Home Portali Art & Kulturë nga Rolf Doppenberg- Rahoveci nuk harrohet lehtë

nga Rolf Doppenberg- Rahoveci nuk harrohet lehtë

2297
0

Shtatë takimet në Kosovë
Seven encounters in Kosovo – traduction en albanais
Thank you to Ilir Shehu for the translation !
Në shenjë falënderimi për Fahredin Shehun dhe Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë në Rahovec
Shtatë takimet në Kosovë
“Të gjithëve na mungon ngapak Kosova”
“A nous tous nous manque un peu la Kosova »
Ali Podrimja në “Flaka e Vjedhur”
Takimi i parë
Aeroplani, që po vinte nga Cyrihu, drejt Prishtinës, mbërriti në hapësirën ajrore të Kosovës, pasi që fluturoi mbi Alpe dhe nëpër bregun e Detit Adriatik. Rruga u shfaq përmes një videoje në kabinën e aeroplanit. Shikova përmes dritares, dhe njëherit pashë kolona të mëdha të reve mbi malet e Kosovës; secila kolonë vetëvetiu po qëndronte në ajër, vendosmërisht, qetësisht. Teksa i vështroja ato, kisha ndjenja të mrekullueshme; ato kolona të reve ishin krijimet e para të Kosovës të cilat po i takoja. Dhe rastësisht, kuptova: ato ishin shpirtrat e njerëzve të vdekur të Kosovës, duke qëndruar atje në atmosferën e lartë, duke shikuar mbi tokë dhe duke mirëpritur udhëtarin.
Takimi i dytë
Dy fytyra të ndritshme, dy zemra rrezatuese: Fahredin Shehu dhe Qazim Cana: ja ku janë në aeroportin e Prishtinës, dy burra përplot jetë; dy përqafime si mikpritje e dyfishtë, përqafimi të një mikpritjeje të thellë: ato dy përqafime të para përfshijnë të gjithë mikpritjen e festivalit.
Takimi i tretë
Po shkonim drejt Rahovecit, Qazimi duke vozitur, teksa Fahredini po bisedonte me mua; po bisedonim rreth Ali Podrimjës, poetit të Kosovës, i cili ka vdekur disa vite më parë. Ai ishte mik i ngushtë i Fahredinit, i cili më tregonte shkaqet e vdekjes së tij. Dhe rastësish, ai po shfaqej para dritares së veturës, duke ardhur nga ana e djathtë aq shpejtë sa një zog, sa një pupëzë: po përpëliste krahët për të shmangur veturën dhe fluturon në të majtë. A do të mund të ishte shpirti i Podrimjës, që po mirëpriste poetin, me pendat e tij shumëngjyrëshe, me fluturimin e tij aq të përpiktë?
Takimi i katërt
Po qëndronim të ulur në oborrin e vjetër pranë teqesë së Bektashive në Gjakovë. Në një nga shtyllat e drurit që po mbështette galerinë që po rrethonte oborrin, ishte një mbishkrim në shkonja arabe. Po hanim bashkë ushqim nga specialitetet e Kosovës, duke biseduar qetë. Fahredini po përkthente nga shqipja. Dy miq të Fahredinit, një cift që po jetonin në Gjakovë, iu bashkuan tavolinës: Filloreta dhe Blerimi. Ata lexonin poezi, kënaqeshin duke lexuar. Buzëqeshjet e tyre po ndriconin aq fort, saqë më preknin drejtpërdrejt në gjoks. Dy buzëqeshje nga Gjakova, përfaqësonin duart e hapura të Kosovës.
Takimi i pestë
Ajo po qëndronte në oborrin e hotelit në Rahovec. Floktë të errëta, një shikim i mprehtë në sytë e saj. Besa Hoxha. Po shtrëngonim duart në fillim të një takimi më të thellë, një takim i fjalëve, takim i gjuhëve. Po punonim së bashku në përkthimin e një poezie, në gjuhën e saj amtare, gjuhën shqipe. Ngadalë, me durim, përkthimi po rritej, po e gjente formën e tij në gjuhën e re; kur u përfundua, Besa e lexoi: poezia po tingëllonte mirë në gjuhën e re.
Takimi i gjashtë
Një muzikë gazmore po vinte nga rruga, po i thërriste të gjithë. Nuk mund t’i rezistoja thirrjes, shkova poshtë rrugës, i udhëhequr nga muzika: orkestra po ecte në Parkun e Qytetit të Rahovecit, bateri të zhurmshme dhe violinistë melankolikë. Para kësaj ngjarjeje, u shfaqën disa vajza në kostume tradicionale bardhë e kuq, duke mbajtur shporta të rrushit mbi kokë. I ndoqa deri në park, ku u ndalën nën një pemë të madhe. Dhe pastaj një nga vajzat erdhi spontanisht, dhe më ofroi një trëndafil. Trëndafilin e Rahovecit.
Takimi i shtatë
Festivali i verës dhe poezisë në Rahovec ofron kaq shumë takime, takime fytyrash, zërash, të shumta për t’i sjellë ndërmend. Fytyra të njerëzve që po ndëgjonin poezi, zëra të poetëve nga këtu, nga jashtë, afër dhe largë. Pra, le ta lëmë takimin e shtatë, të jetë i shumëfishtë, dukë përfshirë të gjithë ato fytyra, ato zëra që takoheshin së bashku, në lumturi, në paqe. Në vendin e Rahovecit, ku piqet rrushi në pjerrësitë e Ballaknit të ndricuar nga Dielli, ku piqet vera në errësirat e fucive, ta lëmë të ofrojë dehjen e ëmbël të fjalëvë të krijuara, të fjalëve të shpërndara.
Rolf Doppenberg- Switzerland – Germany
Translation from Ilir Shehu

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here