Home Poezi Nazim Hikmet

Nazim Hikmet

2121
0

Ninulla

I
Fli, bukuroshja ime, fli!
Do ta sjell tani gjumin nga koshptet për ty
Ah, për sytë e tu geshtenjë me pjergulla të blerta!
Fli, bukuroshja ime, fli
Fli buzagaz për ëngjëjt,
nani – nani!

Fli, bukuroshja ime, fli!
Do ta sjell tani gjumin nga deti për ty
Një gjumë të thellë e të freskët, të lehtë si bletë.
Fli, bukuroshja ime, fli,
Nën velat e fryra prej erës,
nani – nani!

Fli, bukuroshja ime, fli!
Do ta sjell gjumin drejt e nga yjet për ty
Një gjumë të rruztë si prej kadifeje,
Fli, bukuroshja ime, fli
Te kryet e shtratit tënd zemra ime, rri zgjuar
nani – nani!

II
Shpirti im
Mbylli sytë ngadalë-ngadalë
Dhe, siç fundosesh në ujë
Zhytu në gjumë, zhveshur e me të bardha veshur
Më e bukura ëndërr të pret,
nani – nani!

Shpirti im
Mbylli sytë ngadalë-ngadalë,
Dhe braktise veten si në krahët e mi shtrënguar
nani – nani!

Mua as në gjumë mos më harro
nani – nani!

Mbylli sytë ngadalë-ngadalë
Sytë e tu jeshilë të thellë ku digjet një zjarr
nani-nani, shpirti im,
nani – nani!

Pëkthyer nga Besnik Mustafaj

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here