O ti nur prej Nuri i krijuar
që rri ulur në fronin prej nuri
në kuben e jeshtiltë prej nuri
bojë qafë- rosaku
sot kur evokoj emrin tat
në gishtin e madh të dorës së majtë
shkruaj emrin tënd
tek e mbaj te kocka nër kafkë
që i thonë fërkem gjeniu
e të therras, e të thërras, e të thërras…
për njeriun pambarim herë tek sa
gjuha më thahet dhe për qiellëz
më ngjitet si kur kam frikë e
sikur tërqethet e tërë qenia
jo nga frika, por nga përulësia.
Përndritë këtë ignoramus që mban
emrin e gjyshit të drejtë i cili
na la herët!
Më rrëfe atë që njeriu i thotë dije
e ne ende nuk zvetnojmë njeri
as përbuzim injorancën të cilën
ata e admirojnë si putin e fshehtë,
si talismanin e pabojë të bërë
gjatë solsticit pranveror diku
në cipën e zemrës së cilës
unë i them lakmi djallëzore të
kleronazizmit, i cili e mori në qafë
këtë popull të tërë, të programuar
të dojë dhe të punojë, të punojë
menjëherë pas lutjes së mëngjesit
dhe pas përmendjes në varg të
Emrave të Mëdhenj të Tij.
Herët kur ata zgjohen, para se
këndezi ta rrah alarmim e zgjimit.
Rahovec është ky –
“Kubeja jeshile e Kosovës”,
kur rri i vetmuar një haberdar
që e thotë këngën e Diellit
atë më të dashurën, tënden.
Barabar duke dhënë frymën
e përzier me polenin e rrushit
pa pritur të na përkulen njerëzit
të vetmen gjë e presim ne është
“Të na lënë të qetë, po ata gjahtarë
që lirojnë zagarë, por ne mish gjakues nuk jemi,
nuk lëmë gjurmë me aromë hekuri të nxehur”
O ti nur prej Nuri
që rri ulur në fronin prej nuri
në kuben e jeshtiltë prej nuri
sot kur evokoj emrin tat…
Përndritë këtë ignoramus që mban
emrin e gjyshit të drejtë i cili
na la herët!
#FAHREDINSHEHU
27 mars 2023
Rahovec