Promovimi behet te Merkuren, ora 12:00, ne Biblioteken kombetare te Kosoves.
Mireardheshi! 🙂
“Romani “Kusari” bazohet në një skenë të gjallë historike në ato vise në fillim të shek. XIX-të, dhe karaktarizohet me zhvillimin e kusarisë kundër anijeve tregtare që lëviznin në relacion Gjiri Persik – Indi, me përpjekjet e Britanisë për të dominuar rajonin, si dhe me paraqitjen e lëvizjes vehabiste që shtroi dominimin deri në brigjet e Gjirit. Pasi që kjo lëvizje paraqiste sfidë të madhe për sulltanin osman, ai e urdhëroi valiun e Egjiptit, Mehmet Aliun t’i dërgojë ushtarët shqiptarë për të asgjësuar lëvizjen vehabiste, përkatësisht shtetin saudit që ishte aleat i asaj lëvizje… Kjo pjesë e romanit është me rendësi për ne, sepse në detaje përshkruhen shqiptarët që erdhën prej Ballkanit për të zhvilluar beteja të përgjakshme kundër forcave vehabiste/saudite. Këtu qëndron porosia kryesore e romanit që ka të bejë më të tashmën e të ardhmën: Lufta në emër të ‘Islamit të drejt’ midis myslimanëve…”
Muhamed Mufaku, “Koha ditore”