Home Ballina Rizah Sheqiri-Kosovo-Sweden

Rizah Sheqiri-Kosovo-Sweden

2781
0

Rizah Sheqiri
Biografia e shkrimtarit –
Rizah SHEQIRI lindi më 12 janar 1961 në Brainë, ku e kreu edhe shkollën fillore. Shkollën e Mesme të Mjekësisë dhe Fakultetin Filologjik – Degën e Letërsisë dhe të Gjuhës Shqipe i kreu në Prishtinë. Që nga bankat e shkollës së mesme nisi të krijoi dhe të bashkëpunoi me të gjitha revistat dhe gazetat në gjuhën shqipe në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe më gjerë. Një kohë bashkëpunoi edhe me Programin Arsimor të Radio Prishtinës deri më 15 qershor të vitit 1983 kur u pranua si gazetar i rregullt në këtë institucion informativ. Shtatë vjet punoi në Radio – Prishtinë, në Programin Kulturor Artistik Arsimor, ku realizoi një varg emisionesh kulturore, artistike, arsimore dhe për fëmijë. Dhe jo vetëm kaq. Në radio iu realizuan edhe disa radioskena. Gjatë kësaj kohe ai shkroi edhe mbi dyzet tekste të këngëve për fëmijë, të zhanrit popullor dhe argëtues. Disa prej të cilave u bën aq të dashura sa që këndohen me ëndje edhe sot nga grupmosha të ndryshme si p.sh “Vallja popullore” që rrallë ndonjë shqiptar të mos dijë ta këndojë, Janë të njohura e të paharruara edhe këngët me tekste të shkruara nga ai: ”Shkurt e shqip”,” ”Lulevera”, ”Lulebora”, ”Këngë e Lule”, ”Ne jemi bukuria e atdheut”, ”Lockë e nënës”, ”Është bukuri”,”Gëzimi në derë troket” etj.
Rizah Sheqiri shkruan prozë dhe poezi për të rritur dhe për fëmijë. Pos me gazetën “Rilindja” bashkëpunoi pandërprerë edhe me revistat për fëmijë “Gazeta e Pionierëve”, “Pionieri” pastaj me “Gëzimin” dhe “Fatosin” e Shkupit, etj. Ishte bashkëpunëtor edhe i revistës për çështje arsimore “Shkëndija” me të cilën bashkëpunimin e intensifikoi sidomos pas largimit të tij nga RTP, prej ku me dhunë policia serbe largoi gjithë gazetarët e punëtorët tjerë shqiptarë të RTP-së.
Që nga dhjetori i vitit 1991 R. Sheqiri jeton dhe krijon në Suedi. Është shumë aktiv në jetën kulturore në Suedi, bashkëpunon me të gjitha gazetat dhe revistat që dalin këtu. Ishte redaktor në revistën “Besa” dhe bashkëpunëtorë i revistës “Drita”, por ka bashkëpunuar edhe me revistën “Qëndresa” dhe “Dëshira” si dhe me gazetën “Lajmëtari”.
Ka qenë i angazhuar në disa projekte të ndryshme kulturore e informative që janë organizuar në Suedi dhe që për qëllim kanë pasur të bëjnë të njohura vlerat tona kulturore e kombëtare dhe të vërtetën mbi shqiptarët tek opinioni suedez. Po e përmendim projektin e madh kulturor e informativ ”Shqiptarët e Kosovës duan Liri” që për moto kishte Dejtoni – po, po ku mbeti qështja e shqiptarëve?, etj. Në këtë fushë angazhimi i tij nuk ka munguar asnjëherë duke shkruar artikuj, debatues e informativ, me qëllim që të marrë në mbrojtje qështjen e drejtë shqiptare, luftën e drejtë të tyre për liri e pavarësi. Këtë sidomos e intensifikon gjatë periudhës së luftës në Kosovë, atëherë kur nëpër shtypin suedez paraqiteshin parlamentarë, bile edhe anëtarë të delegacionit të OSSE, politikan e intelektual të tjerë që vëheshin në përkrahje të pushtuesit serb dhe kështu e margjinalizonin luftën e drejtë të shqiptarëve për liri. Po përmendim vetëm dy reagime të tij ndaj prememories së 172 intelektualëve suedez kundër bombardimeve të Natos, dhe ndaj K- Wegestål- anëtare e delegacionit të OSSE e cila u ngrit në një fushat të egër kundër Luftës çlirimtare dhe kundër Uçk-së. Përveç këtyre artikujëve debatues, ku ofrohen fakte nga dora e parë mbi Kosovën dhe shqiptarët dhe hudhet poshtë gjithë propaganda proserbe, R. Sheqiri ka shkruar edhe një varg artikujsh tjerë informativ mbi shqiptarët dhe mbi të vërtetën e tyre. Ai ka shkruar një varg letrash që u janë drejtuar personaliteteve dhe instuticioneve shtetrore me kërkesën për të njohur Pavarësinë e Kosovës, si dhe për të përkrahur shqiptarët dhe çështjen e tyre në Institucionet Evropiane dhe botërore.
Rizah Sheqiri merret edhe me përkthime nga suedishtja në gjuhën shqipe. Ka përkthyer disa libra për fëmijë të shkrimtarëve të njohur suedezë Per Nilsson dhe Ulf Nilsson, pastaj përmbledhjen e poezive “Ora” të Anders Johanssonit, Ka përkthyer në shqip disa poezi të Thomas Nydahl, Harry Martinsson, Tomas Tranströmer, etj.
Ai e ka përkthyer edhe librin për fëmijë ”Rruga e gjatë, shumë e gjatë” të shkrimtares Rose Lagerkrantz dhe Ilon Wikland, 5000 ekzemplarë të të cilit libër ju janë dhuruar fëmijëve në Kosovë. R. Sheqiri ka përkthyer nga gjuha suedeze në gjuhën shqipe librin ”Libri i madh për Lushin e vogël” (Lilla stora Ludde boken) nga Ulf Löfgren, që e botoi: Shtëpia Botuese Apec, Suedi 2009. ”Libri i madh për Lushin e vogël” është një përmbledhje që në vete përmbanë pesë nga librat e serisë së librave për Ludden (Lushin) ; Lushi, Lushi dhe Dikushi, Lushi dhe Lushja, Lushi dhe Arushi i Prapë dhe Lushi gëzohet.
Ka përkthyer edhe disa libra të njohur të letërsisë për fëmijë të shkrimtarëve të njohur suedez.
Ndërsa bashkë me shkrimtarin e njohur suedez Ulf Nilssson kanë përpiluar antologjinë me krijime të fëmijëve “Broar, skatkistor och guld”( Ura, arkathesari dhe ar.
Rizah Sheqiri ka zënë të përkthej edhe pjesë nga krijimtaria e pasur letrare shqipe e të prezentojë në gjuhën suedeze dhe poashtu ka një varg përkthimesh nga gjuha suedeze në gjuhën shqipe të cilat presin dritën e botimit.
Rizah Sheqiri është lektor pran BTJ (Rrjetit të Bibliotekave Suedeze) për të cilët shkruan recensione kryesisht për librat në gjuhën shqipe që hyjnë dhe shpërndahen nëpër bibliotekat e Suedisë. Ai shkruan edhe recensione e shkrime publicistike. Veçanërisht ka shkruar mbi veprimtarinë dhe të arritrurat e krijuesëve letrar e figurativ në Suedi.
Kohë të gjatë ka punuar si mësues i gjuhës amtare dhe ruajtja e kultivimi i gjuhës traditës dhe kulturës shqiptare tek gjeneratat e reja dhe tek fëmijët mërgimtarë kanë qenë dhe janë preokupime të përhershme të tij. Përherë të parë ka startuar me mësimin e gjuhës shqipe në nivel të shkollave të mesme(Gjimnazi) në Karlshamn dhe në Karlskrona. Në Gjimnazin e qytetit në Karlsahm për herë të parë me angazhimin e tij ka nisë me mësimin e gjuhës shqipe që nga viti 1998. Që nga atëherë në këtë gjimnaz sikur në shumë gjimnaze tjera në Suedi pa ndërprerje zhvillohet mësimi i gjuhës shqipe në tre kurse në nivelin e gjimnazit. Bashkë me nxënësit e tij ka organizuar me dhjetra manifestime të mëdha kulurore e letrare në të cilat përveç bashkatdhetarëve tanë kanë marrë pjesë edhe shumë vendas. Të gjitha këto aktivitete janë përcjell edhe nga shtypi vendor i cili këtyre aktiviteteve kulturore u ka dhënë një hapsirë të madhe dhe tejet afirmative.
Me fëmijët dhe për fëmijët ka punuar në shumë mese shqiptare që nga dita e ardhjes së tij në Suedi. Ka punuar me fëmijët e bashkatdhetarëve tanë në strehimoren e Ystadit gjatë katër muajve të parë të vitit 1992 e muajt në vazhdim të të njëjtit vit ka punuar si mësues në shkollën fillore të Mariannelundit në Mariannelund. Pastaj është angazhuar në organizimin e mësimit plotësues në strehimoren e Reslövit dhe në Tomelilla ku për afro dy vjet ka organizuar një varg aktivitetesh me fëmijë, deri në gusht të vitit 1995 kur punësohet si mësues i rregullt i gjuhës amtare në shkollën “Kungsmarken” të Karlskronës. Përvec në Karlskrona ka punuar edhe në qendra tjera si në Karlshamn, Asarum, Tingsryd, Ryd, etj.
R. Sheqiri, përveç kësaj është angazhuar vazhdimisht në organizimin dhe ndjekjen e mësimit plotësues në gjuhën amtare të fëmijëve tanë në Suedi. Për këtë problematikë ai ka botuar në revista e gazeta dhe herë pas herë është paraqitur edhe në Radio Suedinë në programin në gjuhën shqipe “Ditari” – me disa artikuj që kanë të bëjnë me këtë çështje. R.Sheqiri ka bashkëpunuar me Entin Shtetëror për Shkolla të Suedisë dhe është bashkëautor i dy librave shkollorë për nxënësit shqiptarë “Urat tona 1” (1997), ”Urat tona 2” 1999 botim i këtij Enti (pra, Skolverket).
Rizah Sheqiri është anëtar i grupit të shkrimtarëve që kanë hartuar libra shkollor për nxënsit shqiptar në diasporë, një projekt ky i mbështetur dhe i financuar nga Instituti IPE – International Projects in Education pranë Shkollës së Lartë Pedagogjike të Cyrihut në Zvicër dhe Ministrisë së Arsimit në Kosovë.
Në konferencat e ndryshme për arsimtarë, suedez e shqiptar, ka mbajtur ligjerata dhe ka shkruar e publikuar punime profesionale nga lëmi i mësimdhënjes, e poashtu edhe në pesë konferencat për mësuesit e gjuhës shqipe në diasporë organizuar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës së Shqipërisë dhe nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, Rizah Sheqiri ka mbajtur ligjerata nga përvoja e tij mbi mësimdhënjen.
Rizah Sheqiri është lektor pran BTJ (Rrjetit të Bibliotekave Suedeze) për të cilin institucion shkruan recensione kryesisht për librat në gjuhën shqipe që hyjnë dhe shpërndahen gjithandej nëpër bibliotekat e Suedisë.
Ai shkruan edhe recensione e shkrime publicistike në periodikun tonë letrar.Veçanërisht ka shkruar mbi veprimtarinë dhe të arritrurat e krijuesëve letrar e figurativ në Suedi.
Ka mbajtur shumë ligjerata letrare në qendra të ndryshme kulturore e arsimore si dhe është prezentur me libra dhe krijimtari letrare e poetike qindra herë gjithandej në qendra dhe forume të ndryshme në Suedi.
Ai është i kyqur në shumë institucione të kultures, në shumë shoqata krijuesish e letrarësh.
Ka qenë thememelues dhe kryetar i Shoqatës Kulturore Shqiptare “Ardhmëria” në Karlskrona. Ka qenë anëtar i Kryesisë së Klubit Letrar të Regjionit të Blekinges, ka qenë i Shoqatës së artistëve figurative të Regjionit të Blekinges, është anëtar i Qendrës së Shkrimtarëve të Jugut të Suedisë, është anëtar i Shoqërisë Letrare”Harry Martinsson”, Ka qenë anëtar i Shoqatës Miqët e Bibliotekës, është anëtar i PEN- klubit suedez si dhe që nga fillimet e vitit 1994 është anëtar i aktiv i Shoqatës së Shkrimtarëve të Suedisë.
Ka qenë redactor i revistës “Besa”.Është redaktor i revistës letrare në gjuhën suedeze ”Groblad”. Është Kryredaktor i revistës elektronike “Bukureza”. Redaktor i “Radio Lirisë”, Albse, etj.
Bashkëpunon edhe me shumë gazeta e portale të ndryshme informative e kulturore.
Pas marrjes së titullit Magjister i Shkencave Pedagogjike në Suedi, punon si mësues special.
Çmime
Në periodikun shqiptar në Kosovë dhe më gjerë ka botuar një numër të madh krijimesh letrare të të gjitha gjinive dhe ka fituar një varg shpërblimesh në konkurset letrare.
● Gazetari më mirë i vitit i Kulturës –Çmimin ky që e mori me rastin e Ditës së RTP-së në vitin 1989.
● Bursa vjetore për krijimtari (Për vitin 2000) nga Shoqata Shkrimtarëve të Suedisë.
● Çmimin Vjetor për Kulturë (2002) Departamenti për Kulturë i Kuvendit të Komunës së Karlskronës
● Çmimin për Kulturë për vitin 2006, Regjioni i Blekinges (region Blekinge).
● ”Mësuesi i vitit i gjuhës amëtare për vitin 2007” – çmimin nga Enti për zhvillimin e Shkollave në Suedi dhe webfaqja e saj për gjuhët amëtare / Tema Modersmål dhe myndigheten för skolutveckling/
● Çmimin për teksin më të mirë në Festivalin e këngës në Näsjö, për tekstin e këngës “Flutura në erë”
● Çmimin “Kosovë Rexha Bala” nga Festivali Poezisë dhe i Muzikës në Malmö, etj.
● Rizah Sheqiri gjatë karrierës së tij ka marrë edhe një varg shpërblimesh të tjera letrare për poezi e prozë gjithandej në Kosovë, Maqedoni e diasporë.
● Çmimet e mirënjohje tjera i janë ndarë edhe nga shumë Shoqata e institucione të komunitetit shqiptar jo vetëm në Suedi po edhe më gjërë.
● Për krijimtarinë letrare dhe veprimtarinë kulturore e arsimore të Rizah Sheqirit është shkruar shumë nga pena më të njohura shqiptare, suedeze, gjermane, angleze, rumune, etj.
● Për të arritura të jashtëzakonshme në mësimdhënje ka qenë i nominuar për Çmimin ”Libri i artë” dhe ”Molla e artë”.
● Me motivimin “për vlerat e larta të veprave letrar dhe për kontributin e çmuar në ngritjen e urave të miqësisë mes kulturave, gjuhëve e popujëve” – Festivali Ndërkombëtar “Sofra poetike” dhe QKSH “Migjeni” në Borås – Suedi e kanë nderuar me Çmimin më të lartë”Penën e Artë të Migjenit” 2020. Me këtë Çmim deri më tash janë nderuar edhe poetja e njohur suedeze Louise Halvardsson dhe shkrimtari ynë Ibrahim Kadriu.
Ka themeluar Shtëpinë Botuese “Rizah Sheqiri” në kuadër të të cilës ka botuar dhjetra libra.
Rizah Sheqiri përveç me letërsi herë pas herë merret edhe me fotografi artistike..
Gjatë vitit 2004/2005 në Karlskrona të Suedisë, R.Sheqiri ka pasur tre ekspozita individuale, në një kohë zgjatje nga një deri në tre muaj (fotografitë e tij i ka ekspozuar në shkollën Sunadal; Në Kishën e Kungsmarkenit dhe në qendër të qytetit në Kishën Gjermane, një monument turistik e kulturor shumë i vizituar ku gjatë kësaj kohe kishe 300-400 vizitorë në ditë). Këto ekspzita janë pritur shumë mirë nga vizitorët e shumtë po dhe nga shtypi ditor.
Gjatë gushtit 2008 ka pasur një ekspozitë vetanake në Galerinë Waktmester në qendrën e qytetit të Karlskronës.
Nga 22 shtator deri më 28 nëntor 2008 ka pasur ekspozitë në Bibliotekën Kungsmarken.
Nga 29 nëntori deri 24 dhjetor ka pasur ekspozitë në Shkollen e Spandelstorpit.
Nga 2 shkurti deri më 1 mars 2009 ka pasur ekspozitë në Kafe Tre G në Karlskrona.
Nga 1 marsi deri më 1 prill 2009 ka të hapur ekspozitën e tij në Allaktivitetshuset LOKA në Qytetin Emmaboda.
Në korrik 2009 është perzentuar në ekspozitën e përbashkët në Foajeun e BLT (gazetë ditore regjionale) në Karlskrona ku ka marrë pjesë me tre fotografi.
Ndërsa gjatë periudhës 17 prill – 8 maj 2011 fotografitë e tij artistike i ekspozon në Bibliotekën e Qytetit të Göteborg – Qytetit të dytë për nga madhësia në Suedi.
Ka të aranzhuara edhe disa ekspozita në qendra tjera.
Veprat letrare të Rizah Sheqirit
Libra për fëmijë:
“Hëna e di lojën” (poezi) 1990, Enti i Teksteve dhe Mjeteve Mësimore – Prishtinë.
1.a. Ribotim më 1995, nga Shtëpia Botuese “Besa” – Suedi.
“Zemër krejt dashuri” (poezi) 1990, Forumi i Krijuesve të Artit – Prishtinë.
*2.a. ”Zemër krejt dashuri”- ”Ett hjärta fullt av kärlek” shqip e suedisht – Ardhmëria, Suedi, 2003.
*2.b.Ett hjärta fullt av kärlek, Zemër krejt dashuri (poezi shqip- suedisht) ribotim nga Shtëpia Botuese e Lidhjes së Shkrimtarëve të Suedisë ”Dejavu” Suedi 2010”
“Çerdhja e gëzimit” (poezi) 1992, Botim i autorit – Suedi.
“Mos na e ndalni rritën” (dramë) 1992, Klubi Letrar “J. Gërvalla” – Malmö – Suedi.
“Shëngjergjat e mi” (poezi) 1993, Bashkësia e Shoqatave Shqiptare në Suedi.
“Peshq të vegjël” (novelë) 1993, LASH “N. Frashëri” – Suedi.
*6.a. “Peshq të vegjël” – De små fiskarana (Libër i ilustruar në shqip e suedisht) Botim i Shtëpisë Botuese ”Rizah Sheqiri”, Suedi, 2012.
“Bashkë shkojnë e vijnë ndërrojnë mote e stinë” (poezi) 1996, Shtëpia Botuese ” Besa” – Suedi.
”Kujt i buzëqeshin lulet” (poezi) SHB ”Toena” – Tiranë,1998.
”Dashuri mbi dashuritë” ( poezi ), Botim i autorit, Suedi, 1998.
”Shëtitja” ( novelë); SHB ”Lilo”, Tiranë, 1998.
”Kur bishti e harron kokën” (fabula), SHB ”Lilo”, Tiranë 1998.
”Në shoqëri me të adhuruarit e mi” (poezi) ”Toena”- Tiranë dhe NBV- Blekinge, Suedi, 1998.
”Pranverë pa pranverë” (poezi) ”Toena” – Tiranë 1999.
“Shoferi i lojës (tregime për fëmijë) Doruntina – Gjermani 2000.
”Pak më ndryshe” (tregime dhe përralla për fëmijë) – Doruntina – Gjermani 2000.
“Përqafim në ëndërr” (tregime për fëmijë) SHB ”Rosengård” – Suedi, 2000.
Utan hem. Var ska man bo? (Ku të banosh kur s’ke shtëpi) novelë suedisht, Sydostbiblioteket, Suedi 2002.
”Pranvera do të vijë” (pjesë teatrale) Doruntina, Gjermani 2002
Magjistari i shatë ngjyrave (gjëza në formë vjershe) Botim i Shtëpisë Botuese ”Rizah Sheqiri”, Suedi, 2004.
88 Gjëza (gjëza në formë vjershe) Botim i Shtëpisë Botuese ”Rizah Sheqiri” , Suedi, 2004.
Të dua shumë (rrëfim për më të vegjëlit në formë vjershe) Botim i Shtëpisë Botuese ”Rizah Sheqiri”, Suedi, 2005.
Për shëndet të mirë (rrëfim për më të vegjëlit në formë vjershe) Botim i Shtëpisë Botuese ”Rizah Sheqiri”, Suedi, 2006.
Dëshira dëshirë (rrëfim për më të vegjëlit në formë vjershe) Botim i Shtëpisë Botuese ”Rizah Sheqiri”, Suedi, 2007.
Bashkë me yjet e vetmuar (tregime për të vegjëlit) Botim i Shtëpisë Botuese ”Rizah Sheqiri”, Suedi, 2008.
Yll futbolli (tregime për të vegjëlit) Botim i Shtëpisë Botuese ”Rizah Sheqiri”, Suedi, 2009.
Legjenda për mbretin e këngës – Legenden om sångens kung – (Libër i ilustruar në shqip e suedisht) Botim i Shtëpisë Botuese ”Rizah Sheqiri”, Suedi, 2010.
Peshq të vegjël – De små fiskarana (Libër i ilustruar në shqip e suedisht) Botim i Shtëpisë Botuese ”Rizah Sheqiri”, Suedi, 2012.
Lekens chaufför (tregime për fëmijë suedisht) – Botim i Shtëpisë Botuese ”Rizah Sheqiri”, Suedi, 2018.
”Deti i peshqve të vegjël” tregime. Botim i Shtëpisë Botuese ”Rizah Sheqiri”, Suedi, 2019
“Zemra e lojës” poezi. Botim i Shtëpisë Botuese ”Rizah Sheqiri”, Suedi, 2019.
32.”De småfiskarnas hav (Deti i peshqve të vegjël)” suedisht tregime. Botim i Shtëpisë Botuese ”Rizah Sheqiri”, Suedi, 2020
Përmbledhje për të rritur:
“Merimanga e dritës” ( poezi ), “Dielli” – Prishtinë, 1991.
“Shkurt e shqip” (poezi), ShB “Lilo” – Tiranë, 1994.
“Flutura në erë” ( poezi), ShB “Lilo” – Tiranë, 1995.
“Rruga drejt vendlindjes” (tregime), ShB “Lilo” – Tiranë, 1997.
”Flutura në natë” (poezi) SHB ”Toena”, Tiranë, 1998.
“Nëse patjetër të duhet e vërteta”, (poezi) SHB ”Rosengård”- Malme
(botim shqip e suedisht) 2000
“Nëse patjetër të duhet e vërteta”, (poezi) ShB ”Botimpex” – Tiranë
(botim shqip e gjermanisht) 2000.
”Degëz e këputur” – zgjedhje poezish, ”Toena” – Tiranë, 2002
9.“Shprishje” (recensione, shënime kritike e studime për letërsinë për fëmijë)
”Toena” – Tiranë 2002
10.”Nëse patjetër të duhet e vërteta”, (ribotim) poezi shqip e suedisht, Suedi,
2003.
11.”Nëse patjetër të duhet e vërteta”- “If you really want to know the truth”
(poezi shqip e anglisht) Suedi, 2003
12.“Flutura në kaktuse” skica poetike, Botim i Shtëpisë Botuese”Rizah Sheqiri”
Suedi, 2005.
“Ftesë për dashuri” – Apel pentru iubire (zgjedhje antologjike e poezisë
së R. Sh. shqip e rumanisht) Bukuresht 2007.
”Sorgesånger – en diktbukett från ett hjärta i exil” (”Këngëvaji – një buqetë poezish nga një zemër në ekzil”), suedisht e anglisht, Suedi,2008./Parathënja nga Thomas Nydahl, poet dhe shkrimtar suedez/.
15.”Nëse patjetër të duhet e vërteta – Om du verkligen vill ta emot sanningen”,
(poezi shqip- suedisht) ribotim nga Shtëpia Botuese e Lidhjes së
Shkrimtarëve të Suedisë ”Dejavu” Suedi 2010.
Bara hjärtat är poet – Poet është vetëm zemra – poezi shqip e suedisht, Suedi, 2014.
Ljusets spindel, Ordspår 2017, Sverige.
● Rizah Sheqiri ka të gatshme për shtyp edhe një varg dorëshkrimesh me krijime për fëmijë dhe për të rritur si dhe me përkthime, të cilat presin të shohin dritën e botimit.
Bashkautor i antologjisë:
Broar, skattkistor och guld, (sammanställt tillsammans med Ulf Nilsson) barn dikter på svenska och albanska, Bokförlaget Länsbibliotek Sydost & projektet “Broar, skattkistor och guld”, 2002
Antologji ku është perzentuar R. Sheqiri:
Pjesë nga krijimtaria e Rizah Sheqirit përvec në gjuhën shqipe janë përkthyer e botuar në gjuhën gjermane, italiane, turke, angleze, rumune e në atë suedeze.
● “Diell në dritare” (antologji e krijuesve shqiptarë në Suedi titull titull ky i marrë nga një poezi e R. Sheqirit) Shtëpia Botuese “Rosengård”, Malme,2000.
● ”Vullkani i durimit / Vulcanul rabdarii” /shqip-rumanisht/. përmbledhjen antologjike e Editurës Do-Minor në Bukuresht 2008 (titulli i kësaj antologjie u mor nga poezia e R.Sheqirit ”Vullkani i Durimit”.
● ”Flykten valde oss” antologji botërore e poezisë për mërgimin të botuar nga Natur & Kultur, në Suedi, 1999.
● “Ystadiana” 1993, monografi për Ystadin1993.
● Libër leximi për fëmijët shqiptarë në suedi = Läsebok för sverige-albanska barn. – Örsundsbro : CC:s bokimport, 1997
● Poesins vingar: invandrarantologi / redaktör: Jalil Haidar. – Malmö : Gilgamesh, 2000.
● “Poezia bashkëkohore shqipe – suedisht” antologji e botuar në Suedi, më 2000.
● “Ventar på ett tåg som aldrig kommer att avgå” (Të presësh trenin që kurrë nuk do të niset) antologjinë suedeze botuar më 2001 nga Shtëpia Botuese ” Lars Andersson Förlag”, Suedi.
● “Porosia e nënës” e R. Sheqirit ka fituar në konkursin e poezisë së Botuesit elektronik “Skrivarsidan” dhe pastaj është prezentuar edhe në formë të e-librit, në antologjinë e poezive fituese në konkursin vjetor të poezisë botuar nga Shtëpia Botuese e librit elektronik “Serum” 2001.
● Me dhjetë poezi Haiku është prezentuar në faqet elektronike të poezisë së gazetës së njohur suedeze “Expressen” Suedi.
● De rostiga patronerna, ennovell av R. Sheqiri publicerat av SkrivarSidans antologi Förlag, 2006.
● ”Revansch 2008” (antologji) botim i Shtëpisë Botuese ”Skrivarsidan” dhe Vullkan, Suedi 2008. (R.Sheqiri është prezentuar me poezi e prozë në gjuhën suedeze).
● “Groblad” revistë letrare botuar nga Skrivarkluben i Blekinge ( në shumë numra)
● ”Solglimtar och återblänk” ”Diellndriçime dhe rishkëlqime” antologji botuar nga Klubi i Krijuesëve Letrar të Blekinges 2009.
● ”Poesiplanken – Göteborg 2010” antologji e poezisë botuar nga Författares Bokmaskin në Stockholm.
● ”Artes” nr 4/2001, kjo revistë del katër herë në vit dhe është organ i tri akademive suedeze; i Akademisë Mbretërore, i Akademisë së Arteve, i Akademisë së Muzikës dhe botim i Shtëpisë Botuese “Natur och Kultur”.
● “LOTËT E VIRGJËR”, përgatitur nga Agim Mato e Fatmir Terziu, botoi SHB “ACPE&LULU “ – USA , 2012
● R.Sheqiri është përkthyer edhe në gjuhën gjermane.
● “Das bot” (Varka) nr.147 të vitit 1999 dhe në nr.150 të vitit 2000, revistë letrare në gjuhën gjermane
● FLB (Fliegende Litteratur Blätter) nr. 3 të vitit 2000 botim i Wiesenburg Verlag në Schweinfurt – Gjermani.
● “Capriccio” band 2 Edition Wendepunkt, Weiden (antologji e poezisë në gjuhën gjermane) – Gjermani 2000,
● “Almanach 2000” antologji botuar nga “Aktuell – Verlag für Literatur der Gegenwart, Weinstadt – Gjermani.
● “LOG” – Wien vitit 2000 nr. 87 (revistë austriake për literaturë internacionale).
● “Poetcrit” 2001, ( dy numra të kësaj reviste) botuar në Maranda të Indisë.
● “Parnassus of World Poets 2001” antologji poetike në gjuhën angleze në Maranda të Indisë ku janë përfshirë 250 poetë nga 75 vende të ndryshme të botës.
● “Fshehtësia e lirisë” (Frihetens hemlighet), med översatta dikter av Anders Johansson, publicerat av Internationella Poesi Festivalen “Ditët e Naimit” i Tetovë, Makedonien, 2002
● Vullkani i durimit / Vulcanul rabdarii. Antologji, botuar në Bukuresht, në kuadrin e Editurës Do-Minor.
● Në antologjinë “Meditime letrare” botuar në Rumani, më 2016.
● Vallëzim refugjati (Flyktingdans) med översatta dikter av. Magnus Wiliam Olsson, publicerat av Internationella Poesi Festivalen “Ditët e Naimit” Tetovë, Makedonien, 2017
● Antologjinë “KRESHNIKU I LIRISË” Botoi: Shtëpia botuese “Lena Graphic Desing” 2018.
● Është përfshirë edhe në disa dhjetra antologji tjera në gjuhën shqipe të botuara gjithandej në atdhe e në diasporë.
Libra shkollor
Rizah Sheqiri ka qenë anëtar i grupit të shkrimtarëve që kanë hartuar libra shkollor për nxënsit shqiptar në diasporë, një projekt ky i mbështetur dhe i financuar nga Instituti IPE – International Projects in Education pranë Shkollës së Lartë Pedagogjike të Cyrihut në Zvicër dhe Ministrisë së Arsimit në Kosovë.
Ai është bashkautor i mëse 21 librave shkollor për mësimin e gjuhës amtare.
Në mesin e të cilave edhe:
● Urat tona = Våra broar / Ullmar Qvick, Ramadan Rexhepi ; ilustrimet: Burhan Misirli. – Stockholm : Statens skolverk, 1997-2001. – 2 vol.
● Urat tona II. Libër leximi për të rinjtë shqiptarë në suedi = Lärobok för sverige-albanska ungdomar/ Rizah Sheqiri, Ramadan Rexhepi, Shefki Oseku. – Stockholm : Liber distribution publikationstjänst, cop. 2000. – 216 s. : ISBN: 91-89313-47-X
● Libër leximi për të rinjtë shqiptarë në suedi = Lärobok för sverige-albanska ungdomar. – Stockholm 2000.
Studime shkencore
Ka shkruar shumë artikuj nga fusha e mësimdhënjes dhe poashtu në suedisht ka bërë 2 studime shkencore në fushën e pedagogjisë të nivelit C dhe D.
Në konferencat e ndryshme për arsimtarë, suedez e shqiptar, ka mbajtur ligjerata dhe ka shkruar e publikuar punime profesionale nga lëmi i mësimdhënjes, e poashtu edhe në pesë konferencat për mësuesit e gjuhës shqipe në diasporë organizuar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës së Shqipërisë dhe nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, Rizah Sheqiri ka mbajtur ligjerata nga përvoja e tij mbi mësimdhënjen.
Përkthime nga gjuha suedeze në gjuhën shqipe:
● Den långa långa resan (Rruga e gjatë e gjatë) av Ilon Wikland & Rose Lagercrantz, Bokförlaget Blombergs och Kvinna till Kvinna, 1999
● Anders Johansson, Klockan – Ora, Ölandstryckarna, Kalmar, 2002
● Ernst Jandl & Norman Junge, Min tur, En bok för alla, Stockholm, 2004
● Thomas Nydahl, Sista vinterresa, Bokförlaget Occident, 2006
● Ulf Löfgren,”Lilla stora Ludde boken”, bokförlaget Apec, Stockholm, 2008
● Medverkat med översättningar i boken Ge mig hopp ge mig liv av Siv Widerberg, Bokförlaget Podium, 2004
● Chippen från tippen (Qenina nga hedhurina) nga Anna Hansson Bokförlaget Idus 2020
etj.
Poezi nga poet të njohur suedez përkthyer e botuar në gjuhën shqipe:
● Anders Johansson
● Harry Martinson
● Tomas Tranströmer
● Magnus Wiliam Olsson
● etj.
Poezi të poetëve shqiptarë
përkthyer e botuar në gjuhën suedeze:
Ismail Kadare, Sylejman Syla, Dritëro Agolli, Azem e Ymer Shkreli, Ali Podrimja, Fatos Arapi, Xhevahir Spahiu, Fredrik Rreshpja, Ndoc Gjetja, Din Mehmeti, Abdyl Kadolli, Kristaq F. Shabani, Ilire Zajmi, Sabit Rrustemi, Donika Dabishevci,Flora Brovina, Halil Matoshi, Valdete Antoni, Kadrush Rodogoshi, Jusuf Zenunaj, Adem Gashi, Eqrem Basha, Alisa Velaj, Gladiola Jorbus, Shkëlzen Halimi, Vjollca Alijaj, Kalosh Celiku, Maxhun Osmanaj, Shaip Emërllahu,Naime Beqiraj, Hajdin Abazi, Ramadan Musliu, Fahredin Shehu, Bexhet Asani, Arif Molliqi, Naim Fetaj, Sadullah Zendeli, Jonuz Fetahaj, Hamit Gurguri, Sadije Aliti, Nase Jani, Burbuqe Rushiti, Fadil Halimi,Ferdinand Laholli, Dritë Ademi, Shefqet Dibrani, Hasan Qyqalla, Alketa Maksuti-Beqari, Haxhi Muhaxheri, Lili e Yllka Sheqiri, Osman Gashi, Ramadan Mehmeti, Rita Filipi, Sadik Krasniqi, Muhamed Krasniqi, Elhame Zhitia, Engjël I. Berisha, Halil Haxhosaj, Zyrafete Manaj, Baki Ymeri, Sevdail Zejnullahu, Dibran Demaku, Bahtir Latifi, Sokol Demaku, Skënder Zogaj, Shyqri Galica, Migena Arllati, Prend Buzhala, Majlinda (Aleksandra) Shabani, Xheladin Mjeku, Qerim Raqi, Grigor Jovani, Sevdije Rexhepi, Nebih Bunjaku, Lebibe Zogiani, Entela Tabaku, Shqiptar Oseku, Biser Mehmeti, Hajdin Morina, Vera Peci, Imri Trena, Alba Huta, Drenusha Zajmi-Hoxha, Shuquri Sejdijaj,Vera Cato, Ylli Toska,Flutura Maci, Zeqir Gërvalla,Zymer Elshani, Gaqo Apostoli, Enrieta Sina Vjollca Dibra, Gjergj Nikolla, Sali Bashota, Xhevdet Bajraj, Pal Sokoli, etj.
Ka edhe një numër të konsiderueshëm poetësh shqiptarë që i ka përkthyer dhe që presin të botohen shumë shpejtë në suedisht.
Përkthime të librave
të ilustruar për fëmijë nga autorë suedezë
Astrid Lindgren, Jag vill inte gå och lägga mig
Astrid Lindgren, Peter och Petra
Astrid Lindgren, Titta Madicken det snöar
Astrid Lindgren, Jag vill också gå i skolan
Ulf Nilsson, Ajö herr Muffin
Ulf Nilsson, Liten mus på promenad
Ulf Nilsson, Popcorn och Rufs
Ulf Nilsson, Allt om kärlek
Ulf Nilsson, Tänk om djuren var som människor
Ulf Nilsson, Här är en liten gris
Ulf Nilsson, Hur man gräver guld
Per Nilsson, Min storebror
Per Nilsson, Varför kommer du försent?
Catarina Kruusval, Ellens boll
Einar Norelius, Petter och hans 4 getter
Anna–Clara Tidholm, Knacka på!
Niki Daly, Kwela Jamela Afrikas drottning
Carl Norac, Min jättestora pappa
Helme Heine, Prins Björn
Barbro Lindgren, dikter och Dollans dagis
Ulf Sinst & Mati Lepp, Bullen plockar svamp
Pija Lindenbaum, Lill- Zlatan och morbror raring
Gunilla Bergström, Alfons och soldatpappan, och några andra Alfonsböcker
Sven Nordqvist, Var är min syster?
Etj.

P.S.
Për më shumë për Rizah Sheqirin, mund të kërkoni në www.google.com
Ose në:
http://rizahsheqiri.blogg.se/
https://lidhjashk.com/team/rizah-sheqiri/
http://www.google.se/search?hl=sv&q=rizah+sheqiri&btnG=S%C3%B6k&meta=
http://209.85.129.132/search?q=cache:ccLt5sO0epoJ:en.wikipedia.org/wiki/Rizah_Sheqiri+rizah+sheqiri&hl=sv&ct=clnk&cd=2&gl=se
http://en.wikipedia.org/wiki/Category:Kosovar_immigrants_to_Sweden
http://en.wikipedia.org/wiki/Category:Swedish_children%27s_writers
http://en.wikipedia.org/wiki/Kosovar_diaspora
http://www.forfattarformedlingen.se/viewwriter.asp?pid=9&wid=1046
http://www.fcsyd.nu/ForfattareView.asp?ad_id=262&ad_category_id=&search=&
http://letersia.zemrashqiptare.net/article/AutoreR/RizahSheqiri/4014/
Kontakt:
e.post: rizah.sheqiri@uddevalla.se
rizahsheqiri@gmail.com

POEZIA IME NË PESË GJUHË DHE NË DY VARIANTE:
(Shqip)
ME GURËT NË BREGDET
Vështroj gurët në bregdet
dhe valët e tërbuara tek thyejnë qafën në ta
gurëve u flas:
në ju u përplasën valë vale pas
sa shumë
dhe të gjitha u shndërruan në shkumë
ju s’ndryshuat kurrë
të patundur – gurë
sa shumë m’i ngjani fisit.
© Rizah Sheqiri
(Svenska)
MED STENARNA PÅ STRANDEN
Jag betraktar stenarna på stranden
och de vilda vågorna som bryter nacken mot dem
och jag säger till stenarna:
mot er slungades de, våg för våg
så många
och alla förvandlades de till skum
men ni förändrades aldrig
ni orubbliga – stenarna
så mycket ni påminner mig om mitt folk
© Rizah Sheqiri
(Română)
CU PIETRELE LITORALULUI
Privesc pietrele pe litoral
liti valurile turbate
Care sparg creasta în ele
Pietrelor
În voi s-au spart valuri după valuri
Ce mult
Și toate s-au transformat în spumă
Voi nu v-ați schimbat nicicând
Neclintite -pietre şlefuite
Ce mult semănați neamului meu
© Rizah Sheqiri

VARIANT I TË NJËJTËS POEZI
(Shqip)
SHKËMBI
Dallgët
përplasen tërbuar
pas shkëmbit
e shndërrohen
në shkumë
e shkëmbi
i patundur
sa shumë m’i ngjaka fisit
sa shumë
© Rizah Sheqiri
(Svenska)
KLIPPAN
Vågorna
Slår ursinnigt
Mot klippan
Och förvandlas
Till skum
Och klippan
Står orubbligt kvar
Mer än något annat
Liknar den mitt folk
© Rizah Sheqiri

(English)
THE CLIFF
Waves
Smash furiously
Against the cliff
And are changed
To foam
And the cliff
Stands unyieldingly still
More than anything else
Resembling my own people
© Rizah Sheqiri

(Deutsch)
DIE KLIPPE
Ich schaue wie sich die hohen Meereswogen auf die Klippe stürzen
sie schlagen kräftig auf
und zerschellen
an der Klippe
die Klippe ragt wie immer empor
wie immer stolz und unbeugsam
eben
wie mein Stamm
© Rizah Sheqiri

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here