Home Ballina Boris Bidjan Saberi

Boris Bidjan Saberi

1909
0

Boris Bidjan Saberi

taman kur mendon se moda nuk ka ku të shkoj pos te recikloj modelet dhe trajtat e dekadave të kaluara me disa risi të vogla, del Boris Bijan Saberi, i cili me kreativitein e vet të shtyen për disa dekada përpara dhe ta krijon përshtypjen se jeton në një dimension paralel ku e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja jeton simultanisht.

Saberi në Indrustrinë e Modës është i njohur për modelet e krijuara për meshkuj dhe është i dallueshëm në pothuaj secilin aspekt.

Është dizajner i modës nga Gjermania me studion e tij në Barcelona. Ai u lind në Munich nga nëna Gjermane dhe babai Persian. Për modë ka studiuar në Spanjë dhe në vitin 2007 ka krijuar brendin e vet BORIS BIDJAN SABERI, me koleksionin e parë Pranverë- Verë 2010. Fillimisht bazën e pat themeluar në Monistrol de Monstserrat për t’u transferuar më vonë me studion e  tij në Barcelona, Spanjë. Filloi me Paris Fashion Week ku tëroqi vëmenjen me linjat urbane për të vazhduar të jetë i rregullt. Nga viti 2017 ëhstë anëtar i rregullt i Çhembre Masçulinë të Federation Française de la Couture.

Vëmendjen botërore e tërhoqi duke krijuar në stilin Avangard Evropian me materiale organike nga Lindja e Mesme. Veshjet e tij karakterizohen me prerje të pastër dhe detajet të mprehta për t’u përshtatur kompozicionit skeletor dhe muskulor të mashkullit.

Rrënja e dizajnit të tij është kultura urbane dhe skate, ndërkaq e gjithë kjo karakterizohet me cilësi të lartë të punës së dorës gjë që edhe tërhoqi shumë adhurues të modës.

Avangarda dhe eleganca e krijimeve të tij shpesh krahasohet me Ann Demeulemeester dhe Rick Owens.

 Seria e quajtur në baz të fascinimit të tij të simbolikës së numrave si 11 nga BORIS BIDJAN SABERI, karakterizoht me stilin urban dhe sportive dhe janë linja me çmime më të lira në krahasim me linjën kryesore të tij.

Veshjet, këpucë sportive dhe urbane, syzet janë ca nga krijimet në paletën e tij.

Ka bashkëpunuar me Linda Farrow për syze, me Eyewear Dita  dhe Miguel Munoz Wilson që bën punë artisanal.

Me rastin e 20 vjetorit të Reebok, ka krijuar Reebok Instapump Furry.

Me Geza Schoen parfumer nga Berlini ka bashkëpunuar për të krijuar linjën e parfumeve Eccentric Molecule, të inspiruar nga aromat ne atelieun e Saberi që kanë tone bimore të lëkurës së përpunuar të kalit, të cilën ai e përdor për veshëmbathje.

Më 2017 me Solomon shoes ka bashkëpunuar për të krijuar serinë e këpucëve sportive 11 Boris Bidjan Saberi Solomon shoes.

Galeria

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here