Home Ballina Ashraf Aboul-Yazid/ Egypt

Ashraf Aboul-Yazid/ Egypt

1333
0

Ashraf Aboul-Yazid u lind në Egjipt më 13 mars 1963.  Kryeredaktor, SERITË E LETËRSISË “RRUGA E MËNDAFSHTË”, ka punuar në Gazetari Kulturore për 30 vjet. Ka botuar dhe përkthyer 40 libra. Mori çmimin Njeriu i Kulturës në vitin 2012, Tatarstan, Rusi. Çmimin Manhae për Letërsi, 2014 nga Republika e Koresë, Çmimin për Gazetari në Kulturën Arabe, në 2015, EBA, dhe është President i Asociacionit të Gazetarëve të Azisë që nga prilli i vitit 2016. Disa nga libra e tij janë përkthyer në gjuhët koreane, turke, perse, gjermane, angleze, sindhi, spanjolle dhe në gjuhën malajalame.

(1) Cila Grua?

Cila grua do të na sakrifikojë në skenën e parë

Përveç asaj të cilës ia falëm jetën?

Cila shtëpi do në braktisë në ditët e përmbytjeve

Përveç asaj që e ndërtuam me krahët tanë?

Cila rrugë do të na gjuajë në udhërkryqin e parë

Përveç atyre rrugëve që përkshkuam për të tjerët?

Cilat sheshe do të dëshmojnë për pafajësinë tonë,

Përveç sheshit në të cilin vendosim statujat tona?

Cila distancë do të na vrasë

Përveç atyrë hapësirave mes poezive.

(2) Hapat                               

Kthehem prapë në shtëpinë e zbrazur

Dhe i bie ziles

Vetëm për të kujtuar

Jehonën e hapave të tu.

(3) Një burg

I burgusori ëndërrimtar

po e pyet rojen mizor

“Si mund ta dish që

Ti nuk je i burgosuri im?

A nuk jemi të ndarë ne nga

të njëjtat grila?!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here