Sali Bashota- Kosovo

Sali Bashota- Kosovo

2345
0
SHARE

Sali Bashota (1959), shkollimin fillor dhe gjimnazin i kreu në Kijevë, ndërkaq studimet për letërsi dhe gjuhë shqipe në Universitetin e Prishtinës. Magjistroi dhe doktoroi në shkencat filologjike. Është mësimdhënës në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës. Nga viti 2003 deri më 2013 ishte drejtor i Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës. Ka qenë kryeredaktor i revistës letrare „ Jeta e re“, nënkryetar i Unionit të Bibliotekave të Ballkanit etj.
Është autor i më shumë se tridhjetë librave me poezi, prozë, studime për letërsinë dhe kritikë letrare. Është njëri ndër shkrimtarët më të përkthyer të Kosovës. I përkthyer mbi 15 gjuhë të ndryshme të botës, është përfaqësuar në shumë antologji brenda dhe jashtë vendit. Veprat e tij janë dhe vlerësuar lart nga studiues të huaj, si dhe janë promovuar në shumë vende të botës, si në Paris, Sète, Bukuresht, Sofie, Basel, Malmö etj.
Veprat e tij më të njohura në gjuhën shqipe në poezi janë: “Plagomë”(1994), “Dalje nga trishtimi”(1999), “Bukuri e nëmur”(2006), “Dorëshkrimi i ngjallur”(2011), “Dhembje e bekuar-333 poezi”(2013), ndërkaq në prozë poetike, dallohen këto vepra: “Ëndrra në parajsë“ ( 2006), „Sytë e vetmisë“(2010), „Rruzullimi i zjarrit“ ( 2011), „Zemërimi i heshtjes“ ( 2014).Në fushën e esesë dhe të studimeve letrare dallohen veprat: “Kuteli prozator, poet kritik”(1999), “Domethënia e ideve letrare”(2001), “Proza e filleve të modernitetit”(2006), “Studime letrare”(2008) etj.
Në gjuhë të ndryshme të botës, duhet veçuar këto vepra: „Exilul Sufletului“ (Ekzili i Shpirtit), Bukuresht ( 2004), „Schalte das magische Licht ein“ (Ndiz dritën magjike), Zurich (2004) „Ako stanam angel“ (Nëse bëhem engjëll), Shkup (2006), „Beauté maudite“ (Bukuri e nëmur), Zurich (2010), „Прокълната красота“ (Bukuri e nëmur), Sofie ( 2012),“När himlen tystnar“ (Kur hesht qielli), Malmö (2012), „Allume la lumière magique“ (Ndiz dritën magjike), Paris (2012),“Il gioco della foglio“(Loja e gjetheve), Zurich (2014), „Η άλλη όψη του κόσμου“ (Pamja tjetër e botës), Janinë (2016).
Për krijimtarinë e tij letrare dhe shkencore është nderuar me çmime të larta kombëtare dhe ndërkombëtare për letërsi.

A POEM THAT WAS DYING

Albulena said: don’t beckon it
It is a poem of the first yearning
Mother will have a nightmare too

Besiana said: don’t burn it
There is no end to the soul’s pains
Someone will later lament in tears

Doruntina said: don’t hurt it
It would be a sin to kill the verse
It is just born in a sigh

Etleva said: don’t make it bleed
All the bells of sadness will toll
No word of hope will be left

Rozafa said: don’t bury it
The poem longing for a bit of fatherland
For its own soul

BALAD FOR A BURNT MANUSCRIPT

Barbarians will come no more
Dragging down our fatherland
A burnt script cries out
On the seventh day of resurrection
At the Republic Square of Letters
Only the blood of the tongue still bleeds
Over the rusty testament of the word
Like a rosy shirt the lost soul wetted
Then comes the season of the injured smile
Through dreams of subterranean
With the fire of a perfect sadness
Earth Water Wind purify the sin
Chewing the Black Dot of punishment
Death is howling together with the pain in the coffin
And the white ashes of verse become a cursed freedom
Barbarians will come no more
Dragging down our fatherland
Somewhere it is an aged loneliness
With burning candles over saddened lasses
Measuring with the first morning shadow
The words are covered by an omen of ardent diadem
In the beyond the grave world before a contempt of dreams
The hell is me the damned poet said
A lonely cuckoo bird sings afterwards
When the names are called on the Judgment Day
Covered in white canvass of an old daring
With manuscripts being washed in laments of blood
A day of yearning when the separation is made
with the soul
To seek the most beautiful death
Barbarians will come no more
Dragging down our fatherland

FATHERLAND

This was that white falcon
That Mother hanged over the cradle
In centuries full of thunders

Fatherland means the Sky

Cries were dripping to the knees
And the roof of the house was falling
When laments danced

Fire did not die out
The fire in the hearth did not die
Why the winds were blowing outside

Fatherland means the Land

This is that white falcon
That mother kept in her breast
In the November shrieks

There our soul woke up
Snatching a bit of the blue sky
Any time the birds twittered in their nests

Fatherland means the Water

Somewhere on a window
A flower was growing tall
A flower was baptizing itself

When a bee-hive gate was closing
When a soul’s gate was opening

Fatherland means the Fire

THEN COMES SADNESS

While the fire of soul
Becomes a death-day of love
The word cuts its omen
In a different hell

Then comes sadness

While the lamenting ends
Within a memory of black
A snake sleeps in a dream
Sucking all the loneliness

Then comes sadness

While the names are forgotten
In the sin-dying season
The cuckoo cursing her own voice
In the thunder-stricken birthplace

Then comes sadness

While the words roar
With the breath hidden in the breast
The wound heals its own sadness
Once hate is freed of slavery

Then comes sadness

PRAYER

A day comes
When the cursed word
Grows like the green grass
On a holy land

My love
In the secrecy of suffering
Love dies happily

ELEGY

everything is black

a room turned into a ghost
a dead bird in the nest
ashes of burnt manuscripts
the hair locks of a lass on a window
hour of fate’s punishment
mother’s cry in a cursed house
testament of two meters of soil

only death is white

Translated
Avni Spahiu

Sali Bashota

POEZIA DHE SHOQËRIA

Bota e poezisë

Poezitë e bukura për shiun, për lulet, për zjarrin, për dashurinë, për vetminë, për lirinë, për

atdheun etj., i kapin shenjat e tyre të veçanta për të prodhuar efekte estetike dhe ndjeshmëri,

kryesisht përmes gjuhës, figurave, stilit. Secila prej këtyre poezive e ka përmbajtjen dhe

domethënien e vet, të cilat i referohen lexuesit, për t’i dalluar apo pëlqyer të mirën, të keqen, të

bukuren, të shëmtuaren etj.

Poezia gjithmonë e ka ndjenjën e pavarësisë nga artet tjera. Kjo ndjenjë mund të shpërblehet me

pasionin e poetit për ta ndërtuar konceptin e botës së saj për shoqërinë dhe njerëzimin në

përgjithësi.

Shoqëria pa lexues të poezisë do të dukej shoqëri e vdekur përbrenda një imazhi të shkretëtirës.

Në fakt, “poezia nuk mësohet. Ajo ndihet”-thoshte Borhesi. Kjo thënie mbase mund të përmbys

çdo teori të interpretimit të poezisë.

Duke u nisur nga një model i ngjashëm, secili poet mund të mbledhë kujtimet dhe mendimet e

përzgjedhura brenda kujtesës së tij për ta prodhuar imazhin e caktuar nga vullneti krijues, pra

për të shkruar një poezi, e cila nuk do të mësohej , por do ta kishte ndjenjën e përjetimit nga të

tjerët. Pastaj, lexuesi do të kuptonte se çka është metafora e dritës dhe e errësirës, e ëndrrës dhe e

zhgjëndrrës, e natës dhe e ditës, e dhembjes dhe e lumturisë etj., nëse ajo poezi do të kishte

misionin e ndikimit në jetën njerëzore, me idetë, përmbajtjen dhe porosinë e saj.

Për më tepër, kujtesa dhe imagjinata sikur do të mbështilleshin me velin e figurave të bukura për

ta ndërtuar fillin e frymëzimit, se si lindin ndjenjat, nga burojnë ato apo se si gdhenden fjalët më

të zgjedhura për ta paraqitur një fakt, kësaj radhe, faktin estetik, i cili ndërlidhej me fjalën e

shkruar, bashkë me imazhet më të fuqishme që e ndërtojnë botën e poezisë.

Prandaj, poezia, kjo mbretëreshë e arteve, e ka klithmën e vet të pakrahasueshme për t’i shprehur

ndjenjat, shqetësimet, gëzimet, lumturinë, pikëllimin, dhembjen, dashurinë etj., duke e saktësuar

kënaqësinë e ndjesive dhe të përjetimit estetik, në radhë të parë, brenda ligjërimit dhe figurës për

ta përcaktuar vizionin e një bote krijuese, e cila mund të bëhet pikë referimi për një shtresë

lexuesish apo për një pjesë të caktuar të shoqërisë njerëzore, të cilët e lexojnë, e çmojnë dhe e

duan.

Nëse mund ta përcaktojmë rolin dhe misionin e poezisë, atëherë mund të krijojmë edhe

përfytyrime e shpërfyrime mendimesh të ndryshme që kanë të bëjnë me një lloj ‘dyluftimi’ midis

imagjinatës dhe realitetit, për të favorizuar komponenten e përjetimit të asaj që nuk mësohet, por

përjetohet, siç është poezia.

2

Fjala vjen, lëvizja e figurave përbrenda një poezie moderne, nëse do t’i përdornim në kuptimin

figurativ e simbolik, siç janë: Toka, Qielli, Uji, Zjarri etj., do të mund ta ndërtonin botën e

imazhit të veçantë për krijuesin, i cili e hulumton lëvizjen e shpirtit drejt përsosmërisë së

gjykimeve të tij.Dallimet, ngjashmëritë, faktet, idetë, dëshmojnë për perceptimin e një realiteti të

rikthyer në figurë. Sidoqoftë, labirintet e një kërkimi të tillë e krijojnë gjuhën e vet, pra gjuhën e

poezisë.

Fuqia e poezisë

Idenë e fuqisë së poezisë së çdo gjuhe dhe etnie e krijojnë poetët, duke e përcaktuar ndikimin e

saj në shoqëri. Poezia shqipe më së miri e ka provuar se ndikimi i saj në proceset e zhvillimit të

shoqërisë shqiptare ka pasur një prani të jashtëzakonshme, sidomos në periudhën e Rilindjes

Kombëtare Shqiptare. Mesazhi i kësaj poezie është bërë program kulturor e kombëtar për

identitetin e një letërsie, siç është letërsia shqipe, por edhe program mësimi.

Në shekullin XXI roli dhe ndikimi i poezisë në shoqëri nuk mund të krahasohet me periudhat e

caktuara historike. Sot poezia e fuqizon misionin e saj për një shtresë të caktuar lexuesish. Rënia

e popullaritetit të saj në shumë vende të botës i ka dhënë mundësi më shumë prozës, si dhe

llojeve dhe formave tjera të letërsisë. Megjithatë, poezia mbetet arti më elitist, i cili e mishëron

sistemin e vlerave njerëzore të qytetërimeve të ndryshme. Madje, siç do të thoshte Oktavio Paz

“që prej epokës paleolitike, poezia ka qenë në simbiozë me të gjitha shoqëritë njerëzore. Nuk ka

ekzistuar shoqëri që të mos ketë njohur njërën ose tjetrën formë të poezisë”.

Vizioni ynë për botën mund të perceptohet, madje edhe të ndryshojë përmes poezisë.Shumë

poetë të njohur botërorë kanë krijuar vepra të bukura poetike, brenda së cilave qarkullojnë idetë

për të ardhmen e shoqërisë së njerëzimit, kështu shikuar nga ky aspekt roli i poezisë në shoqëri

mund të trajtohet në shumë rrafshe të interpretimit.

Kur i lexon veprat e Homerit, Dantes, Brehtit, Lorkës, Bodlerit, Eliotit, Borhesit etj., të cilët u

përkasin letërsisë botërore apo veprat e Pjetër Budit, Naim Frashërit, Gjergj Fishtës, Lasgush

Poradecit, që i përkasin letërsisë shqipe, lexuesi mund ta kuptojë dijen dhe shijen e secilës vepër

poetike, për ta dalluar rolin e poezisë së këtyre poetëve jo vetëm për letërsinë e secilit komb, por

edhe më gjerë.

Një poezi e shkruar në lashtësi, në mesjetë, në bashkëkohësi etj., i ka veçantitë e saj, e ka kohën

dhe hapësirën e vet, idetë, konceptet, temën, përmbajtjen, motivet për të krijuar një pikëpamje

apo botëkuptim për njeriun dhe shoqërinë. Fjala vjen, një poezi e shkruar para një shekulli me

fuqinë e saj shprehëse do të ishte aktuale edhe sot, pikërisht me mesazhet e saj për proceset e

shoqërisë njerëzore.

Diversiteti i kulturave nuk e njeh diversitetin e poezisë. Poezia krijohet bashkë me universalitetin

e kulturave, të identiteve, të gjuhëve. Poezia e ka botën e vet.Bota e saj është fantazia. Përmes

3

ligjërimit të veçantë poetik ndërtohet gjuha, ritmi, figurat, fjalori poetik etj., të cilat bëhen

dokument shpirtëror i jetës njerëzore.

Ndikimi i poezisë

Koncepti i ndikimit të poezisë në shoqërinë postmoderne është problematik dhe i diskutueshëm.

Për të karakterizuar qëllimet dhe efektet e këtij ndikimi varen nga shumë faktorë letrarë dhe

jashtëletrarë.Gjithashtu, edhe fryma e globalizmit në fundin e shekullit XX dhe në fillimet e

shekullit XXI i nënshtrohet drejpërdrejt vlerave të tjera të shoqërisë njerëzore në përgjithësi, si

dhe specifikave të qytetërimeve të ndryshme, në radhë të parë, përbrenda botës së teknologjisë

dhe të komunikimit.

Megjithëketë, mendoj se poezia edhe në ditët e sotme e ka ruajtur magjinë e saj të veçantë dhe

gjithsesi është në epërsi të dyfishtë me llojet dhe zhanret tjera, pikërisht për shkak të kodeve

ligjërimore të saj dhe besimit të vazhdueshëm të lexuesit në kategoritë fundamentale estetike, të

cilat dalin dhe burojnë nga shpirti i poezisë së vërtetë apo i poezisë së vlerave.

Një poezi, e cila i shpalos idetë, vizionet, mendimet e njeriut, mund të bëhet pikë referimi në

zhvillimin e ndërgjegjes njerëzore, prandaj shumë poetë përfaqësues të kulturave të mëdha dhe të

vogla të qytetërimit botëror, pikërisht me poezitë e tyre kanë arritur t’i paraqesin idealet e

kombeve të tyre. Kjo ka ndodhur në shekujt e kaluar, në periudhën e zhvillimit dhe të

pavarësimit të identiteteve dhe kombeve.

Sot ndikimi i poezisë në shoqëri mund të vështrohet nga kompleksiteti i traditës së favorshme të

saj dhe nga sfida e posmodernizmit drejt teknologjive të reja të komunikimit.Natyrisht, kërkimet

për ndikimin e poezisë në jetën shoqërore, mund të varen nga shumë faktorë. Prandaj, faktori

edukativ, kulturor, social, madje edhe faktori politik, secili prej tyre, e zë vendin e vet në

rrethana të caktuara kohore.

Vlerësimet e sotme për rolin e poezisë në shoqëri mund të krijojnë bindje të ndryshme të

bashkëlidhura shumë ngushtë me vetë pozicionin dhe misionin e poetit në një shoqëri me

demokraci të zhvilluar, në një shoqëri me pak demokraci apo në një shoqëri tjetër pa demokraci.

Në këtë mënyrë, do të hiqeshin apo do të shtoheshin dilemat se e ardhmja e poezisë pa rolin e saj

në shoqëri, mund të ishte një mendim utopik, i cili do ta ndërtonte parabotën e vet drejt një

misteri të çuditshëm dhe të panjohur. Prapë po e përsëris mendimin e Paz-it se “ poezia ka qenë

simbiozë me të gjitha shoqëritë njerëzore”, për të dëshmuar fuqinë dhe ndikimin e saj në

periudha të ndryshme të njerëzimit.

Si do ta mendonim sot artin e poezisë pa veprat monumentale të Homerit, Dantes, Hugoit, Gëtes,

Pëtefit, Posë etj., të cilat kanë ndikuar dhe ende ndikojnë në zhvillimin e mendjes njerëzore. Kjo

është çështja….

Prishtinë, 30 gusht 2016

SHARE
Previous articleOlimbi Velaj- Albania
Next articleGustav Murin- Slovakia

LEAVE A REPLY