Home Festivali ndërkombëtar i poezisë Ediconi 1 Rexhep Hoti- Kosovo

Rexhep Hoti- Kosovo

2427
0

Rexhep Hoti ka lindur në Krushë të Madhe më 12 Janar 1964. Ai ka mbaruar studimet në Universitetin e Kosovës për Letërsi dhe Gjuhë Shqipe, ndërsa magjistraturën në shkencat filologjike me temën «Kombi dhe shteti në krijimtarinë e Kadaresë».
Në fillim të viteve ’90, me Ukshin Hotin udhëtojnë në Lubjanë, fillimisht ishte Lektor i revistës «Alternativa» e më pas edhe redaktor i revistës «Demokracia Autentike», ku, njëherësh ,ishte edhe bashkëthemelues me Ukshin Hotin.
Ka themeluar edhe gazetat e përditshme «Infopress», «Tribuna shqiptare», Sport», revistën «IPmagazinë» etj.

Librat e tij më të njohur janë: «Visore të shthurura», «Nata e Kosovës», «Tempulli i fjalës», «Kosova përballë vetvetes», «Pesha e konsensusit», «Përzierje e trishtë», «Drama dhe gjenitë e Kosovës», «Flirti civil dhe ambasadori» etj.

Është i martuar, ka tre fëmijë, jeton në Prishtinë.

S’të kuptuan në asnjë kohë!

Kushtuar Sylvia Plath

Ajo e kishte magjinë e fjalës kudo,
Në emër, në mendje në shpirt,
E rrethuar me dy super – shtete injorantësh,
Me burra të zbrazur, do të thoshin feministët,
Nuk kish kujt t’i shkruante poetja anglisht.

E lodhur me në fund,
Mes hapësirash të kaltra,
Tek përpinte dallgët dhe pezmin e paanë oqeanikë;
I thyente vargjet e shkruara,
Trishtimin
Dhe prapë kalëronte me vetëvrasjen,
Ndonëse e kishte pikasur tashmë:
Dy gjysma dhe një shtatzënë,
Për të ishte
Një mashtrim biblik.

Sërish e shqeu epilogun!
Ajo e kishte të qartë;
Fjala e saj edhe mund të mos honepsej
Në shekullin e fundit të mijëvjeçarit të dytë.
Nuk ishte Amerika, Anglia për poezinë,
Mospërfillja dhe ironia e të dyjave përpëlitej
Në dritën e pikëlluar gri të vetmisë së vajzës,
Me keq se poetika e moshës së pathënë,
Më keq se etja e përflakur e mortit
Përbrenda saj
Për dashurinë!
17 gusht 2013

Rexhep Hoti

Në Ikje!

Ti që lumturinë e do aq shumë
Hopet e tua kanë mbetur pamend.
S’kuptoj përse sot nëpër treme
E le peng gjithandej syrin tënd?!

Çfarë thyerje trokasin prapa derës?
As zhurmë, as ankth. S’ka shpjegim.
Çfarë rrëshqet mbi belin tënd,
Një vagabond, një qyqar a një trishtim?!

Nëse mbretëreshë e Botës do të jesh,
Një ditë më shumë se Eva ti e ke.
Harroje mëkatin e Adamit,
Shqyeje!
Edhe kur Bota të mbetet pa Atdhe.

Në ç’vend të të prek me fjalë,
Në ç’pjesë të shpirtit të të qas?!
Kur mbrëmjet po terrohen shterpë;
Dhe mbi fytyrën tënde puthjen e vras!

Vjeshtë, 2002

Rexhep Hoti

Poezi e pistë

Ç’është ajo shurrë e Maneken Piss-it
Që nuk shuhet kurrë!?

Ç’është ai art,
Shurron mospërfillës mbi shekuj
Dhe shijuesit e saj i trondit, i mburr.

P.S:
Për të qenë i tillë në art
Duhet të jesh Maneken Piss!

Prishtinë, 2002

le=’mso-bidi-font-weight:normal’>Peng

Ikëm.
Dalëngadalë
si një udhëtare e ngeshme,
vdekja na mori me vete.

Nuk qamë.
As u tmerruam.

Si ushtarë të bindur heshtëm
dhe
vetëm u trishtuam
për dashuritë e pashprehura.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here