Xhenc Bezhi
ANEKDOTA GJERMANE
SOKRATI DHE LLAFAZANI
Një llafazan kërkoi, nga Sokrati ti mësonte retoriken.
Filozofi kërkoi prej tij dyfishin e shumës që kërkonte prej të tjerëve.
Sigurisht që llafazani kërkoi ta dinte arsyen:
Atëherë Sokrati ju përgjigj:
-Kërkoj dyfishin sepse me duhet të ju mësoj të flisni dhe të heshtni .
KOALICIONI
Marilyn Monroe pyeti një herë Ajnshtajnin;
– Si mendoni profesor të banim një fëmijë së bashku; me bukurin time, e inteligjencën tuaj çfarë fëmije i mrekullueshëm do të bahej?
Atëherë Ajnshtajni i përgjigjet:
– Më vjen keq por mund të ndodhë edhe e kundërta…
E QESHURA
Ajnshtajnit ju kishte mbush mendja që i bie mirë violinës. Kështu deri sa një natë po luante disa pjesë në një sallon, dramaturgu Franz Molnar u ul në radhën e parë, dhe sa herë që gabonte Ajnshtajni ndonjë ton, ai shpërtheu në të qeshura.
Ajnshtajni nuk u durua ma, ndërpreu koncertin e i tha:
– Më thuani pse qeshni zotni Molnar? -A mos me keni pa ndonjëherë të qeshem kur lexoja komeditë tuaja?
BESIMI
Një ditë një fizikan shkon në vizitë te kolegu i tij fizikanti danez dhe laureat i çmimit Nobel Niels Bohr. Mbi derën e hymjes sheh të varun një patkua, u habitë pa masë, dhe nuk mund u ndalue pa e pyet;
-Ju z. Profesor Bohr, dhe një patkua ??? A mendoni seriozisht për këtë?
Prof Bohr i përgjigjet: “Sigurisht që jo !!! Por ai duhet të ndihmoj edhe nëse nuk beson në te!”
BILETA
Ajnshtajni ishte një person shumë intuitiv. Një herë kur po udhëtonte me tren pa qe po vinte konduktori dhe filloi të gjurmonte ku e kishte futë biletën. Konduktori e pa që po mundohej e i tha:
– Mos u shqetësoni z. Profesor, unë e di që ju keni pre biletë.
Pastaj Ajnshtajni i përgjigjet:
Fakti që ju e dini se kam pre biletë nuk me ndihmon shumë, kur nuk e di se ku më duhet të zbres.
PESHKOPI I FYEM
Shkrimtari i njohun amerikan Mark Twain kishte shumë miqësi me peshkopin e një qyteti fqinj. Ai shkonte në meshë çdo te diele, ndodhte shpesh herë që peshkopi e ndalte për drekë.
Një të diele mbas meshe Mark Twain hetoi që peshkopi ndihej krenar për predikimin që kishte ba e i tha:
– Sidomos sot keni ba një predikim të mrekullueshëm, por ju betohem se në shtëpi kam një libër ku gjendet e shkrueme secila fjalë qe keni nxjerrë prej goje.
– Kjo asht fyemje, tha peshkopi, – unë nuk e kam të nevojshme të vjedhë nga kush tjetër predikimet e mia.
Të nesërmen Mark Twain i dërgoi atij një libër dhe shkroi:
“Ky është libri për të cilin ju pata fol dje, shpresoj ta kuptoni se nuk ju kam gënjye”
Ishte një fjalor.
ZEMRA E BUKUR
Një djalë i ri një ditë deklaroi se kishte zemrën më të bukur në të gjithë qytetin.
Shumë njerëz u mblodhën rreth tij dhe të gjithë admiruan zemrën e tij që vërtetë ishte e përsosun. Nuk kishte asnjë njollë. Të gjithë njerëzit që u mblodhën i dhanë të drejtë. Me të vërtetë ishte zemra më e bukur që kishin parë ndonjëherë.
I riu ishte shumë krenare dhe mburrej me zë të lartë duke treguar zemrën e tij të bukur. Papritmas, një burrë i vjetër u shfaq dhe i tha:
“Zemra jote as ngatë nuk ja banë bukurisë së zemrës sime.
Turma u mblodhën dhe i riu shikonte një zemër të vjetër që rrahte me forcë, por ishte plot plagë. Në te kishte vende ku pjesë të saj ishin hequr dhe zëvendësue me të tjera, por që nuk përshtateshin plotësisht. Kishte në te të grrithuna, të çara, po edhe pjesë të tana që mungonin.
-Si mund të thuash, që zemra jote është më e bukur? I thanë disa.
Kur e pa djali gjendjen e zemrës së plakut filloi të qeshte me za të naltë.
– Ju po talleni me mua, krahasoni zemrën tuaj me timen. Zemra ime ashtë e përkryeme, kurse e juaja ashtë një rrëmujë, plot plagë e lot.
– Po, tha plaku, – Zemra e juaj duket e e përkryeme, por unë kurrë nuk do e ndërroja me timen.
Të gjithë u stepen kur plaku filloi të flas:
– Çdo plagë përfaqëson një person për të cilin unë kam dhënë dashurinë time. Hoqa pjesë të zemrës sime dhe ua dhurova njerëzve, shokëve të mi, dhe shpesh herë edhe ata më japin më pjesë të zemrës së tyre që ti plotësoj vendet bosh në zemrën time. Por për shkak se copat nuk janë plotësisht të njëjta, më kanë mbetë zbrazëtina në qoshe, që mua më mbajnë gjallë, ato më kujtojnë dashuninë e përbashkët që kemi.
Këto të zbraztina qe shihni janë copëza që dhurova pa pritë që ndonjëherë do të mi kthenin, ato vërtet shkaktojnë dhembje , por dashunia asht e lidhun me rrezikun. Shpresoj se një ditë ata mund të kthehen dhe do të mbushin hapësinën boshe.
A e sheh tani se çka asht bukuria e vërtetë?
I riu qëndroi në heshtje dhe dy pika loti i rreshqiten faqeve. Me duar që i dridheshin shkëputi një copë nga zemra e tij e përsosun dhe ia dhuroj plakut.
Plaku pranoi ofertën nga djaloshi dhe e vendosi atë në zemrën e tij. Pastaj edhe ai mori një copë nga zemra e tij e vjetër dhe mbushi plagën në zemrën e të riut.
I riu shikoi zemrën e tij, nuk ishte e përkryeme, por më e bukur se kurrë, ai ndjeu se si rrjedhte dashunia e njeriut te vjetër në zemrën e tij.
Ata u përqafuan ngrohtësisht dhe krah për krah u larguan, duke e lënë të heshtun turmën e prekun në shpirt.
GARA
Ishin kanë mbledhë do bretkosa dhe kishin pas vendosë me organizue një garë në
naltë-ngjitje. Për me e ba garën ma interesante kishin vendos si objektiv piken ma të naltë të një kulle të madhe.
Në ditën e garës u mblodhën shumë bretkosa të tjera me i shikue. As njana prej bretkosave nuk besonte se do të ketë garuese se do ta arrinte cilin. Kur filloi gara dhe bretkosat ngjiteshin murit, shikueset thirrshin;
– Kjo është e pamundun! Mos lodhi kot! Shih kur të bie! Shihet se asht e lodhon. Ha, ra, ra.
Nga këto thirrje garueset e dëshpërueme binin njana mbas tjetrës, dhe për çudinë e të gjithave veç njana arriti majën.
Të befasueme nga arritja e sajë u mblodhën me e pyet, por enigmën e zgjodhi njana që e njihte;
– Kjo asht shurdhë, dhe nuk i ka ndëgjue brohoritjet tona demoralizuese, prandaj dhe ja ka arrit qëllimit.
Të parat që ikin prej nesh janë premtimet e politikanëve, e fundit asht shpresa.
PROBLEMET
Një herë një kryeplak në një katund në malësi i lodhun prej ankesave të bashkë katundarëve të tij vendosi me ba një provë. I thirri të gjithë me u bashkue ndër hije të një ahu të madh ku mbaheshin kuvendet e ju tha:
– Shumë prej jush me jeni ankue për problemet që keni, e unë i vetëm nuk kam mund me ju ndihmue. Prandaj kam vendos me e ba një provë nëse edhe ju jeni të pajtimit?
– Po more, po e bajm , çka me humbë nuk kemi. thanë ata.
– E pra, secili prej jush ti shkruan problemet e veta me një letër, e letrën ta vendos te ky lis, por me kusht që me marrë një letër tjetër të tjetër kujt me vete.
U tha e u ba.
Sa hapen letrat me i lexue panë se problemet që kishin marrë ishin ma të mëdha se ato që kishin lanë, prandaj çuan fjalë kryeplakut e i thanë:
– Tue ju dhanë gjithmonë randësi problemeve tona kemi mendue se kush ma në pus se na nuk asht, por tash se po e shohim se nuk asht ashtu, tu kishim lutë me na e ba të mundun që secili prej nesh ta merr prapë letrën e vet, e të merrej me problemet e veta, e nuk kemi me tu ankue ma kurrë.
NDIHMËSI I HAJDUTIT
Një ditë Mbreti Fridrich i ll. deri sa po shëtiste në kështjellën e tij pa një burrë që po tentonte ta hiqte nga muri një orë të madhe e të kushtueshme bronzi. Mbreti mendoi se asht orë punues, bile i ndihmoi ta hiqte nga muri. Burri mori orën ndër sqetull dhe doli jashtë.
Mbas pak kohe kopshtari mbretit futet te mbreti dhe i thotë:
– Shkëlqesi, tue dalë prej kopshti kam nxanë një hajdut që kishte vjedhë orën e madhe nga dhoma e pritjes. Më thoni ju lutem çfarë të bajmë me te?
Mbreti qeshi e tha:
– Lirojeni! Unë vet i ndihmova me vjedhë orën, pra isha ndihmësi i tij.
ÇMIMET
Ajnshtajni ishte krejtësisht i thjeshtë, dhe të gjitha ato çmime dhe diploma nderi të cilat i mori, as që i interesonin.
Miqtë e tij ishin të sigurt se ai as që e dinte se si dukej medalja e çmimit Nobel.
ISHULLIT DHE NDJENJAT
Para shumë kohe në një ishull të vogël ishin mbledhun të gjitha ndjenjat; humori, trishtimi, mburrja, lumtunia, natyrisht edhe dashunia.
Një ditë ndjenjat morën një komunikatë të habitshme se ishulli do të fundosej së shpejti. Secila nga ndjenjat ndërtoi nga një barkë që të largoheshin nga ishulli. Vetëm dashuria do të presë deri në momentin e fundit, sepse ajo ishte shumë e lidhur me ishullin e bukur.
Kur ishulli filloi të fundosej ngadalë. Dashuria pyeti ndjenjat e tjera për ndihmë.
Së pari pyeti pasurinë që u nisë me barkën e saj luksoze;
– Pasuni, të lutem a mund të me marrësh me vete e të më shpëtosh?
– Jo, nuk mundem. Në barkën time, kam një shumë gurësh të çmuem, ar dhe diamante. Nuk ka më vend për ty.
Atëherë dashunia e pyeti krenarinë, e cila kaloi me barkën saj të mrekullueshme.
-Krenari, të lutem a mund të me marrësh me vete e të më shpëtosh?
– Nuk mund të të marrë, – tha krenaria – çdo gja këtu asht e përkryeme dhe s’mund ta damtojë varkën tim të bukur.
Pastaj dashuria pyeti Trishtimin:
– Të lutem Trishtimi, a mund të me marrësh me vete e të më shpëtosh?
– Oh e dashtun, – tha trishtim: – Unë jam aq i trishtuem sa dua të rri i vetëm.
Humori ishte aq i lumtur dhe i zhurmshëm sa as që e ndëgjoi thirrjen e saj.
Papritmas një zë thirri:
– Eja Dashuni, eja se unë do të marrë me vete.
Dashunia ishte aq mirënjohëse dhe aq e lumtun, sa që krejtësisht kishte harruar të pyeste shpëtimtaren për emrin e saj.
Më vonë, dashunia e pyeti njohurinë:
– Mund të më tregosh se kush asht kjo zonjë që me shpëtoj e më mori në barkën e saj?
– Po sigurisht, – u përgjigj njohunia, – kjo zonjë asht koha.
– Koha? – pyeti Dashunia e habitun. – Pse më ndihmoj koha?
Dhe njohuria u përgjigj:
– Sepse vetëm koha e kupton se sa e rëndësishme është dashunia në jetë.
PESHA
Një palmë e vogël rritej shpejt dhe fuqishëm në buzë të një oazë deri sa një ditë aty pari kaloi një njeri. Si shpirt keq që ishte kur pa palmën e vogël që rritej aq me afsh, nuk mund u përmbajt pa ja ba një sherr. Mori një gur të rëndë dhe e vuri mbi kurorën e palmës dhe iki i kënqun.
Palma e vogël u përpoq të shkundë gurin, por mbase nuk pati sukses u dëshpërue shumë. Me përballue peshën e gurit si mbeti rrugë tjetër veç ti forconte rranjët. Rranjët e saj u zgjaten në thellësi të tokës deri sa mbërrin te uji i oazës që kishte pranë.
Njeriu që i pati vu gurin palmës mbi kunorë, kur u kthye mbas disa vitesh, priti të shoh palmën e gjymtueme. Dhe u çuditë shumë kur para sysh i doli një palmë e madhe dhe e fuqishme.
Papritmas ajo u përkul dhe i tha atij:
-Faleminderit për gurin që ma pate vu mbi kunorë! – Barra e peshës së tij
më ka bërë të fortë!
SI FORMOHET BOTA?
Një herë një djalë i vogël i lutet të atit që po lexonte gazetën të luante me te! Po ai nuk kishte as kohë e as dëshirë. Ai e dinte se të birit i pëlqenin zgjedhjet e vështira, prandaj mori një faqe të gazetës ku në foto ishte bota e detajuem, e grisi në copa shumë të vogla dhe ja dha:
– Merre e bashkoj pjesët dhe rregullo boten si ishte!
I biri filloi punën me një herë dhe mbas një kohe shumë të shkurtë u kthye te i ati me pjesët e ngjituna të letrës ku kishte qenë fotografia e botës.
I habitun e pyeti të birin:
– Si arrite kaq shpejtë me i ngjitë të gjitha pjesët?
– Fare lehtë, u përgjigj ai, – në pjesën e pasme të letrës me fotografinë e botës kishte qenë fotografia e një njeriu. Kur arrita me e formue njeriun, boto u formue vetvetiu.
SURPRIZA E DASMËS
Një qift i ri kishte vendos me u martue, dhe dashen me ba një dasmë të madhe e ti ftonin të gjithë miqtë e shumtë që i kishin. Por me që ishin të varfër e nuk kishin mundësi me ba një darkë solemne, vendosen që darka e dasmës të ishte krejt e thjeshtë, dhe porositen gjithë të ftumit të mos binin dhurata të tjera përpos nga një shishe me venë të cilën do ta derdhnin vet në një fuçi të madhe, prej të cilës do të pinin të gjithë së bashku.
Miqtë e ftuem sa vinin përshëndeteshin me qiftin, dhe secili drejtohej kah dera e hymjes ku kishin e vendosë një fuçi e madhe dhe në te zbraznin shishet që kishin me vete.
Kur ma në fund u mbush fuçia, nusja me dhëndrin dhe miqtë me gota në dorë u drejtuan kah fuçia.
Një djalë që e kishin caktue si kamerier filloi ti mbushte gotat, por për çudinë e tij dhe gjithë të pranishmëve nga fuçia nuk po dilte venë por ujë i pastër.
Çka kishte ndodhë?
NDIKIMI I ARGJENDIT
Një ditë një njeri i pasun dhe dorë shtrënguem që i kishte tretë lumtunia shkoi tek një prift i mençur dhe e luti për një këshillë.
Prifti e çoi te dritarja dhe i tha:
– Shikoni jashtë dhe më tregoni se çfarë shihni.
– Njerëz, – u përgjigj i pasuni.
Pastaj prifti e dërgoi te pasqyra.
– Çfarë shikoni tani?
– Shoh veten time, tha i pasuni.
– Ndëgjoni, i tha prifti, dritarja dhe pasqyra te dyja janë prej qelqi, por xhami i pasqyrës asht i lyem me një shtresë argjendi. Pak argjend dhe ju të pasunit nuk arrini ma të shini njerëzit tjerë, por veç veten tuaj
PROBLEMET E MATEMATIKËS
Në korridorin e universitetit një student ndaloi profesorin e njohur të matematikes Norbert Wiener me e pyet për një problem matematikorë. Profesori ndaloi, diskutoi me studentin për problemin, dhe kur mbaruan punë, e pyeti studentin;
– Kur më ndaluat të më banit pyetjen; nga cili drejtim po vija?
Studenti i tregoi atij drejtimin nga i cila kishte ardhur.
– Aha, tha profesori Wiener: do të thotë unë nuk kam ngrënë ende, dhe vazhdoi rrugën e tij në drejtim të mensës.
SHTATË MREKULLITË E BOTËS
Në një orë mësimi mësuesja ju dha nxënësve për detyrë klase të shkruanin në fletore shtatë mrekullitë e botës.
Nxënësit njani mbas tjetrit i shënuan në fletore te shtatë mrekullitë, dhe po prisnin mësuesen ti kontrollonte detyrat, kur panë se ajo po shikonte një vajze e cila ende po mendohej.
Mësuesja ju afrue ngadalë dhe e pyeti:
– Je gati?
– Edhe një po më mungon, mësuese.
– Lexo ato që i ke shkrue, e tjetrën ta shohim së bashku, – tha mësuesja.
– Për mua shtatë mrekullitë botës janë ketë:
1. Me pa
2. Me ndëgjue
3. Me prekë
4. Me nuhatë
5. Me ndjerë
6. Me qeshë…
7. .. dhe me dashurue
Në klasë mbretënoi heshtja, deri sa ajo vazhdoi:
– Këto gjanat e përditshme që kemi janë me të vërtetë të mrekullueshme. Gjanat më të vlefshme në jetë janë ata të cilët nuk mund të blihen.
ZBUTJA E SHQIPONJËS
Një herë një gjuetar kishte shkue në pyll për gjah. Mbas pak kohe u kthye në shtëpi me një zog shqiponje, të cilën e mbylli në oborrin e pulave bashkë me to. E ushqente me të njëjtin ushqim si pulat, edhe pse ishte një shqiponjë, mbreti i zogjve.
Pas disa viteve një natyralist erdhi me vizitue mikun e tij. Kur e pa shqiponjën bërtiti:
– Çka banë kjo këtu? Kjo nuk asht pulë, kjo asht shqiponjë.
– Ke të drejtë, i tha miku i tij, por unë kam arrit atë ta shndërroj në një pulë. Ajo nuk është më shqiponjë, por një pulë e butë, megjithëse krahët e saj të hapun arrijnë tri metra.
– Oh jo,- tha studiuesi – Ajo asht ende një shqiponjë, ka zemrën e një shqiponje, dhe kjo herë do kur do të fluturojë në qiellin e naltë.
Gjuetari tundi koken e tha:
– Jo, kjo tash asht një pulë e vërtetë, dhe kurrë nuk do të fluturojë.
Të dy burrat vendosin ta provojnë. Hulumtuesit mori shqiponjën, e vuni në krahun e tij dhe i tha:
– Ti je je një shqiponjë, ti i përket qiellit, shtrijë krahët tu dhe fluturo!
Shqiponja nga krahu i zgjatun i studiuesit shikoi rreth e rrotull, dhe kur pa pulat tuj hangër ushqim u hodh përmbys para tyre.
Gjuetar qeshi e tha:
– Siç e thashë ajo asht tani një pulë.
-Jo, ajo asht një shqiponjë. Do e testojmë përsëri nesër. -tha studiuesi.
Të nesërmen ai hipi me shqiponjë mbi çatinë e shtëpisë, e mori dhe i tha:
-Ti je një shqiponjë, hapi krihet dhe të fluturo. Por shqiponjës sytë i shkuan përsëri te pulat që ushqeheshin në oborr, kërceu përsëri e ra në mesin e tyne.
Gjuetari tha përsëri:
– Të kam thanë, ajo asht një pulë.
Por studiuesit tundi kokën dhe tha:
– Jo, ajo asht një shqiponjë, dhe ajo ende e ka zemrën e një shqiponje. Le ta provojmë edhe një herë të vetme, nesër ajo do të fluturojë.
Të nesërmen në mëngjes, studiuesi u ngrit herët, mori shqiponjën dhe e çoi jashtë qytetit larg nga shtëpitë, në rrëzë të një mali të naltë.
Dielli sapo kishte le dhe drita e tij kishte kaplue majën e malit. Çdo gja shkëlqente në gëzimin e një mëngjes të mrekullueshme. Ai mori shqiponjën përsëri në krahun e tij, dhe ngriti krahët e saj:
-Ti je një shqiponjë,- i tha- ti i përket qiellit dhe jo tokës, prandaj shtrij krahët tu dhe të fluturo!
Shqiponja shikoi përreth dhe u drodh, ajo sikur ndjeu jetën e re, por me fluturue nuk fluturojë.
Studiuesi e ktheu shqiponjën me shikim direkt nga dielli, dhe papritmas shqiponja hapi krahët e saj të fuqishme, u ngrit me britmën e një shqiponjë, fluturojë naltë dhe nuk u kthye kurrë.
Ajo ishte një shqiponjë, edhe pse ai kishte zbutë si një pulë.
Ne ketë botë jemi krijue sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë. Të tjerët na kanë mësue se si të mendojmë si pula, dhe ne kemi mendue se jemi pula, edhe pse në të vërtetë jemi shqiponja. Prandaj shtrinin krahët dhe fluturoni, dhe kurrë mos pranoni të jeni të kënaqun me kokrrat e hedhuna!
“Cili është dallimi në mes të zyrës së taksave dhe një kirurg?”
Përgjigje:
“Nuk ka, të dy palet përpiqen të marrë nga njerëzit sa më shumë të jetë e mundur ..”
FAJIN E KE VETË
Një njeri i moshuam po notonte me forcat fundit në mes të oqeanit, dhe gati sa po mbytej kur i erdhi në ndihmë një anije.
– Hip i thanë!
– Jo faleminderit, po pres Zotin me më ndihmue.
Iku anija dhe mbas pak erdhi një helikopter. Piloti ja hodhi shkallet e i tha:
– Mbahu fort për shkallësh se të shpëtoj unë!
– Jo faleminderit, se po e pres Zotin të më shpetoi.
Sa iku helikopteri mbi sipërfaqe doli një nëndetëse.
-Futu mbrenda i tha kapedani i nëndetëses!
– Jo faleminderit se po pres Zotin me më ndihmue.
Iku edhe nëndetësja e ky me frymen e fundit që i ksihte mbetë u kthye ka qielli e tha:
– Pse more Zot nuk me ndihmove?
Pse kush ta dërgoi anijen, helikopterin e nëndetësen? Unë u mundova me të ndihmue, por ti i refuzove te gjitha. Fajin e ke vetë.
Edhe ne Zoti na dërgoi NATON, EULEXIN, dhe tash Gjykatën Speciale, e ne po i refuzojmë me shpresë se me lutje do ja dalim.
NË RESTAURANT
Në një restorant shumë të mirë, nobel, një nga klientët kishte vendosë pecetën e tij rreth qafë. Menaxheri kur e pa i tha kryekamerierit: -Bane ne dije të lutem se një gja e tillë nuk praktikohet në restaurantin tonë, por me takt ama! Kryekamerieri shkoi te klienti dhe i tha me dashamirësi; Dëshironi me qethë flokët, apo me u rrue?
DURIMI
Një djalë i ri kishte nda takim me të dashurën e tij tek një lis. Si i pa durueshëm që ishte kishte shkue një orë përpara dhe po priste ndër hije të lisit e nuk po i nxihej vendi vend.
Kur e pa në ketë gjendje një zanë mali ju afrue e i tha:
– Unë e di se ku të shtrëngon këpuca, prandaj po ta dhurojë ketë pullë. Sa herë të zgjatet pritja rrotullo pullën para dhe do të arrish në kohen që dëshiron.
Ai drodhi pullën dhe e dashura ju shfaq para sysh e buzqeshun.
“Sa e mirë asht,” – tha me vete”. Po martohem me njëherë , – tha dhe drodhi pullën para, mandej tha po ndërtoj shtëpi, po bajmë fëmijë, … dhe secilën herë dridhte pullën para me të shpejtë . Tek kur e pa veten në shtratin e vdekjes, kuptoi se e kishte keq menaxhua jetën, dhe se çdo pritje në jetë ka vlerë e sajë.
HAKMARRJA E HEMINGWAY-IT
Hemingway i mërzitun që një shkrimtar e kopjonte gjatë gjithë kohës vendosi të mos shkruante dy vite, gja që e bani kopjuesin e tij të falimentoi.
MENDIMI POZITIV
Një mbret një ditë tue pre një ananas i rrëshqiti thika dhe preu gishtin. Këshilltari i tij që ishte njeri shumë optimist i tha:
– Mos u mërzitni naltëmadhëni se midis sherrit shpërthen hairi!
Mbreti ka kishte dhimbje të mëdha; mendimi pozitiv i këshilltarit të tij e bani me u çmendë, dhe e hodhi në një pus që ishte aty afër.
Kah u kthye për në shtëpi hasi në gjahtar-krenash. Ata deshën ta marrin mbretin me e sakrifikue për perënditë e tyne, por kur e panë me gisht të premë e liruan prapë.
– Perëndive s’mund tu dërgohet një gjymtan, thanë dhe shkuan.
Mbretit i ra ndërmend këshilltari i tij, shkoi te pusi, e nxori dhe i kërkoi të falun.
– S’keni pse kërkoni të falun naltëmadhni, ju me keni ba nderë.
– Unë të hodha në pus me të mbyt, e ti thua të kam ba nderë. Çfarë ndere asht kjo?
– Po sikur të mos më kishit hedhë në pus, ata do të më kishin marrë mua.
Mirsjellja
Mark Twain do të thoshte: “ Për mirësjelljen tuaj me siguri do të shkoni në parajsë, nëse nuk ju dërgojnë diku tjetër për shkak të ekzagjerimeve.”
KATËR FAZAT E JETËS
Faza e parë;
Kur ju besoni në babagjyshin e Vitit të Ri.
Faza e dytë:
Kur ju nuk besoni në babagjyshin e Vitit të Ri.
Faza e tretë;
Kur për fëmijët tuaj luani babagjyshin e Vitit të Ri.
faza e katërt;
Kur vërtetë dukeni si babagjyshi i Vitit të Ri.
I PASUNI
Një herë një i pasun i thotë gazetarit që po e intervistonte:
– Kur kam ardhun në Boston kam pas në xhep veç një dollar.
– Çka batë me at dollar?
-I shkrova telegram babës e i thash të me dërgoi pare.
KURIOZITET
Elefanti i Indisë kur dëshiron të kaloi urën nuk ngutet pa e kontrollue mirë qëndrushmënin e sajë.
Së pari zgjatë hundën dhe e vendos mbi urë, pastaj kambët e para, mandej hipi me krejt trupin.
Dhe pasi ka ba të gjitha këto, dërgon paraprakisht një tjetër elefant përafërsisht me të njëjtën peshë të kaloi nëpër urë!
ASTRONAUTI DHE KIRURGU
Një astronauti i thotë një kirurgu;
– Kot shkon në kishë. Unë kam shëtitë gjithkah hapsinës qiellore po kund se pash as Zotin, e as engjëjt.
– Edhe unë kam operue sa e sa herë trunin, po kurrë një mendim nuk e pash në te, ja kthehu kirurgu.
NDIKIMI
Kur Albert Einstein botoi veprën e tij themelore në ” Teoria e Përgjithshme e Relativitetit”, miqtë e tij e pyeten;
– Çfarë ndikimi do të ketë në publik?
– Kjo është e lehtë të parashikohet, u përgjigj Einsteini. Po u vërtetue se kam të drejtë, gjermanët do të thonë se unë jam gjerman, francezet do të thonë se jam evropianë dhe amerikanët do të thonë se jam qytetar i botës. Po që se nuk vërtetohet se kam të drejtë; amerikanët do të thonë se jam Evropian, francezet do të thonë se jam gjerman, dhe gjermanët do të thonë se jam çifut.
KËSHILLA
Një gazetar e pyeti John F. Kennedyn;
– Cila ishte këshilla më e mirë që ai kishte marrë ndonjëherë?
Presidenti u përgjigj spontanisht:
– Të martohem me gruan time.
– Dhe kush ja u dha këtë këshillë?- pyeti gazetari.
– Ajo vetë, natyrisht.
“FARAT”
Një djalë i ri u fut në dyqan dhe pyeti një burrë të moshuam që qëndronte prapa banakut;
– Çfarë shitni në dyqanin tuaj zotni?
– Gjithë çka të doni. – u përgjigj plaku.
– Nëse asht ashtu, atëherë do të doja: paqe në botë, çrrënjosje të varfërisë dhe ndamjes racore, barazi mes gjinive… Deshi të thoshte dhe ma por plaku e ndërpreu me një ton miqësor;
– Si duket u keqkuptuam djalosh, ne nuk shesim fruta, shesim veç fara, dhe bani me dorë nga librat në rrëgall.
BELBANI
Henry Guy Carleton, humorist, gazetar dhe dramaturg, kishte pengesë në të folur,( pra ishte belban) për të cilën ai herë pas here bante shaka. Kur një herë takoi një mik, e pyeti :
– A aaaa kkkkk ke ppp pesëmbëdhjetë mm minuta kohë?
– Po, si jo? I erdhi përgjigja: – Çfarë problemi ke?”
– Dddd desha mmmm me ffff fol pesë minutat mm me ty.
S’ KA PARA
Shkrimtarit francez Honoré de Balzac ja prishi gjumin një hajdut
që po mundohej ta hapte tryezën e tij të punës në kërkim parash.
Balzaku ja plasi të qeshunit.
Hajduti i trembun prej gazit të tij pyeti:
– Pse qesheni?
– Qeshem me ju. – tha Balzaku – Veni veten në rrezik e mundoheni me çelës të gabuar ta hapni tryezën time në kërkim parash. Aty unë në pikë të ditës, pa rrezik, e me çelës të saj nuk kam gjet pare kurrë.
ALEKSANDRI I MADH DHE DIOGJENI
Në kohen kur Aleksandri u zgjodh kryekomandantë shkuan ta urojnë njerëz të rangjeve të ndryshme. Aleksandri shpresonte se do të vij edhe Diogjeni ta uroj, por ai nuk erdhi. Disa ditë ma vonë Aleksandri mori disa përcjellës dhe shkuan të Diogjeni. Atë e gjetën të shtrim para një fuçie të madhe vene që i shërbente edhe si shtëpi, e po rrezitej.
Aleksandri e pyeti:
– A mund të ju ndihmoj disi?
– Po, tha Diogjeni – largohu e mos ma nxanë diellin.
Aleksandri ju kthe përcjellësve të tij e ju tha:
– Mos të isha Aleksander, do të doja të jem Diogjen.
S’ ASHT ANGLEZ
Vollteri në vitin 1727 vërtetoi sa e madhe ishte urrejtja e anglezëve ndaj francezëve deri sa po kalonte nëpër “Hyde Park” e masa e njerëzve e kërcënoj me vdekje tue brohoritë:
– Vdekje , vdekje, ai asht francez!
Vollteri u ndal e ju drejtue masës;
– Ju dëshironi të me dënoni me vdekje veç pse jam francez? – A nuk ju duket i mjaftueshëm ky dënim që kam prej Zotit të mos jem anglez?
Kur dëgjoi këto fjalë masa e demonstruesve e duartrokiti dhe i hapi rrugën për në shtëpi.
TUBIM ZGJEDHORË
Në vitin 1901 kandidati republikan Theodore Roosevelt po mbante një fjalim zgjedhorë, kur nga masa u ndëgjue një za:
– Mua s’ma mbush mendjen fjalimi yt.
– Pse s’ta mbush mendjen fjalimi im? – pyeti Roosevelt.
– Sepse unë jam demokrat. Demokratë kam pas babë e babagjysh.
– Po marrim shembull se babë e babagjysh i ke pas gomarë, gomar do të bahesh edhe ti? – tha Roosvelt.
Në turmën e njerëzve plasi e qeshura, por u ndërpre nga përgjigja e pa pritun;
– Do të isha ba republikan.
PRESJA
Një mbrëmje një mik pyeti Heinrich Heinen;
– Si e kalove paraditen sot?
– Lexova një poezi qe e kam shkrue dje, dhe i vendosa një presje.
– Po mbasditen si e kalove?
– Lexova edhe një herë poezinë; presja qe i vuna paradite
mu duk e tepërt dhe e hoqa.
PESHA
Gilbert Keith Chesterton ishte një burrë i gjatë diku 1.93 m, dhe peshonte 134 kg. Ndërsa miku i tij i mirë George Bernard Shaw ishte i vogël dhe shumë i dobët prej shëndeti. Ka tregime të shumta për këta të dy, ku vihen në lojë format e tyne të ndryshme trupore. Njëherë Chesterton tha:
– Shaw, kur dikush të sheh ty, do të beson se Anglia ka mungesë ushqimesh.
Atëherë Shaw iu përgjigj:
– Dhe kur te shikojnë ty, do të besojnë se ti je shkaktari.
DHURATA
Shkrimtari i madh rus Dostojevski takoi në rrugë një grue e cila ju ankue për dy fëmijët e saj të sëmur. Dostojevski pa mendue aspak nxori nga xhepi 30 kopeks dhe ja dhuroi. Por tek kur ajo filloi të bërtiste, kuptoi se ishte gruaja e tij.
BUKA
Marie Antoneta, gruaja e mbretit të Francës Luigjit XVI. Ishte sjellë gjithmonë ftohtë me popullin e sajë. Një natë para revolucionit të armatosur i kishin thanë:
– Populli asht aq i varfun sa nuk ka bukë me hangër.
Ajo ashtu ftohtë si gjithmonë propozoi:
– Mos paçin bukë, le të hanë torte.
PSE JETOJ?
Një student i letërsisë i dërgon profesorit të tij për postë dorëshkrimin e një libri me titull: “ Pse jetoj” dhe kërkon mendimin e tij.
Profesori i përgjigjet:
– Arsyeja e vetme se ti ende jeton asht se; ma ke dërgue dorëshkrimin për postë, e nuk ma ke dhanë personalisht.
BORXHI
Një zejtar kishte shkue te Balzaku dhe i kishte kërkue parat që i kishte mbet borxh.
– Nuk kam. Eja një herë tjetër. – i kishte thanë Balzaku.
Zejtari i zemruem i tha:
– Sa e sa herë kam ardhë me ti kërkue parat e nuk të kam gjet këtu, sot se të gjeta, më thua nuk kam!
– Asht logjike, -tha Balzaku – kur kam para s’kam pse rri në shtëpi.
SUKSESI
Pyeten një herë Heinrich Heinen;
– Si asht e mund që ju jeni një poet i madh por i varfër, kurse xhaxhai i juaj Salomon asht bankier i pasur?
– Kur isha i vogël nana gjithmonë më lexonte poezi, prandaj u bana poet. Kurse xhaxhait tim nana e tij i tregonte tregime me grabitës, kështu që djali i saj u ba bankier.
KOMPLIMENTI
Mark Twain, shkrimtari i njohur amerikan ishte i ftuar tek guvernatori në një gosti. Me mirësjellje i hapi rrugë për te tryeza zonjës se guvernatorit dhe i bani asaj një kompliment: “Dukeni shumë e burkur sot, zonjë!” Zonja që ishte pak si mendje madhe iu përgjigj: “Sa keq që nuk mundem me ju ba edhe unë ju një kompliment të tillë!” Mark Twain u përgjigj qetësisht:” Rrej edhe ti si unë moj zonjë, se nuk bahet nami! ”