Rahoveci dhe Trashëgimia Kulturore

Rahoveci dhe Trashëgimia Kulturore

3042
0
SHARE

Turizmi është më pak i zhvilluar, edhe pse Rahoveci është
njëri ndër qytetet më të vjetra të Kosovës, me relikte të
vendbanimeve të dikurshme antike, të cilat datojnë që nga epoka e
hershme romako-ilire.
Në përgjithësi, zona e Dukagjinit është plotë me trashëgimi
arkitektonike, shpirtërore, fetare, etnologjike, etj. Gjithashtu, burimet
turistike rekreative ekzistojnë në kanionin e Drinit të Bardhë.
Turizmi kulturor kryesisht mund të bazohet në trashëgiminë
kulturore/arkitektonike: shtëpitë tradicionale, turizmi arkeologjik
kulturor, shpellat, hamamet, trashëgimia arkitektonike dhe fetare, etj.
Në qendër të qytetit gjenden monumente historike që janë
ndërtuar para më shumë se 400 vitesh: Teqeja e Madhe-Halvetive,
Teqeja Rufai, Teqeja Melami, Sahat Kulla e ndërtuar në vitin 1791,
pesë xhamitë dhe teqetë e tjera në qytet dhe në zonën përreth.
Në fshatin Hoqë e Madhe, në jug të qytetit të Rahovecit, i cili njihet
për verërat dhe vreshtat e tij, gjenden objektet e trashëgimisë
kulturore dhe fetare. Në vitin 1198, Duka i Madh Stevan Nemanja
ia dhuroi këtij rajoni Manastirin e Hilandarit (Mt. Athos), ndërsa
kjo zonë në periudhën e mesjetës u bë qendër kryesore tregtare
dhe kulturore. Në të janë 12 kisha; Shën Nikolla, Shën Xhoni, Shën
Stefan – shekulli i 14-të, Kisha e Dielës së Shenjtë, Shën Parasku,
Shën Ana, Shën Lluka dhe Shën Pjetri – shekulli i 16-të,
Virgjina dhe Shën Elia. Ekskluzive për nga rariteti, janë dhe depotë
e mëdha të verës, në qendër të fshatit me fuqitë e larta deri në 5
metra dhe 4 m të gjera.

http://www.assembly-kosova.org/common/docs/ligjet/2006_02-L88_al.pdf

http://www.kosovoembassy.org.uk/?page=1,87

https://dtk.rks-gov.net/tkk_trashegimia.aspx?qyteti=20

e-_shukriu_trashgimia_kulturore_e_kosovs-suedi

LEAVE A REPLY