Home Ballina Muharrem Kurti

Muharrem Kurti

3814
0

Muharrem Kurti u lind më 30.05.1963 (Smolicë, Gjakovë). Shkollën fillore dhe një klasë të shkollës së mesme i kreu në  Gjakovë. Në Berat kreu shkollimin e mesëm, kurse studimet universitare, Dega Gjuhë e Letërsi Shqipe i vijoi në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” (Elbasan). Pas kthimit në Kosovë, burgoset në korrik të vitit 1987 dhe dënohet me 19 muaj burg për propagandë armiqësore. Nisi te shkruajl poezi që kur ishte  nxënës i shkollës së mesme në Berat. Shkrimet e tij i ka botuar në faqet e shtypit letrar në Shqipëri  dhe Kosovë. Në konkursin letrar te vitit 1981, derisa ishte nxënës i shkollës së mesme në Berat, nderohet me Çmimin e parë me një cikël poezishë. Përveç poezisë për të rritur, shkruan edhe tregime, ese, kritikë letrare dhe vjersha për fëmijë. Vite me rradhe ka qenë kryetar i Klubit letrar “Gjon Nikollë Kazazi”. Muharrem Kurti jeton në Gjakovë dhe është profesor i Gjuhës dhe letërsisë shqipe në Shkollën e mesme të mjekësisë “Hysni Zajmi” në Gjakovë.  Vepra te botuara: Gjelbërimi Natën, poezi, ”Rilindja”, 1998; Lutja e Kthimit, poezi, ”Marin Barleti”, 2000; Lotët e Luleve, poezi, Klubi letrar “Gjon. N. Kazazi”,  2008; Dritë e Zezë, tregime, Klubi letrar ”Gj, N. Kazazi”, 2011; Porta e Arsyes, poezi e përzgjedhur, “Lulu” SHBA, 2011; The gate of Reason, poezi, përkthyer në gjuhën angleze, ”Lulu” SHBA, 2012; Dialog me Dhimbjen, poezi, Klubi letrar ”Gjon. N. Kazazi” 2013; Antologji e  Poetëve të Malësisë së Gjakovës, poezi, 2013 (bashkautor); Data Njëmbëdhjetë, roman, “Nacional”, 2015; Dhimbje e Bukur, poezi shqip-greqisht, Greqi, 2016; Dhimbje e bukur (vëllim bilingv shqip-rumanisht), Bukuresht 2016. Krijimtaria e tij është përkthyer në gjuhën angleze, portugeze, spanjole, kineze, greke, franceze, turke, rumune dhe indiane. Gjithashtu është përfshi në antologjitë ”Poetas del mundo”, “Word Poetry” Year book 2014 dhe Familja e fjalëve, 2016. Është antar i “International Writers & Artists” IWA.

ATDHEU
Atdheu zgjohet mëngjeseve të hershme
Punon lodhet bie në gjumë për t’u zgjuar përsëri
Atdheu mban mbi kokë
Policë tanke autoblinda
Djerrohet e ngricohet mërdhin
Atdheu ndriçohet nga neonet
Oshëtin nga zëra të huaj
Të vrarë na pranon
Na shton urine
Atdheu rri urtë
Dimrave të acartë
Jep supë mishi pije seks
Atdheu i mbyllë shkollat , fabrikat
E pranon plagën e mëkon heshtjen
Ua zë frymën bijve të vet që presin
Të pikojnë nga qielli fitoret
Atdheu vajton si qyqe vdekjeve
Bën kortezhe sipas masës
Lëshon lotë dënes dhe çjerret
Për të vërtetuar lashtësinë ecën
Nëpër postblloqe nëpër biseda informative
Rrallohet një dy tre … dyqind here
Vdes prej torturave
Lind pesëneq përnjëherë.
Atdheu ka lule ka therra ka drite
Ka burgje pavarsisht që ëndërrojme lirinë
Ai bie në gjumë,pi,defrehet
Fiton rifiton organizohet ç’organizohet
S’qan kokën kemi apo s’kemi dinjitet
Atdheu gjithmonë pret dhe niset
Për të na parë ecën rrugës se vet
Na hyp në tren na çon në azil me avionë
Aspak s’lodhet shtohemi apo pakësohemi
Atdheu nuk vritet nuk varroset
Muharrem Kurti
Humbjeve u këndon elegji
Në stacionin e udhëtarëve shkon bosh
Pa ne udheton
I lakmon fitoret e një lirie të humbur
Atdheu lejon të çmendesh nese do te bëjë profiteri
Bëhet gjungel bëhet det mbeturinash larvë
krimbash
Heshtjen e struk diku në një skutë
Ku e gjen nënshtrimin tënd të fundit
Larg nga skutë e kryeneqësisë
Larg prej engjëjve të urtë
Te goja e peshkaqeneve të lejon të rrish…
MOS VALLË
Në vetminë që ma fali fati
Gjithmonë takova njerëz dimri
Takova njerëz nate
Njerëz akulli takova.
Anjëherë njerëz drite
Anjëherë njerëz agimi
Mos vallë do të bëhem edhe unë
Një dimër nate
Një vetmi akulli
Me emër mërgimi…
Elbasan , 1985
MEDITIM
Nëse i duhet
Dikujt liria
Ua jap unë
Nga qelitë e burgut!
NËSE
Mos këndo
Nëse nuk di
Të vajtosh
Mos vajto
Nëse nuk di
Të këndosh.
PORTA E HYRJEDALJES
Porta ime
Hyrjedaljen e ka të çuditshme
Hyrjen teposhtë
Daljen përpjetë
Por nuk e di
Kur e kam me lehtë
Kur zbres apo kur ngritem!
TË RËNËT
 A për këtë
 Liri të zezë
 Paskemi luftuar
 E vrarë…

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here