhani-1978…Elbasan
-Lugajanët-K.Jakova-1978…Durres
-Vera e vitit 78-B.Myftari…1979…Elbasan
-Një vjeshtë me stuhi-A.Çerma-1981…Elbasan
-Njerëz të thellësive-L.Bungo…1981…Teatri Kombëtar
-Flakët – F.Balliu-1981-Elbasan
-Dy krisma në Paris-P.Kulla…1983…Elbasan
-Engjejt e sketerres-1984-Elbasan
-Shtegu i zënë-F.Balliu…1986…Elbasan
-Ditët e një qyteti-B.Myftari…1987…Elbasan
-Dhelprat e vogla(Nepërka)-L.Helman…1988…Elbasan
-Turneu-P.Mani…1988…Elbasan ___Kjo veper eshte nderuar me cmimin e pare ne festivalin e komedise zhvilluar ne Shkoder 1988.
-Sa shumë gjethe të thata atë vjeshtë-P.Kulla…1989___Me kete veper nderohet me çmimin për skenografinë dhe kostumografinë më të mirē në Festivalin Kombëtar të Teatrit.
-6 Persona në pyetje-1992…Elbasan
-Hajdutët-Dario Fo…1992…Elbasan
-Tre mendje në ankand-F.Husa…1993…Elbasan
-I famëshmi 703…1994…Elbasan
-Fajtor pa faj-N.Ostrovski…1995…Elbasan
-Mesuesi-Ionesco…1995…Berat
-Meduza në Otranto-D.Kokonozi…1996…Durrës
-Mjeshtri-Ionesco-1996…Fier
-Pushteti i grave-Aristofany…1996…Elbasan
-Dashuria e dytë e moshës së tretë-H.Rama…1997…Elbasan
-Tre komedi-Cehov…1998…Akademia e Arteve
-Vdekja-Wody Allen…1998…Elbasan
-Qytetrrethimi-A.Çerma…1998…Elbasan
-Bojaxhijtë-Dario Fo…1999…Elbasan
-Mësuesi-Ionesco…1999…Elbasan
-E ardhmja qëndron te vezët-Ionesco…1999…Elbasan
-Bankieri-Cehov…2001…Elbasan
-Jubileu-Cehov…2001…Elbasan
-Njeriu që pa vdekjen me sy-2002…Elbasan
-ZooStory-2003…Teatri Kombetar
-Sfida-Dory Motoc…2003…Elbasan
-Balada e Romeo e Xhulietës…Variacion teatral….2004…Elbasan
-Amerikan Bufalo-David Mamet…2005…Elbasan
-Zbritja nga mali Morgan-Artur Miller…2006…Elbasan
-Tartufi-Molier…2006…Fier
-Drejt Perendimit-Arbër Brahushi…2006…Teatri Kombetar…Fituese si “Shfaqja më e mirë” ne festKosova 2006
-Emil-Ruzhdi Pulaha…2007…Elbasan
-Fishkëllimë në errësirë-2008…Teatri Kombëtar
-Mbroni shpellarin-2008…Teatri Kombetar
-Kolonel Zogu-2009…Elbasan ___Fituese e cmimit te pare ne festivalin teatror zhvilluar ne Diber 2009.
-Elektra-Sofokliu…2009…Teatri Kombetar
-Surpriza-Fadil Kraja…2010…Elbasan
-XXL-tv-Çapaliku…2011…Teatri Kombëtar
-Spiuni i Ballkanit-2013…Teatri Kombetar
-Vajza kuq e zi…2014…Teatri Shqiptar Tetove
-Udhëtim i gjatë drejtë natës-E.ONeill…Teatri Kombetar
-Perëndeshë e Bukurisë-P.Mani…2015…Korçë
-Mjerimi i fukarenjëve-S.Shepard…2016…Teatri Kombetar
-Pushteti i grave-Aristofany…2017…Teatri Kombëtar

Veprat e tij ne skenografi filmi jane:
-“Udha e Shkronjave-1978…prodhim i TVSH,i nderuar me kupën e festivalit të filmit më të mirë në festivalin kombëtar 1979
-“Gjyshi partizan”prodhim i TVSH 1979
-“Plumba Perandorit”prodhim i TVSH 1980
-“Ate natë Nentori” prodhim i TVSH 1980
-“Portreti i pambaruar i Clara Bellinit” 2019 Prodhim Italo- Shqiptar…ky film u shpall : Filmi me i mire në festivalin ndërkombëtar të zhvilluar në Karlsruhre të Gjermanisë për filmin me metrazh të gjatë në vitin 2021.
Ai gjithashtu ka nje krijimtari të larmishme në pikturë, grafikë, vitrazh, si artist i lirë.
Në vitin 1979 merr pjesë për herë të parë në ekspozitat kombëtare ku tërhoqi vemendjen e kritikës artistike dhe të kolegëve me seritë grafike nga jeta e përditëshme në fshat dhe frontet e punës,ku në përgjithësi veçohen motivet ku mbizotëron lirikja dhe bukurija e jetës sado e zakonëshme te çfaqet ajo në në dukje.Shumë nga këto grafika kanë vendin e tyre në fondin e Galerisë Kombëtare të arteve.Në vitin 1986 zgjidhet si një nga përfaqësuesit e brezit të ri në ekspozitën e Uneskos në Paris me grafikat kushtuar lirikes se jetës ne fshat.
Në vitin 1997 ,mbas një kërkese që i vjen nga Kisha Katolike Shqiptare për të realizuar disa dritare artistike,arrin të njihet me teknikat e realizimit të vitrazheve.Veprat e realizuara në këtë gjini janë të shumta dhe të një niveli të lartë artistik dhe teknik.Për të gjithë këtë aktivitet tejet intensiv dhe nivel të lartë artistik,zoti Fatbardh Marku mban titullin “Akademik” si antar i Akademisë Shqiptaro-Amerikane për Shkencë dhe Arte.

https://m.youtube.com/watch?v=HolWZiv0tx4&feature=share

LEAVE A REPLY