Home Ballina Avni Spahiu

Avni Spahiu

1046
0


Photo credits: Blerim Spahiu
PERSONAL DATA

Name: Avni Spahiu
Date of Birth: March 12, 1956
Place of Birth: Mitrovica, Kosova
E-mail : avnispahiu10@gmail.com


EDUCATION:

University of Prishtina – title of Master of Literature (2004)

Post-Graduate Studies on Literature at the Faculty of Philology of Prishtina University completed in 1986.
Faculty of Philology – English Department, Prishtina – graduated in 1978.
High School in Elk Rapids – Michigan, USA- graduated in 1974.
Gymnasium in Mitrovica – two years attended 1970-72.
Elementary school in Mitrovica – Kosova, finished in 1970.

ACCOMPLISHMENTS HIGHLIGHTS

1978: Journalist and reporter covering mainly foreign news, at
“Rilindja” daily newspaper
1980 Desk editor, special reporter, at “Rilindja” daily newspaper
1982: 1086 “Permanent correspondent to UN/USA in New York” of “Rilindja” daily newspaper.
1986: Foreign Desk Editor at “Rilindja” in Prishtina. In the meantime he reported from numerous international gatherings and events throughout Europe, USA, Canada, etc.
1990: Co-founder of the first free news agency in Kosova, Kosova Information Center.
1990-95 – Political adviser to former President Rugova

1994-1998: Editor in Chief of “Rilindja”
1999-2000: Editor in Chief of RTK (Television Kosova).
2002 –2003: Director of Television of Kosova (Kosova’s Public Broadcaster)
2003: Director of Radio Department of RTK (two nation-wide radios: Radio Kosova and Radio Blue Sky).

2008: Appointed as the first Kosovo Chief of diplomatic mission to Washington DC.


AREAS OF INTEREST

Human Rights: During early 90s, with leading intellectuals of Kosova, in the wave of the democratic movement, he was part of the first Human Rights Council.  During that time he wrote reports, filed appeals to the UN and democratic world on human rights violations in Kosova. In that capacity he attended UN Sessions on Human Rights in Geneva, speaking on its behalf before the UN Human Rights Commission, round table discussions in various capitals on political issues and human rights, such as OSCE Human Dimension Conference at Copenhagen, in Norway, Sweden, Germany, Austria, etc.

Translation: In the meantime he was dedicated to translation from Albanian to English and vice versa. So far he has translated over 20 published books of literature and Western thought. He also translated poetry written by famous British and American poets. He was cofounder and Vice-President of PEN Center of Kosova.

Authorial works: He is author of several books one of which is a collection of features from the USA written during his work as a correspondent and reporter from the USA, one on the Albanian Diaspora in America, on the famous Albanian-American, Mnsgr. Fan Stilian Noli, and one on the Nobel literature winners.

Publications:
“Fan Noli – jeta ne Amerike” (also in English)

“Nobelistët e letërsisë”

“Skica amerikane”

“Faqe miqësie”

“Misioni I pare”
Over 30 books translated from English to Albanian and vice versa.

Diplomatic Experience:

1982-86: Permanent correspondent to the United Nations

1990-97: Engaged in preparing diplomatic notes, memoranda, and receiving foreign delegations to Prishtina in the Office of President Rugova,

Adviser and accompanying President Rugova in his trips and meetings abroad. Participation in numerous round tables, conferences and diplomatic events throughout Europe and the USA during the period.

2008-12: Setting up the Embassy of the Republic of Kosovo in Washington DC, establishing contacts with US state officials, foreign diplomats, meeting with numerous ambassadors, participating in numerous diplomatic events in Washington DC and USA.

2012-2018

Ambassador of the Republic of Kosovo in the Republic of Turkey

Non-resident Ambassador of the Republic of Kosovo to the Islamic Republic of Pakistan

Non-resident Ambassador of the Republic of Kosovo to the Hashemite Kingdom of Jordan

Sh.T. Z. Avni Spahiu

Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë

Ditëlindja: 12 mars 1956

Vendlindja: Mitrovicë

Arsimimi

Universiteti i Prishtinës, Master në Letërsi (2004)

Studime postdiplomike në Letërsi në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës (1988)

Fakulteti i Filologjisë, Departamenti i Gjuhës Angleze, Prishtinë (1978)

Shkolla e mesme në Elk Rapids, Michigan, SHBA (1974)

Gjimnazi në Mitrovicë, (1972)

Të arriturat

2012 – 2020 Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Kosovës në Ankara

Ambasador jorezident i Kosovës në Pakistan dhe Jordani.

2008  – 2012 Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës  së Kosovës në Uashington

2009: Ka paraqitur letrat kredenciale te Presidenti Obama si Ambasador i parë i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Kosovës në Uashington, DC.

2008: I emëruar si Shef i parë i Misionit Diplomatik të Kosovës në Uashington, DC.

2003: Drejtor i Departamentit të Radios i Radio Televizionit të Kosovës, për dy radiot nacionale (Radio Kosova dhe Radio Blue Sky)

2002-2003: Drejtor i Televizionit të Kosovës (Transmetuesit Publik të Kosovës)

1999-2000: Kryeredaktor i Radio Televizionit të Kosovës (RTK)

1994-1998: Kryeredaktor i së përditshmës Rilindja

1990-1995: Këshilltar politik i Presidentit Ibrahim Rugova

1990: Bashkëthemelues i agjencisë së parë të lirë të lajmeve, Qendrës për Informim të Kosovës.

1982-1986: Korrespondent i përhershëm në OKB/SHBA në Nju-Jork i gazetës Rilindja.

1978: Gazetar dhe raportues për lajmet ndërkombëtare në gazetën Rilindja.

Fushat e interesit

Të drejtat e njeriut: Gjatë viteve 90, së bashku me intelektualët kryesorë të Kosovës, në suazat e levizjeve demokratike, ai ka qenë themelues i Këshillit të parë të Drejtave të Njeriut. Gjatë asaj kohe, ai ka shkruar raporte dhe ka bërë apele në Kombet e Bashkuara dhe botën demokratike mbi dhunën e të drejtave të njeriut në Kosovë. Në këtë kapacitet, ai ka marrë pjesë në sesionet e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë, dhe ka folur para Komitetit për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara, diskutimet e tryezave të rrumbullakta në shumë kryeqytete për çështje poltike dhe të drejtat e njeriut, si p.sh. në OSBE, Konferencën e Dimensionit Human në Kopenhagë, në Norvegji, Suedi, Gjermani, Austri, etj.

Përkthimet: Në ndërkohë, ai ka qenë i dedikuar përkthimeve prej shqipes në anglisht dhe anasjelltas. Deri më tani, ka përkthyer mbi 20 botime të literaturës dhe mendimit Perëndimor. Ai gjithashtu ka përkthyer poezi të shkruara nga poetë të famshëm britanezë dhe amerikanë. Ai ka qenë themelues dhe nënkryetar i PEN Qendrës të Kosovës.

Punime autoriale: Pos shkrimeve të shumta, artikujve dhe punimeve publicistike e shkencore, ai është autor i disa librave, një prej të cilave është koleksion i veçorive nga SHBA të shkruara gjatë kohës sa ka qenë korrespondent dhe raportues prej SHBA-së, një për Diasporën Shqiptare në Amerikë, me fokusim të veçantë mbi Fan Stilian Nolin, dhe një libër mbi fituesit e çmimit Nobel për letërsi.

Publikimet

“Fan Noli – jeta në Amerikë,” (gjithashtu në gjuhën angleze ‘Noli’s American Years – Notes on a Great Albanian-American’);

“Nobelistët e letërsisë;”

“Skica amerikane”

“Faqe miqësie”

“Misioni i parë”

“Teach me to love” (Poezia e Nënës Tereze – përkthim);

“Do you come from Chameria”

“A Split Stone,” etj.


Avni Spahiu është aktualisht ambasadori i Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Uashington.

Lindur në 12 Mars 1956, në qytetin e Mitrovicës, në Kosovë. Ka përfunuduar studimet e larta ne Universitetin e Prishtinës në 1986, duke u diplomuar për Letërsi. Z. Spahiu ka punuar si gazetar, dhe ka qënë aktivist i të drejtave të njeriut.

Nga viti 1999-2000, ka punuar si kryeredaktor i Radio Televizionit të Kosovës (RTK), dhe më pas nga viti 2002 deri në 2003, ka vazhduar të jetë drejtor i këtij institucioni.

Ai ka punuar per disa vite si korrespondent për gazetën e përditëshme shqiptare “Rilindja” e Prishtinës në Uashington, përpara se të bëhej këshilltar politik i presidentit Ibrahim Rugova, i konsideruar si babai modern i Kosovës së pavaruar.

Gjate karrierës së tij ka qenë i përfshire me lëvizjet e të drejtave të njeriut në Kosovë dhe ka përkthyer më shume se 20 vepra letrare, filozofike dhe poezi, perkthime nga gjuha shqipe ne Anglisht dhe anasjelltas. Ai ka themeluar Qendrën për Informim të Kosovës, një agjensi lajmesh, dhe ka drejtuar Radio Televizionin e Kosovës.

Me 4 Nëntor 2009 z. Spahiu bëhet ambasador i Kosovës në Shtetet e Bashkuara te Amerikës, pasi ka shërbyer si i ngarkuar me pune i ambasadës atje, nga 27 Tetor 2008.

Avni Spahiu është emëruar i ngarkuar me punë në ambasadën e Kosovës në Amerikë nga presidenti i Republikës, Fatmir Sejdiu, pasi ai ishte propozuar nga kryeministri Hashim Thaçi.

Presidenti Barack Obama me ambasadorin Avni Spahiu të Republikës së Kosovës në Shtëpinë e Bardhë në 4 Nëntor 2009, gjatë ceremonisë së dhënies së kredencialeve për emërimin e ambasadorëve të rinj në Washington, D.C.. 

Avni Spahiu: Ambasdori Republikes se Kosoves ne Uashington, DC.

Kush eshte Avni Spahiu?

Avni Spahiu është aktualisht ambasadori i Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Uashington.

Lindur në 12 Mars 1956, në qytetin e Mitrovicës, në Kosovë. Ka përfunuduar studimet e larta ne Universitetin e Prishtinës në 1986, duke u diplomuar dhe magjistruar për Letërsi. Z. Spahiu ka punuar si gazetar, dhe ka qënë aktivist i të drejtave të njeriut.

Nga viti 1999-2000, ka punuar si kryeredaktor i Radio Televizionit të Kosovës (RTK), dhe më pas nga viti 2002 deri në 2003, ka vazhduar të jetë drejtor i këtij institucioni.

Ai ka punuar per disa vite si korrespondent për gazetën e përditëshme shqiptare “Rilindja” e Prishtinës në Nju-Jork, përpara se të bëhej këshilltar politik i presidentit Ibrahim Rugova, i konsideruar si babai modern i Kosovës së pavaruar.

Gjate karrierës së tij ka qenë i përfshire me lëvizjet e të drejtave të njeriut në Kosovë dhe ka përkthyer më shume se 20 vepra letrare, filozofike dhe poezi, perkthime nga gjuha shqipe ne Anglisht dhe anasjelltas. Ai ka themeluar Qendrën për Informim të Kosovës, një agjensi lajmesh, dhe ka drejtuar Radio Televizionin e Kosovës.

Me 4 Nëntor 2009 z. Spahiu bëhet ambasador i Kosovës në Shtetet e Bashkuara te Amerikës, pasi ka shërbyer si i ngarkuar me pune i ambasadës atje, nga 27 Tetor 2008, i emëruar nga presidenti i Republikës, Fatmir Sejdiu, pasi ai ishte propozuar nga kryeministri Hashim Thaçi.

Presidenti Barack Obama me ambasadorin Avni Spahiu të Republikës së Kosovës në Shtëpinë e Bardhë në 4 Nëntor 2009, gjatë ceremonisë së dhënies së kredencialeve për emërimin e ambasadorëve të rinj në Washington, D.C.. 

Date 06.06.2011

Intervista me Z. Spahiu

People. Al (1) – Z. Spahiu mund te themi se karriera juaj diplomatike ka filluar qe nga 27 Tetori 2008, ku ju keni qene edhe I  ngarkuari me pune I ambasades se Kosoves, nderkohe qe zyrtarisht detyra juaj ne funksionin e ambassadorit te Kosoves ne SHBA zyrtarisht, ka nisur me 4 Nentor 2009.

Si jeni gjendur ne kete detyre, sa e veshtire dhe sfiduese ka qene per ju nje karriere diplomatike, ne vendin me te fuqishem te botes, duke patur parasysh edhe faktin qe Amerika ka qene dhe mbetet deri me tash mbeshtetesi kryesor ne perkrahjen e pavaresise dhe ecjen e saj ne rrugen e demokracise?

  • Ka qenë një privilegj dhe një sfidë njëkohësisht. Shtetet e Bashkuara janë miku më i madh i Kosovës dhe i shqiptarëve dhe aleati që udhëtoi me popullin e Kosovës gjatë tërë periudhës së lëvizjes për pavarësi. Për ne ka qenë një nder i veçantë që të nisnim shërbimin diplomatik të Kosovës në këtë vend mik dhe të punojmë për forcimin e miqësisë dhe të bashkëpunimit midis vendeve tona. Ka qenë një sfidë e vështirë që u kurorëzua me funksionalizimin e plotë të përfaqësimit tonë në Uashington dhe të pranisë diplomatike të shtetit më të ri të botës.
  • People.al (2) – Si paraqitet sot situate politike dhe ekonomike ne Kosove? A kane gjetur mbeshtetje reformat politike dhe ekonomike ne vend nga opinioni nderkombetar dhe kryesisht nga SHBA?
  • Kosova ka kaluar një rrugë të rëndë deri tek pavarësia. Ka trashëguar nga e kaluara probleme të shumta dhe ndër to, s’do mend është zhvillimi ekonomik i ngecur me dekada. Në Kosovë për dhjetra vjet në kohën e pushtimit të plotë ka ndodhur një rrënim i tërësishëm ekonomik, pa investime dhe pa cytje zhvillimore. Prandaj, përpjekjet për të bërë reforma dhe për progres në ekonominë kosovare janë prioritet i qeverisë aktuale. Përmirësimet janë të dukshme dhe Kosova ka resurse dhe mundësi reale për të mbajtur një trend stabil të zhvillimit të saj ekonomik. Kosova është mbështetur edhe në këtë aspekt nga miqtë e vet, por, natyrisht edhe nga Shtetet e Bashkuara. Kjo vazhdon të jetë një nga proceset më të rëndësishme për vitet e ardhshme.
  • People. Al (3) – Sic e dime te gjithe ende ka probleme etnike midis shqiptareve dhe serbeve . A mund te na thoni se ne c’ nivel gjenden sot marrdheniet shiptaro-serbe. Duke ju referuar edhe nje interviste tuajes te meparshme ne „Zerin e Amerikes“ ju keni permendur faktin, se ne lidhje me kete ka pasur nje strategji te caktuar. A mund te na thoni sot nese kjo strategji ka funksionuar dhe cilat kane qene rezultatet e saj ndersa flasim per kete ceshtje?
  • Strategjia politike e Kosovës është e njohur, orientimi i saj joekuivok për të qenë pjesë e integrimeve europiane dhe euro-atlantike, si dhe i një politike të hapur dhe aktive të fqinjësisë së mirë, pra edhe ndaj Serbisë. Por këto raporte i rëndon si e kaluara (meqë Serbia ka bërë agresion dhe krime të papara në Kosovë) ashtu dhe tashmja – në mungesë të ndryshimeve të mentalitet të vjetër dhe të mangësisë së sensit realist të Serbisë ndaj Kosovës. Çelësi i këtyre marëdhënieve në të ardhmen do të jetë njohja nga ana e Serbisë e pavarësisë së Kosovës dhe realiteteve të reja.

  People al (4) – Cili eshte qendrimi i komunitetit nderkombetar ne lidhje me kete ceshtje?  A eshte menduar per nje zgjidhje te bashkejeteses midis shqiptareve dhe serbeve, sidomos persa I perket pjeses se Mirovices veriore, ku situatat kane qene te ndera.

  • Kushtetuta e Kosovës garanton të drejta të gjera për të gjitha komunitetet etnike në Kosovë, pra edhe për serbët. Në këtë kuadër do të zhvillohet bashkëjetesa edhe në pjesën veriore të Kosovës.

People al (5) – Cilat jane zhvillimet me te fundit qe priten te zhvillohen ne Kosove dhe disa nga prioritet kryesore te politkes se jashtme. Cila eshte situate e sotme ne rajon?Dhe cilat jane marredheniet e saj me fqinjet?

  • Zgjerimi i numrit të njohjeve ndërkombëtare vazhdon akoma të jetë prioritet i politikës së jashtme të Kosovës. Dhe, në këtë drejtim po punohet edhe me një strategji të hartuar së voni nga Ministria e Jashtme. Kosova zhvillon politikë konstruktive dhe të bashkëpunimit në rajon dhe me përjashtim të raporteve të saj me Serbiën, Kosova ka marrëdhënie të shkëlqyera me fqinjtë e saj.

People al (6) – Duke qene se perfaqesite diplomatike kane si detyre kryesore prezantimin e shtetit te tyre dhe vendosjen e marredhenieve diplomatike ne nivel nderkombetar, ne sa ka arritur numri I perfaqesive diplomatike te Kosoves sot ne bote.

  •  Aktualisht janë 20 përfaqësi diplomatike dhe 13 konsulata në botë. Varësisht nga zhvillimet dhe interesat e diplomacisë kosovare ky numër mund të jetë më i madh në të ardhmen. Kosova është e interesuar të ketë marrëdhënie diplomatike me sa më shumë vende dhe përfaqësim adekuat rajonal në anë të ndryshme të botës.

People al (7) – Pervec ceshtjeve me karakter politik, a keni menduar apo zhvilluar takime apo veprimtari te cilat te kene pasur ne qendet te vemendjes edhe ceshtjet me natyre ekonomike? Ketu mund te permendim, ceshtjen e terheqjes se investitoreve te huaj psh. nese nga prezantimi qe i behet Kosoves, a po paraqet ajo nje vend me burime terheqese per ta.

Si eshte menduar nje gje e tille?

  • Pjesë e rregullt e Ambasadës është edhe bashkëpunimi ekonomik me vendin mikrpitës. Vitin e kaluar Ambasada ka organizuar një konferencë mbi investimet në Kosovë, që ishte një formë e prezantimit të mundësive reale dhe pikave me interes për investitorët e huaj. Kosova ka bërë një infrastrukturë atraktive legjislative për investimet, e cila është në përmirësim të vazhdueshëm për të pasur një klimë atraktive për investitorët e huaj. Aspektet e bashkëpunimit ekonomik të Kosovës me Shtetet e Bashkuara janë pjesë e punës sone të përditshme duke kërkuar që Kosova të mbetet në programin preferncial tregtar me SHBA dhe që, në këtë kohë, kur Shtetet e Bashkuara po bëjnë kufizime drastike të asistencës së tyre për vende të jashtme, po punojmë që Kosova të vazhdojë pjesë e këtyre programeve edhe në të ardhmen.

People al (8) – Se fundmi, ju do te jeni ne pozionin e diplomatit edhe per (sa kohe….edhe 1 vit). Nese do te benit nje rezyme te punes dhe aktivitetit tuaj ketu ne Amerike, cilat do te ishin disa nga perfundimet me te rendesishme, qe ju keni arritur te nxirrni gjate kesaj kohe ?

  • Themelimi dhe konsolidimi i përfaqësimit diplomatik në Uashington. Puna në forcimin e marrëdhënieve dhe të miqësisë me SHBA-të dhe aktivitetet në komunikimet me përfaqësitë diplomatgike në Uashington në favor të njohjeve të reja dhe të forcimit të marrëdhënieve më vende të ndryshme.

People al (9) – Natyrisht qe kjo pune e sapo filluar do te vazhdoje me tej. Cilat mbeten sipas jush disa nga prioritet kryesore te shtetit te ri kosovar per te ardhen ne fushen e politkes se jashtme?

  • Kosova ka nevojë për më shumë njohje ndërkombëtare dhe do të vazhdojë punën e saj në këtë drejtim. Pranimi dhe përfaqësimi i Kosovës në institurcionet dhe organizmat ndërkombëtarë, rajonalë e kontinentalë do të jenë edhe më tutje pjesë e prioriteteve ………

Z. Spahiu, ju falenderojme per intervisten. Suksese te metejshme!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here