Në Sofje u themelua Lidhja e Shkrimtarëve të Europës Juglindore

Në Sofje u themelua Lidhja e Shkrimtarëve të Europës Juglindore

2764
0
SHARE

Gjate fundjavës së shkuar me 3 dhe 4 nëntor 2019, shkrimtari ynë Fahredin Shehu mori pjesë në themelimin e Lidhjes së Shkrimtarëve të Evropës Juglindore me seli në Sofie të Bullgarisë.

Pjesëmërrës të shteteve nga Evropa Juglindore: Bullgaria, Serbia, Mali i Zi, Bosnia, Turqia, Rumania, Ukraina, Moldavia, Kosova, Shqipëria, Greqia,  përfshirë edhe pjesëmarrjen e Italisë të gjatë punimeve kanë hartuar statutin, kanë zgjedhur kryesinë dhe selinë e Shkrimtarëve, e cila do të jetë në Sofie.

Dokumenti u nënshkrua nga: Zahari Ivanov, i cili u zgjodh kryetar, Jordan Plevnesh, Jeremija Lazareviq, Jakup Omeroglu, Fahredin Shehu, Predrag Bjelosev, Stefan Çapaliku, Makis Tsitas, Peter Sragher, Dragana Tripkoviq, Luca Cedrola etj.

Lidhja e Shkrimtarëve të Evropës Juglindore do të përqëndrohet në përkthimin e ndërsjell të autorëvë nga këto vende, promovimin e vlerave artistike të secilit vend pjesëmarrës, organizimi i tryezave të rrubullakëta dhe diskutime, Festivale ndërkombëtare të poezisë etj.

Gjatë këtyre ditëve si rezultat i bashkëpunimit është botuar dhe promovuar edhe Antologjia e Shkrimarëve të Evropës Juglindore e cila përfshin, poezi, prozë, dramaturgji, ese etj.

https://www.seewriters.eu/about-us

https://www.seewriters.eu/founders?fbclid=IwAR0c5N8zgjnU-HBXQrIDpde_9Nc8oyIIlggXYx45d8ZtCabzgV6VWLt6NVU

https://www.seewriters.eu/founders/fahredin-shehu

LEAVE A REPLY