Home Festivali ndërkombëtar i poezisë Ediconi 1 Kliton Nesturi- Albania

Kliton Nesturi- Albania

2792
0

KLITON NESTURI

Born in 13.10.1971, on Tirana, Albania. He is author of six books: -“Eldorado”, poetry, 1997 -“I huaj në shtëpi” (Alien at home), short story, 2005 -“Një mijë” (A thousand), novel, 2007 -“Histori tangjente” (Tangent story), short story, 2009 -“Gjergj Bubani, i harruari i përkohshëm” (Gjergj Bubani, impermanent forgetful), ese, 2011 -“Trangelang”, drama, 2014 He studied at the University of Tirana, Faculty of History and Philology, Language and Literature. Currently: Journalist at RTSH Albanian public Radio Television, Satellite Programs Directorate.

Ka lindur më 13.10.1971, në Tiranë, Shqipëri. Është autor i gjashtë librave: -“Eldorado”, poezi, 1997 -“I huaj në shtëpi”, tregime, 2005 -“Një mijë”, roman, 2007 -“Histori tangjente”, tregime, 2009 -“Gjergj Bubani, i harruari i përkohshëm”, ese, 2011 -“Trangelang”, dramë, 2014 Ka studiuar në Universitetin e Tiranës, në fakultetin Histori Filologji, dega gjuhë-letërsi. Aktualisht punon si gazetar në Radio Televizionin Shqiptar, në Drejtorinë e Programeve Satelitore..

KLITON NESTURI

TË KTHEHESH NË ATDHE

Të kthehesh në atdhe, pas një kohe
të gjatë,
është si të kthehesh në një vend të panjohur.
Askush s’të pret krahëhapur, si dikur,
Të gjithë kujtohen për ty, veç një çast.

Të kthehesh në atdhe, aty prej nga ke ikur
dikur,
do të thotë t’ia nisësh çdo gjëje nga e para,
do të thotë të jesh më indiferent se indiferenca,
më i fortë se poshtërsia dhe më tinzar se lajkatarët.

Të kthehesh në atdhe, aty ku dikur je ndierë Zot,
Do të thotë të takosh më pak miq dhe veten
diku.
Do të thotë të jetosh si vigan i paepur
Mbi gërmadhat e së shkuarës dhe njerëzit-gërmadha
që ndesh kudo.

Të kthehesh në atdhe, për të cilin ke kënduar
dikur,
do të thotë të ndiesh veten te gëzon dhe qan,
do të thotë të flakësh ëndrrat dhe të jetosh
realitetin
pavarësisht se shumë gjëra nuk të pëlqejnë.

Të kthehesh në atdhe, një kohë pas ikjes,
Sheh politikanët që si kurvat luajnë
me virtytin
e pasurohen vazhdimisht si të jenë zot
të gjithkujt.
Atëherë, shan e mallkon veten që dikur
Nuk pranove të bëheshe politikan.

Të kthehesh në atdhe, pas një kohe të gjatë,
Do të thotë fatin ta marrësh në duar
Dhe t’a drejtosh në udhën e vërtetë, të jetës.
Nëse jo, s’të mbetet tjetër veç t’a pështysh në fytyrë.

Në shpirtin tim bie dëborë

Në mes të rrugës me dëborë,
i vetëm, mes dhimbjesh qëndroj
dhe hesht thellë në veten time
pa ditur se nga duhet të shkoj.

Në shpirtin tim asgjë s’ka mbetur!
Ai është shuar, venitur e tretur
Ka ikur thjesht, si pa kuptuar…
E unë qëndroj mes borës i harruar.

Qiell, lëshoje gjithë dëborën
të bjerë, mua të më mbulojë.
Do të hesht, oh!, fatit do t’i bindem
dhe siç më kanë harruar do të harroj.

Mbi shpirtin tim bie dëborë,
nga ç’ekzistonte gjë s’ka mbetur.
Çdo gjë ka humbur në pakthim,
çdo gjë është venitur e tretur.

Endet shpirti im ne dëborë
të gjejë preh’ – nëpër ftohtësi.
Ai po humbet, ikën e s’kthehet,
Shtegtar i vetëm në shkretëtirën
e bardhë.

Peng

Ikëm.
Dalëngadalë
si një udhëtare e ngeshme,
vdekja na mori me vete.

Nuk qamë.
As u tmerruam.

Si ushtarë të bindur heshtëm
dhe
vetëm u trishtuam
për dashuritë e pashprehura.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here