Biografia: Hamid Larbi
Hamid Larbi është gazetar dhe poet, i lindur në Algjeri, i cili jeton në Montepeljer. Ai është autor i eseve dhe koleksioneve të poezive të përkthyera në gjuhët spanjolle, italiane, ruse, ukrainase, rumune, arabe, angleze dhe turke. Poezia e tij më së shumti rrjedh nga brendësia e shpirtit njerëzor që shndërrohet në realizëm lirik. Në vitin 1995, ai mori çmimin e gazetarisë nga Rrethi i Shtypit të Milanos për gazetarë të jashëm “Giornalistà estera” në Milano (Itali). Në Janar 2018, ai mori çmimin e Garës Ndërkombëtare të Poezisë Concours International de Poésie, L’amour de la liberté nga Akademia Evropiane e Shkencës, Artit dhe Fjalëve në Francë. Ai gjithashtu pranoi medaljen përkujtimore Taras Chevchenkod dhe u zgjodh anëtar i akademisë. Larbi është anëtar edhe i Movimieto Poetas del Mundo. Ai ka marrë pjesë në festivale të ndryshme botërore të poezisë. Në vitin 2020, një çmim nderi iu nda atij nga Shoqata e Poetëve të Francës për librin e tij “les reflets du verbe”.
Shikimi i dëbimit
Shpirti i dhimbjeve
Befasues në hijet e kujtimeve
Alegoria e izoluar në muret e heshtura
Çdo mur i mbushur me sprovë
Vëmendje e plagosur
E zërave të paqartë
Dhe në shikimin e dëbimit
Heshtje e thellë
Fjalë të pathëna
Jetë të shkatërruara nga Krijuesi pa imazh
Që krijon dhe më pas heq dorë
Ai nuk e pranon krimin e tij
Mbizotëron dhimbje e pandërprerë
Duke gërryer mendjen:
Ku shkojnë velat nën horizont?
Që të ngriten nga lehtësimi
Ose shiu i fryrë nga era?
Mendja e ngulfatur nga errësira
Deri sa logjika ndalon vibrimet.
Gabimet e dëshirave
Dita nxiton
Dhe nata e ndjek
Ekzistenca poashtu fluturon
E bartur nga rrjedha e kohës
Sezonat ikin sa hap e mbyll sytë
Dhe largohen pa bërë zhurmë
Hapësirë pa fund
E vetmisë së dhimbshme
Dhe disa sekonda lumturi
E kaluar, e jetës monotone
E tashmja, e punëve kalimtare
E ardhmja, e trillimit të mrekullueshëm
Ku je duke shkuar?
Si je duke më gdhendur?
Lodhje nga pamja e jashtme
Për të ndjekur lojën e shansit
Gabimet e dëshirave
Vetëm fjalët jehojnë
Kundër murit
E pamundura është e imagjinueshme.
Njerëzimi
Ankth, agoni dhe shpresë
Një ide e lartësuar, dhe një tjetër e parëndësishme
Që e ndjek mendjen
Të zhytemi shpesh
Te mahnitemi, të tërbohemi
Duke udhëtuar paqëllimisht përmes njerëzimit
Në mungesën e dritës
Është aty, përballë
Një dialog vazhdon në vetmi
Duke vëzhguar
Dhe përfundon zhveshur
Pamje të ndyra
Pëshpëritja të ideve melodike
Dhe tone dinake kapërcejnë në mendje
Një thirrje e brendshme për të mbyllur sytë
Dhe për të ndjerë
Vendin e udhëtimit.
Fjalë nga Historia
Fjalë …fjalë
Fjalë të përkushtimit
Fjalë të aspiratave
Fjalë mendore
Fjalë rebele
Të humbura e të gjetura
Fjalë të pafajshme
Si qiejt e bukur
Fjalë të hidhura
Fjalë të frikshme
Afrojnë një fatkeqësi
Fjalë të zhurmshme
Fjalë rënkuese
Që janë të humbura në muzg
Fjalë nga Historia
Por përsëri më shumë fjalë
Fjalë ndarëse
Fjalë kërkimfaljeje
Fjalë edhe nga atomet
E jetës njerëzore
Pa këtë mirësi
Njerëzimi nuk mund
Të gumëzhojë apo të vazhdojë
Ta shpreh vetën ose të zhvillohet
Dhe posaçërisht të dashurojë
Fjalë…